Aloe Organic

Aloe Vera në saksi

1.032 ден (Цена со ДДВ)

Me bimën e Aloe Verës në saksi, shtëpisë suaj definitivisht do t’i shtohet freski. Një prej mënyrave më të lehta për ta zbukuruar shtëpinë tuaj është që të shtoni gjelbërim në të. Gjithashtu, paraqet një zgjidhje popullore për rritje në ambiente të mbyllura, sepse mund të rritet në kushte të ndryshme. Rritja e bimës së Aloe Verës në saksi është mënyra më e lehtë për të pasur gjithmonë në dispozicion përfitimet që xheli i Aloe Verës i ofron. Përveç kësaj, bima e Aloe Verës posedonë veti për pastrimin e ajrit në shtëpinë tuaj. Gjithashtu, Aloe Vera njihet si pastruese natyrale e ajrit, mund të ndihmojë në largimin e formaldehisit dhe benzenit nga ajri në shtëpinë tuaj. Përveç kësaj, përdoret edhe për hidratim të thellë të lëkurës, kundër rrudhave, si dhe për trajtimin e djegieve të lëkurës, acarimeve dhe gjendjeve të ndryshme të lëkurës.

Gjethja e Aloe Verës së freskët përmban mbi 200 përbërje aktive biologjike, siç janë vitamina, minerale, enzima, aminoacide, polisakaride, sheqerna natyrale dhe përbërje të tjera bioaktive. Është e pasur me vitaminat A, C, E dhe e grupit B, duke përfshirë B12 dhe acidin folik. Është e pasur edhe me minerale, siç janë kalciumi, magnezi, natriumi, bakri, mangani, kaliumi, zinku, kromi dhe hekuri. Përmban kolagjen dhe elastinë.

Çmimi përfshihen TVSH 18%

Out stock

Out of stock

Farmaci natyrale me Aloepërqafoni fuqinë e sajbima e Aloe Verës në saksi

Bima me origjinë nga Afrika e Veriut dhe sot Aloe Vera, rritet në mbarë botën. Bima e njohur për vetitë e tyre shëruese dhe zakonisht përdoret për shërim të djegieve dhe irritimeve të lëkurës. Xheli i Aloe verës, që përfitohet nga gjethet e bimës, mund të aplikohet në mënyrë lokale ose të konsumohet si shtesë dietetike. Aloe Vera i takon familjes Liliaceae. Gjethe të llojllojshme të gjelbra në formë rozete karakterizojnë Aloe Verën, që është e përkryer për hapësira të vogla.

Shumë kultura të lashta kanë përdorur Aloe Vera për kujdes të lëkurës, duke përfshirë edhe Kleopatrën. Me shekuj, gjethet e Aloe Verës janë përdorru në Azi për qëllime mjekësore, madje edhe Kristofër Kolumbo i ka përdorur ato për shërrimin e plagëve. Disa njerëz kanë pasur njofuri si ta fërkojnë xhelin e Aloe Verës së freskët në trupat e tyre gjatë ditës për të parandaluar kafshimin e insekteve. Aloe Vera posedon veti për zbutjen e gjendjeve të lëkurës, siç janë kafshimet e insekteve dhe djegiet nga dielli kur aplikohet në mënyrë direkte mbi lëkurën.

Cilësia e produkteve prej Aloe Verës – La Vendita, u konfirmua me certifikatën e Bashkimit Europian për bujqësi organike, të CAAE për produkte organike dhe me certifikatën Extramadura për ushqim dhe produkte organike. Përveç kësaj, kulturat e Aloe Verës janë mbështetur edhe me standardet Global Gap për Good Agricultural Practices..

Bima Aloe Vera Barbadensis Miller në saksi
Karakteristika Organike dhe natyrale
Rritje brenda dhe jashtëBrenda dhe jashtë
Lartësi:rreth 40-45 cm
Ngjyrëbimë e gjelbër në formë rozete në mes, e vendosur në saksi të bardhë moderne
Bimë dekorativenuk konsumohet!
Periudha e zakonshme e lulëzimitverë, në fund të verës, në fillim të vjeshtës, vjeshtë
Ekspozimi ndaj rrezeve të diellitDielli i pjesshëm
Vendndodhje:vend i dritshëm dhe i ngrohtë afër dritares

mund të vendoset jashtë gjatë verës, por duhet të përshtatet ngadalë ndaj rrezeve të diellit

Udhëzimet e kujdesitujitje dhe ushqyerje
Ushqyerje:gjatë Verës – çdo 3-4 javë

gjatë dimrit – aspak (fare)

Ujë:gjatë verës: 1/2 gota uji çdo dy deri tri javë

gjatë dimrit: gjatë fazës së pushimit ujë shumë pak – ose nëse dhoma është e ftohtë, aspak.

këshillë: ujitni përsëri pasi dheu do të thahet tërësisht.


