Aloe Organic

Politika e privatësisë

Kur e vizitoni faqen tonë të internetit, privatësia juaj tërësisht respektohet. E drejta e privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale të klientëve tonë paraqet prioritet kryesor të kompanisë B GROUP 2022 DOOEL.

Kjo politikë e privatësisë ofron informacione të përgjithshme për përpunimin e të dhënave personale kur vizitoni faqen tonë të internetit dhe/ose kur blini produktet tona përmes internetit, të cilat janë në dispozicion në faqen tonë të internetit.

Me Politikën e privatësisë, do tju shqarojmë ku dhe si ruhen të dhënat personale të të gjithë blerësve të regjistruar në faqen tone të internetit. Kjo politikë e privaësisë i referohet faqes sonë të internetit – www.aloeorganic.mk, duke përfshirë edhe nëse hyni përmes faqes www.aloeorganic.com.mk ose www.aloe.mk. Pronari i faqes së internetit është kompania B GROUP 2022 DOOEL me seli në rr. Industriska 1 nr. 31/1-3 Shkup.

Duke hyrë në faqen e internetit, konfirmoni se keni lexhuar, kuptuar, si dhe se pajtoheni me kushtet e Politikës së privatësisë.

Cilat të dhëna personale ne i mbledhim?

Duke vizituar faqen tonë të internetit www.aloeorganic.mk duke përfshirë edhe përmes faqes www.aloeorganic.com.mk ose www.aloe.mk kompania B GROUP 2022 DOOEL mbledh dhe përpunon të dhënat tuaja personale (të dhënat personale për identifikimin dhe informacionet kontaktuese), vetëm nëse në mënyrë vullnetare i jepni me regjistrimin në faqen tonë të internetit, me qëllim të blerjes së produkteve që ne i shesim.

Theksojmë se, gjatë arkëtimit elektronik të porosive në faqen tonë të internetit www.aloeorganic.mk kompania B GROUP 2022 DOOEL nuk ka qasje në të dhënat lidhur me kartelën tuaj të pagesës ose llogarinë në bankë, sepse ao dërgohen në mënyrë direkte në sistemin e bankës NLB përmes lidhjes së sigurt.

Gjatë plotësimit të formës së regjistrimit në faqen e internetit, kompania B GROUP 2022 DOOEL përpunon të dhënat tuaja personale edhe atë:

  • emri dhe mbiemri
  • e-mail
  • adresa për dorëzimin e porosisë dhe
  • telefoni kontaktues
 
 

Gjatë përdorimit të shërbimit Newsletter (posta elektronike), kompania B GROUP 2022 DOOEL përpunon të dhënat tuaja personale edhe atë:

  • e-mail

2. “Cookies” - biskota të shfletuesit të internetit

Për ta bërë vizitën tuaj në faqen tonë të internetit më të këndshme dhe për të mundësuar përdorimin e funksioneve të caktuara, mund ti shfrytëzoni “Cookies”. Ata janë skedarë të vegjël teksti, që regjistrohen në kompjuterin tuaj për shkak të monitorimit të lëvizjes së shfletuesit tuaj të internetit nga ana e faqes së internetit, por nuk lidhem me të dhënat tuaja personale, që ju keni dorëzuar neve. Me ndihmën e skedarëve të tillë, www.aloeorganic.mk monitoron lëvizjen e vizitorëve të faqes së internetit dhe në këtë mënyrë mbledh të dhëna për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve dhe për të optimizuar dhe avancuar funksionalitetin e faqes së internetit. Në faqen e internetit ka vetëm një lloj të tillë të “Cookies”, që ruhen në kompjuterin e përdoruesit aq kohë sa ka vendosur në shfletuesin e internetit.

Për vendosjen e llojit të ndryshëm të “Cookies”, do t’ju kërkohet paraprakisht pëlqimi juaj. Përdoruesit mund të zgjedhin që t’i vendosin shfletuesit e tyre të internetit për ti refuzuar “cookies”. Nëse “cookies” nuk pranohen, pjesë të caktaura të faqes sonë të internetit nuk do të funksionojnë siç parashihet.

Për të mësuar më shumë lidhur me përdorimin e “Cookies”, mund të hyni në “Politikën tonë të “Cookies”.

