Aloe Organic

Shumica e njerëzve konsumojnë lëngun e Aloe Verës, ndërsa disa njerëz preferojnë që ta konsumojnë Aloe Verën si përbërje për një ushqim tjetër, siç është lëngjet, koktejtë ose biskotat.

Lëngu i Aloe Verës prej La Vendita ofron përfitime të shumta shëndetësore dhe është i njohur mirë sa i përket përmirësimit të gjendjeve të shumta – nga problemet gastrike deri te problemet e lëkurës.

Megjithatë, atë që shumë njerëz nuk e dinë është se lëngu i Aloe Verës mund të jetë edhe trajtim efikas i sindromit të zorrëve të irrituara (IBS).

Në vazdhim, lexoni që të mësoni më shumë.

Çfarë është sindromi i zorrëve të irrutuara (IBS)?

IBS paraqet gjendje kronike, që ndikon mbi sistemin tretës. Ky çrregullim funksional gastrointestinal zakonisht është lidhur me parehati ose dhimbje barku. Mund të shkaktojë edhe simptoma të tjera, siç janë kapsllëk, diarre, ngërçe, fryerje ose gazra. Këto simptoma mund të zgjasin disa ditë edhe muaj. Edhe pse IBS është gjendje e përjetshme,vetëm një përqindje të vogël të këtyre njerëzve në fakt përjetojnë simptoma të rënda.

Për shumicën e njerëzve, simptomat kontrollohen me disa ndryshime të ushqimit ose stilit të jetës. Asnjë trajtim konkret ose terapi nuk funksionin në mënyrë të njëjtë për të gjithë, por shumica e njerëzve mund të zbulojnë trajtimin përkatës që do të ndihmojë. Shumë njerëz kanë arritur rezultate dhe përmirësime të konsiderueshme si rezultat i konsumit të lëngut të Aloe Verës.

Cilat janë përfitimet e lëngut të Aloe Verës për IBS?

Ekzistojnë shumë studime që tregojnë efekte pozitive të Aloe Verës mbi inflamacionin gastrointestinal dhe simptomat IBS.

Analiza sistematike e realizuar në vitin 2018 nga Zhurnali i neurogastroenterologjisë, ka vlerësuar siguriminë dhe efikasitetin e Aloe Verës si trajtim. Hulumtuesit kanë konstatuar se xheli dhe lëngjet e Aloe Verës paraqesin trajtime të sigurta dhe efektive për IBS.

Megjithatë, ata kanë vërejtur gjithashtu se është i domosdoshëm edhe një hulumtim shtesë, me qëllim të përcaktimit a do të arrihen të njëjtat rezultate te pacientët që vuajnë nga nënllojet e ndryshme të IBS.

Në cilën mënyrë mund ta konsumoni lëngun e Aloe Verës për IBS?

Lëngu i Aloe Verës ka efekt qetësues mbi simptomat e IBS.

Për ta përfshirë lëngun e Aloe Verës në ushqimin tuaj, mund ta blini nga kompania La Vendita ose ta bëni vetë në shtëpi nga gjethet e freskëta të AloeVerës.

Lëngu i Aloe Verës me ose pa pulpë të kompanisë La Vendita

Lëngu ynë prej Aloe Verës është lëng natyral me ose pa pulpë që prodhohet nga xheli i brendshëm i gjetheve të Aloe Verës. Lëngu është i pasur me materie ushqyese dhe përmban vitaminat A, C dhe vitaminat e grupit B, duke përfshirë B12 dhe acikin folik, mineralet, siç janë kalciumi, magnezi, natriumit, bakri, mangani, kaliumi, zinku, kromi dhe hekuri.

Përbërja e lëngut të Aloe Verës La Vendita: Lëngu organik prej Aloe Verës (99.8%) dhe 0.2% e acidit citrik.

  • Merrni 50ml/ditë. Mund të konsumohet vetë ose ta përzieni me lëngje të tjera frutash ose mjaltë.
  • Shtoni çdo ditë në pijen tuaj të preferuar ose në përzierjen e lëngjeve.

Pa konservues, ngjyra ose aroma. Pa sheqerna dhe ujë të shtuar. Pa gluten, pa laktozë dhe i përshtatshëm për vegjetarianët.

Lëngjet e Aloe Verës La Vendita me ose pa pulët janë natyrale, organike dhe nuk përmbajnë ALOINË (ALOIN FREE).

Ato janë të sigurta për përdorim të përditshëm!

Ju mund ta bëni vetë lëngun, duke shfrytëzuar xhelin prej gjetheve të freskëta të Aloe Verës

  1. Blini një gjethe të freskët të Aloe Verës.
  2. Lani dhe prisni bazën dhe majën e gjethes së Aloe Verës.
  3. Për ta larguar aloinën  – lëngu i verdhë, vëndosni gjethen e Aloe Verës në një enë të thellë me bazën poshtë dhe lëni atë që të derdhet 10-15 minuta.
  4. Pastaj, gjethja e gjatë e Aloe Verës presni përgjysmë. Përdorni një thikë të mprehtë me qëllim që në mënyrë të kujdesshme ta largoni pjesën e gjelbër të gjethes.
  5. Hiqni xhelin e brendshëm – xheli i Aloe Verës.
  6. Lani xhelin me ujë dhe lëreni që të qëndrojnë në ujë 6 deri 12 orë për të hequr pjesën tjetër të  aloinës – lëngu i verdhë. 

Keni kujdes me lateksin ose aloinën. Midis lëvorës së jashtme të gjethes së Aloe Verës  dhe pjesës së brendshme – xheli, gjendet lëng i verdhë lateks, i cili paraqet laksativ natyral. Lateksi përmban laksativa natyrale të quajtura antrakinone, që mund të jenë të dobishme në lehtësimin e kapsllëkut. Me rëndësi është që të theksohet se aloina nuk rekomandohet për përdorim. Kur konsumohet në doza jashtëzakonisht të mëdha, aloina mund të jetë e dëmshme dhe nuk rekomandohet për konsumim!

  • Vendosni xhelin e larë të Aloe Verës në një blender.
  • Shtoni ujë sipas nevojës dhe përzieni që të bëni një lëng.
  • Shijoni lëngun e Aloe Verës dhe shtoni ëmbëlsues ose lëng gëlqereje sipas shijes.

Mund ti shtoni copët e xhelit të Aloe Verës në lëngjet, koktejtë dhe sallatat.

Si ta nxirrni në mënyrën e duhur xhelin nga pjesa e brendshme, në mënyrë të detajuar lexoni postin  SI DUHET TË NXIRRET NË MËNYRË TË RREGULLT XHELI NGA GJETHJA E Aloe Verës SË FRESKËT!

Konsultohuni me gastroenterologun tuaj para se të filloni me konsumimin e lëngut të Aloe Verës si pjesë e trajtimit tuaj!

Vizitoni tonë E-SHITORE