Mënyra e përdorimit:

Bima e Aloe Verës rritet shumë mirë në substrate të pasura me materie organike. Kjo bimë nuk ka nevojë për ujitje të bollshme dhe prandaj duhet të shmangen ujitjet e shpeshta. Gjithmonë duhet të lihet një periudhë kohore nga një ujitje deri në një ujitje tjetër dhe dheu të thahet përpara se të ujitet prapë.

Mund të ruhet brenda dhe jashtë. Ngricat e forta mund ta dëmtojnë bimën dhe prandaj ajo duhet të mbrohet gjatë muajve më të ftohtë.

Kujdeseni që bima e Aloe Verës ta marrë nivelin e lartë të dritës.

Më shumë mund të lexoni në BLOG-un tonë ALOE VERA lidhur me përdorimin e kësaj bime sa i përket trajtimit të gjendjeve të lëkurës.


Aloe Vera në hapësirë të brendshme:

Shtoni ndjenjën e relaksimit dhe qetësisë në çdo hapësirë me bimën e bukur të Aloe Verës. Mund ta mbani ajrin në shtëpinë tuaj të freskët dhe të pastër me bimët e brendshme Aloe Verë, që shërbejnë si pastruesit natyralë të ajrit. Zbukuroni tavolinën tuaj, zyrën ose dhomën e fjetjes me këtë bimë të bukur me madhësi përkatëse.


Zgjidhja perfekte për të dekoruar çdo hapësirë:

Dekorojeni hapësirën tuaj në mënyrë perfekte. Pa dallim a dëshironi ta zbukuroni zyrën tuaj ose të shtoni gjelbërim në dhomën tuaj të ditës, bima e Aloe Verës posedon tërheqjen e përgjetshme. Bëjeni që hapësira juaj të theksohet me këtë bimë unike. Bima e Aloe Verës është bima ideale që ta vendosni në qendrën e tavolinës suaj, në tavolinën anësore ose në tavolinën e kafes për shkak të natyrës së saj me rritje të ulët. Praktikisht, çdo stil dekorimi dhe enterieri mund të përshtatet ndaj bimës së Aloe Verës!

Çdo bimë e Aloe Verës rritet me kujdes të veçantë dhe dërgohet direkte në serrën e kompanisë La Vendita nga Spanja në shtëpinë tuaj. Lartësia e Aloe Verës është pothuajse 40-45cm.


Sjell lumturi dhe mirëqenie:

Bimët na sigurojnë lumti dhe mirëqenie. Duke siguruar jetë, ajër të freskët dhe ndjenjë të qetësisë, ato rrisin disponimin tuaj dhe përmirësojnë mirëqenien tuaj. Studimet e NASA-s tregojnë se bima përmirësojnë disponimin dhe kreativitetin dhe reduktojnë stresin.


Aloe Vera është dhuratë perfekte për çdo rast:

Nëse dëshironi t’u dhuroni të dashurve tuaj një bimë, kjo mund ta bëni për çdo rast, p.sh., ditëlindje, përvjetor ose zbukurim i shtëpisë. Çdo bimë e Aloe Verës është e paketuar mirë, e freskët dhe e gatshme për të bërë përshtypje me mesazhin tuaj personal.


Të përgatitura për rritje:

Dorëzojmë bimën tuaj të re të gjallë të Aloe Verës për rritje në kushte të brendshme, të paketuar mirë dhe me udhëzime për kujdes dhe rritje. Vendosni atë në rrezet e diellit të ndritshme dhe ujiteni me 1/2 gotë uji çdo dy javë për ta mbajtur atë të lumtur, të shëndetshme dhe në gjendje të rritjes. Ndoshta kujdesi dhe ujitja do të duhet që t’i përshtatni sipas mjedisit tuaj të jetesës. Këshill: Aloe Vera ka nevojë prej shumë dritës dhe nëse rritet ngadalë duhet ta ndryshoni vendin e saj që ajo të jetë në gjendje që ta shijojë dritën.


Të dhëna teknike:

Aloe Vera në saksi është me cilësië të shkëlqyer dhe madhësi të jashtëzakonshme prej rreth 40-45 cm në lartësi. Pesha mesatare e secilës bimë është më shumë se 2.5 kg.