3. Mënyra e mbledhjes së të dhënave personale

Gjatë vizitës suaj në faqen tonë të internetit www.aloeorganic.mk të dhënat tuaja mblidhen në mënyrë direkte prej juve, përkatësisht në mënyrën që ju personalisht dhe drejtpërdrejt na dorëzoni ose në mënyrë automatike përmes mjetit “Cookies”, nëse u dakorduan me të (ju lutemi, lexoni “Politikën tonë të “Cookies”).

Për cilat qëllime përdoren të dhënat dhe informacionet e mbledhura?

Kompania B GROUP 2022 DOOEL mbledh dhe përpunon të dhënat tuaja personale veçanërisht për qëllimet për të cilat ato janë dhënë, siç janë:

  • Për të mundësuar blerjen e produkteve tona përmes internetit në faqen tonë të internetit www.aloeorganic.mk duke përfshirë edhe përmes faqes www.aloeorganic.com.mk ose www.aloe.mk
  • Për administrimin e përmbajtjes, promovimeve, anketave dhe funksionaliteteve të tjera të faqes, me qëllim që të përmirësohet cilësia e saj dhe produktet që ofrohen.
  • Për kontakt përmes postës elektronike.

Nëse regjistroheni, të gjitha të dhëna personale që do ti regjistroni përmes formës së regjistrimit, do të përdoren për nevojat e dorëzimit të produkteve dhe realizimit të pagesës, ndërsa do të ruhen sipas dispozitave të Ligjit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe nuk do t’u prezantohen palëve të treta.

Të dhënat tuaja personale nuk do të përpunohen për asnjë qëllim tjetër, përveç për qëllimin për të cilin janë mbledhur. Përpunimi i të dhënave tuaja personale për ndonjë qëllim tjetër, mund të bëhet vetëm me pëlqimin tuaj paraprak. 

Gjatë vizitës së faqes sonë të internetit, ju keni mundësi që ta regjistroni postën tuaj elektronike në fushën BULETININ (NEWSLETTER-IN) TONË INFORMATIV duke shtypur butonin “ANËTARSOHU”.

Ju keni të drejtën që në çdo kohë të kërkoni prej neve të mos dërgojmë kumtesat e marketingut, si dhe të mos i përdorim të dhënat tuaja personale gjatë profilizimit për qëllimet e marketingut të drejtpërdrejtë. . Mund të refuzoni të pranoni lajmet elektronike dhe kumtesat e tjera të marketingut, nëse ndiqni udhëzimet për refuzimin e përmbajtjeve në mesazhet elektronike, përmes monitorimit të linqeve për çaktivizim të ndonjë opsion të caktuar në pjesën e poshtme të mesazhit elektronik: “Çaktivizohuni nga kjo listë”.

Kompania B GROUP 2022 DOOEL Shkup ka miratuar politikën e sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave, me çrast tregon përkushtimin e kompanisë sonë ndaj mbrojtjes së privatësisë së klientëve.

5. Në cilën mënyrë kryhet përpunimi i të dhënave tuaja personale?

Përpunimi i personave tuaja personale, www.aloeorganic.mk e kryen sipas rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke ndërmarrë të gjitha masat e përcaktuara teknike dhe organizative për të siguruar fshehtësinë dhe mbrojtjen gjatë përpunimit të të dhënave personale në dispozicion. Të punësuarit në kompaninë B GROUP 2022 DOOEL, detyrohen për ti ruajtur si sekret të gjitha informacionet (duke përfshirë edhe të dhënat personale), që do t’i mësojnë gjatë kryerjes së detyrave të tyre të punës.

Ju jeni përgjegjës për zgjedhjen e çdo fjalëkalimi dhe fuqinë e tij të përgjithshme të sigurisë, duke siguruar sigurinë e të dhënave tuaja brenda kufijve të Shërbimeve tona.

Kompania B GROUP 2022 DOOEL zbaton masat e sigurisë gjatë mbledhjes, ruajtjes dhe përpunimit të informacioneve për shkak të mbrojtjes që rezulton nga qasja, ndryshimi, zbulimi ose shkatërrimi i paautorizuar i të dhënave tuaja personale, si dhe të dhënave që nuk janë të ngjashme dhe janë të ruajtura në faqen tonë të internetit.

