Aloe Vera si pjesë e Rutinës suaj për kujdes të lëkurës
Aloe Vera është një prej produkteve të bukurisë më të njohura në treg sot.
Pyetni veten pse përdoret në kaq shumë produkte?
Vetë gjethet e Aloe Verës përmbajnë mbi 200 përbërës biologjikë aktivë, siç janë vitaminat, mineralet, enzimat, aminoacidet, polisakaridet, sheqernat natyrore dhe përbërjet e tjera aktive me veti pastruese, antimikrobike, antiinflamatore, antioksiduese, afrodiziake, antihelmintike, antifugale dhe antiseptike, që në mënyrë efikase mbështetin dhe promovojnë mënyrën e jetesës së shëndetshme dhe lëkurën me shkëlqim!
Aloe Vera është një produkt fantastik për kujdesin e lëkurës. Nëse keni probleme me rrudha, Aloe Vera mund t’ju ndihmojë.
Aloe Vera përdoret për përdorim të jashtëm për shkak të fuqisë së saj të hidratimit të thellë dhe reduktimit të rrudhave ekzistuese, si dhe parandalimit të paraqitjes së të rejave. Gjithashtu, Aloe Vera rrit edhe prodhimin e kolagjenit në lëkurën tonë, me ç’rast ndihmon që të përmirësohet elasticiteti i lëkurës. Rrudhat paraqiten për shkak se lëkura jonë ka ndaluar me prodhimin e kolagjenit, i cili ndihmon lëkurës që të mbetet e fortë.
Aloe Vera është efikase në mbajtjen e nivelit të kolagjenit dhe elastinës, duke parandaluar plakjen e lëkurës. Falë antioksiduesve, që gjenden në xhelin e freskët të Aloe Verës, gjethet mbrojnë lëkurën tonë edhe nga rrezet ultravjollcë. Aloe Vera ka efekt rigjenerues gjatë djegieve nga dielli – (shkalla e parë dhe e dytë), plagëve të vogla dhe të gjitha llojeve të acarimeve të lëkurës (radioterapia, depilimi, pikcimet e insekteve, aknet, ekzema…).
Në vazhdim, disa probleme të ndryshme me lëkurën, për të cilat mund tju ndihmojë xheli i freshkët i gjetheve të Aloe Verës: djegiet nga dielli, lëkura e thatë dhe aknet. Gjithashtu, do tju këshillojmë a duhet të aplikoni kremin hidratues para ose pas xhelit të Aloe Verës.
Me këtë post, dëshirojmë tju ndihmojmë që të kuptoni më mirë për çfarë mund të shfrytëzohet xheli i freskët i Aloe Verës dhe pse duhet të jetë pjesë e rutinës suaj të përditshme për kujdes të lëkurës.
Aloe Vera për djegiet nga dielli
Kjo është një prej përfitimeve të Aloe Verës. Për vite me radhë, xheli i freskët i gjetheve të Aloe Verës përdoret për të qetësuar djegiet nga dielli. Pjesërisht, kjo është për shkak të vetive të tij ftohëse: vendosja e Aloe Verës mbi djegiet nga dielli ndihmon në uljen e dhimbjes. Megjithatë, xheli i Aloe Verës bën më shumë se ajo, përkatësisht ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe mund të ndihmojë edhe në parandalimin e qërimit të lëkuës suaj.
Djegiet nga dielli mund t’i shërroni me xhelin e gjetheve të frekëta të Aloe Verës për ta lehtësuar dhe reduktuar inflamacionin për shkak të vetive natyrale antiinflamatore të Aloe Verës. Përbërjet bioaktive përkrahin metabolizmin e karbohidrateve dhe lipideve, duke përshpejtua rrigjenerimin e lëkurës së dëmtuar.
Xheli i gjetheve të Aloe Verës është i shkëlqyeshëm për djegiet nga dielli, por megjithatë, ju këshillojmë që ta vizitoni mjekun nëse konsideroni se situata juaj është serioze.
Aloe Vera për lëkurë të thatë
Aloe Vera është e shkëlqyer për absorbimin e ujit. Kjo është një prej arsyeve pse vepron aq mirë për hidratimin e thellë dhe në mënyrë të shkëqyershme hidraton lëkurën tuaj të thatë.
Përveç kësaj, Aloe Vera gjithashtu, rekomandohet edhe për parandalimin dhe mbrojtjen e lëkurës suaj nga ndikime të jashtme të dëmshme, siç është ndotja.
Aloe Vera përdoret në trajtimin e akneve
Përveç se ndikon në mënyrë të shkëlqyeshme në lëkurën e thatë, Aloe Vera mund të shfrytëzohet edhe për lëkurë të yndyrshme. Kjo është për shkak të vetive të saj antibakteriale, që mundësojnë pastrimin e baktereve nga lëkura, që shkaktojnë akne. Gjithashtu, shtrëngon lëkurën, me çrast ndihmon në paraqitjen e akneve.
Nga mineralet e shumta që gjenden në Aloe Verën, zinku është një prej mineraleve që përdoren më së shumti në shtojcat natyrale të vitaminave dhe produktet për kujdes të lëkurës, me qëllim që të ndihmohet në përmirësimin e njollave. Aloe Vera redukton sasinë e vajit natyror (sebum), që prodhohet nga lëkura dhe i cili stimulon paraqitjen e parregullsive të lëkurës, si “të zeza” dhe “akne” dhe gjithahstu, mund ta shërojë lëkurën e irrituar, të djegur ose të dëmtuar.
Aloe Vera thekson shkëlqimin natyral të lëkurës suaj
Aloe Vera përmban dhjetë minerale esenciale për kujdes të lëkurës suaj (jo vetëm për lëkurë të djegur). Këto minerale përfshijnë kalciumin, bakrin, magnezin, kaliumin, natriumin, kromin, hekurin, manganin, fosforin dhe zinkun. Ato e bëjnë lëkurën tuaj më të shkëlqyeshme dhe kjo bën Aloe Verën e domosdoshme në kujdesin e përditshëm të lëkurës suaj.
A mund të aplikojë kremin hidratues para ose pas Aloe Verës?
Nëse jeni përgatitur që të filloni me përdorimin e Aloe Verës si pjesë e rutinës suaj për kujdes të lëkurës, ndoshta pyetni veten a duhet ta aplikoni kremin hidratues para ose pas xhelit të Aloe Verës.
Rekomandojmë që të aplikoni kremin tuaj hidratues pas aplikimit të Aloe Verës për t’i mos bllokuar përbërjet ushqyese të xhelit të Aloe Verës, me qëllim që ato të arrijnë drejtpërdrejtë në lëkurën tuaj dhe ta hidratojnë atë thellë.