Çfarë duhet të dini për ujitjen :

  • Më së mirë është që të ujitni këtë bimë një herë në çdo dy javë me rreth 1/2 gotë uji, duke lejuar tepricën e ujit të derdhet. Bëni përshtatje sipas mjedisit tuaj. Me rëndësi është të mos lejoni që bima e Aloe Verës të jetë në ujë ose në tokë me shumë lagështi. Është më pak e përshtatshme që bima e Aloe Verës të jetë në tokë të thatë sesa në tokë shumë të lagur, prandaj keni kujdes që të mos ujitni shpesh. Në shumicën e shtëpieve, bimës së Aloe Verës i nevojitet ujitje vetëm një herë në çdo dy ose tri javë.Këshillë: Kontrolloni me një copë driri a toka është e lagësht rreth bimës. Bimës suaj i nevojitet ujitje vetëm nëse copa e drurit është e thatë. Nëse copa e drurit del me tokë të ngjitur për të, nuk ka nevojë për ujitje.


Sa dritë i nevojitet Aloe Verës?

  • Rregulli i përgjithshëm, kur bëhet fjalë për këto sikulente është se sa më shumë dritë, aq më mirë! Janë përsosur për zbukurim të dritave të ndritshme, por Aloe Vera mund të përparojë edhe nën dritat artificiale (ose përzierje të rrezerve të diellit dhe dritës). Drita natyrale nuk është e nevojshme që të përparojnë. Edhe nën dritën e tavolinës ose dritën tjetër artificiale, këto bimë do të përparojnë! Me rëndësi është që sikulentet tuaj të kenë dritë për të paktën tri orë në ditë, kudo që t’i mbani. Ofroni bimës suaj të Aloe Verës shumë dritë që ta mbani atë të lumtur.

Mënyra më e mirë e ushqyerjes :

  • Gjatë dorëzimit, bima e Aloe Verës është e lartë pothuajse 40-45cm, e matur nga fundi i enës deri në majë. Shkalla e rritjes së Aloe Verës është e moderuar në varësi të asaj se sa mirë është e rritur dhe në çfarë mjedis rritet. Stimuloni atë gjatë muajve të ngrohtë të pranVerës dhe verës, duke ushqyer me preparate që janë destinuar për bimët në saksi. Ndiqni udhëzimet sa i përket ushqyerjes së bimës që gjenden në paketimin, me qëllim të përdorimit më të mirë. Bima duhet të mbillet në një saksi tjetër kur do ta tejkalojë aktualen. Pasi do të nxirrni butësisht Aloe Verën nga saksia aktuale, vendosni atë në një më të madhe. Të gjitha vende boshe duhet të plotësohen me dheu të ri dhe të ujitet në mënyrë të bollshme. Këshillë: Bimës së Aloe Verës nuk i nevojitet ndonjë pleh ose ushqyerje të veçantë, çdo pleh i destinua rpër përdorim të bimëve në hapësirë të brendshme është zgjidhje e mirë.


Zbulo më shumë!

Bimët e Aloe Verës në përgjithësi konsiderohen si të lehta për t’u rritur, sepse nuk kanë nevojë nga shumë ujë, nuk duhet të mbillen shpesh për shkak se kanë rrënjë të vogla dhe me kujdes të mirë zgjasin me dekada. Nëse keni tendencë që ti ujitni bimët, ju këshillojmë që të zgjidhni një saksi me vrima në fund për derdhjen e ujit të tepërt. Bimët janë gjallëse; secila prej tyre është unike, kështu që bima që do ta blini mund të dallohet nga ajo në fotografinë. Bimët më cilësore të Aloe verës nga kompania La Vendita paketohen dhe dorëzohen me kujdes të madh deri në shtëpinë tuaj.

Popullariteti i Aloe Verës është i pakrahasueshëm me asnjë bimë tjetër. Aloe Vera është shumë e kërkuar nga shumë guru të bukurisë në mbarë botën dhe duhet të jetë pjesë e rutisë sonë të përditshme! Thuhet se Nefertiti dhe Kleopatra çdo ditë kanë përdorur bimën e Aloe Verës si pjesë e rutinës së tyre të bukurisë. Që mijëra vite më parë, “zambaku i shkretëtirës” përdoret për shumë destinime dhe sot gëzon reputacionin jashtëzakonisht të mirë.

Qëllimi ynë është që të dorëzojmë bimë të shëndetshme dhe të bukura të kompanisë La Vendita greenhouse në shtëpinë tuaj. Bima e Aloe Verës në saksi nuk destinohet për ushqim të njerëzve ose kafshëve. Të ruhet më larg fëmijëve dhe kafshëve shtëpiake.

Weight2,5 kg
Dimensions40-45 cm