Me përjashtim të të dhënave të natyrës financiare, të gjitha informacione që i mbledhim nga faqja e internetit janë jashtëzakonisht për përdorimin tonë (marrëdhënia me përdoruesit, monitorimi i porosisë etj.) dhe ato nuk prezantohen personave të tjera për asnjë arsye. 

Nuk mbledhim kurrëfarë informacione të natyrës financiare, si numri i kartelës etj.Të dhënat rreth kartelës pagesore dhe llogarisë bankare do të ruhen dhe përdoren veçanërisht nga banka NLB, me qëllim të arkëtimit të produkeve/porosive përmes realizimit të transaksionit. 

Transaksioni gjatë pagesës së produktit transferohet dhe përpunohet përmes portalit për pagesë me kartelat pagesore të bankës NLB Tutunska. Ky portal përdor mbrojtje bashkëkohore të të dhënave dhe të gjitha procese zhvillohen përmes lidhjes së sigurt me bankën.

Të miturit nuk duhet të japin të dhëna personale pa aprovim të prindërve ose kujdestarëve të tyre dhe ne detyrohen se nuk do t’i mbledhim në mënyrë të qëllimshme ose t’i përdorim të dhënat e personave të mitur.

6. Dhënia e të dhënave për përdorim personave të treta

Të dhënat që i mbledhim dhe që ruhen te ne nuk do të publikohen, shiten ose të jepen personave të treta, përveç organeve kompetente me kushte dhe në shkallën e lejuar me Ligjin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale.

7. Informacione të tjera

Duke pasur parasysh natyrën e internetit, duhet të theksohet se gjatë përdorimit të tij në mënyrë pasive dhe automatike mblidhen të dhëna për zakonet dhe preferencat e përdoruesve të tij. Duke vizituar faqen e internetit nga ana e përdoruesve, www.aloeorganic.mk mund të evidentojë edhe informacione lidhur me ta, të dhëna që nuk janë të mjaftueshme për të identifikuar ndonjë person të caktuar dhe paraqesin treguesit statistikorë që përdoren për shkak të përmirësimit të cilësisë së faqes së internetit. Këto informacione mund ti përfshijnë emrin e shfletuesit të internetit, llojin e kompjuterit, si dhe informacionet teknike për lidhjen që përdoret nga përdoruesi gjatë vizitës së faqes së internetit, siç janë sistemi operativ dhe ofruesi i shërbimit të internetit, adresat IP (protokoli i internetit) që jepen nga provajderët e internetit dhe dallohen për çdo përdorues të internetit dhe informacione të ngjashme.

8. Ndryshimi i fjalëkalimeve për privatësinë e të dhënave personale

Faqja e internetit ALOEORGANIC.MK ka të drejtën e përditësimit të kësaj politike sa i përket privatësisë së të dhënave personale në çdo kohë. Kur do ta bëjmë atë, do ta publikojmë atë në faqen tonë të internetit dhe do ta rishikojmë datën e përditësimit në fund të kësaj faqeje. Përdoruesi pranon dhe pajtohet me faktin se përgjegjësia e tij është që herë pas here ta kontrollojë Politikën e privatësisë dhe se është i vetëdijshëm për ndryshimet.

9. Pranimi i kushteve

Me përdorimin e kësaj faqeje, përdoruesi pajtohet me dispozitat e kësaj Politike të privatësisë. Nëse nuk pajtoheni me këtë Politikë, ju lutemi mos përdorni këtë faqe të internetit. Përdorimi juaj i vazhdueshëm i kësaj faqe të internetit, duke ndjekur ndryshimet e kësaj Politike, do të konsiderohet si pranimi juaj i ndryshimeve në fjalë

10. Data e publikimit të politikës së privatësisë

më datë 03.06.2023

11. Na kontaktoni

Për çdo pyetje ose probleme lidhur me privatësinë tuaj, mund të na kontaktoni duke përdorur detajet në vijim:

E-mail:  contact@aloeorganic.mk

Telefoni kontaktues: +389 70 211 443