Aloe Organic

Dermatiti atopik, i njohur si ekzemë, paraqet gjendje që shkakton njolla të lëkurës që bëhen të thata, të vrazhda dhe shkaktojnë kruarjen. Ekzema shkaktohet nga faktorë të ndryshëm ekologjikë dhe gjenetikë. Një faktor tjetër psikologjik, siç është stresi, gjithashtu, mund të shkaktojë përkeqësimin shtesë të ekzemës.

Arsyeja e saktë dhe vargu i simptomave janë të ndryshëm për të gjithë, që është edhe arsyeja pse çdo trajtim duhet të përshtatet ndaj nevojave të një personi konkret që ballafaqohet me ekzemën. Në varësi të simptomave, trajtimet e mundshme përfshijnë trajtim me ilaçe të përshtatshme deri trajtim me ilaçe natyrore alternative.

Aloe Vera, në veçanti, paraqet një ilaç natyror për ekzemën, falë vetive për hidratim të thellë të lëkurës dhe efekteve qetësuese që i posedon.

A xheli i Aloe Verës së freskët në të vërtetë është efikas në lehtësimin e simptomave të ekzemës? Në vazhdim, lexoni që të zbuloni më shumë.

Cilat janë përfitimet nga përdorimi i xhelit të Aloe Verës së freskët për ekzemën?

Vite më parë, njerëzit kanë përdorir xhelin e Aloe Verës për shërimin e problemeve dhe çrregullimeve të ndryshme të lëkurës, duke përfshirë prerjet, djegiet dhe skuqjen. Megjithatë, edhe pse do të gjeni raste dhe prova të shumta të sukseshme individuale për efikasitetin e xhelit të Aloe Verës sa i përket përmirësimit të simptomave dhe trajtimti të ekzemës, hulumtime shtesë ende mungojnë. Ende nuk ka shumë studime që mund të konfirmojnë definitivisht se xheli i Aloe Verës mund të jetë në dobi të njerëzve që vuajnë nga ekzema.

Megjithatë, xheli nga gjethja e freskët të Aloe Verës përmban vetitë antiinflamatore, antigungale, antibakteriale dhe antioksiduese, që mund të ndihmojnë në zbutjen e lëkurës së irrituar dhe përmirësimin e simptomave të tjera të ekzemës.

Në vazhdim, ja disa prej përfitimeve të mundshme nga përdorimi i xhelit të Aloe Verës së freksët, që ndihmojnë në trajtimin e ekzemës:

 

Hidratoni thellësisht lëkurën tuaj

Xheli i Aloe Verës përmban zink, aminoacide dhe mukopolisakaride, që rrisin mbajtjen e lagështisë së lëkurës. Në rastin kur lëkura juaj është e hidratuar mirë, në mënyrë të konsiderueshme ulet ndjenja e shtrëngimit dhe kruarjes lidhur me paraqitjen e ekzemës.

 

Rritni efikasitetin e hidrokortizonit

Sipas studimit të publikuar në revistën e Shoqërisë amerikane mjekësore të pediatërve, përdorimi i Aloe Verës me hidrokortizon përmirëson absorbimin e lëkurës. Kjo do të thotë se kombinimi i xhelit të Aloe Verës dhe hidrokortizoni mund të jetë më efikas në trajtimin sesa që të përdoret vetëm një prej tyre.

 

Parandaloni infeksionin sekondar

Një studim i bërë në vitin 2019, ka analizuar efikasitetin antimikrobik i xhelit të Aloe Verës dhe arriti në përfundim se ka veti efektive sa i përket dekontaminimit. Këto veti mund të ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve sekondare për shkak të lëkurës së keqe dhe të irrituar, që shpesh është karakteristike për ekzemën. Aloe Vera përmban edhe dy hormone, të quajtura giberelinë dhe auksim, që ndihmojnë në përshpejtimin e shërimit të plagëve.

 

Lehtësimi i kruarjes

Vetitë antiinflamatore e xhelit të Aloe Verës mund të ndihmojnë në qetësimin e lëkurës së irrituar dhe në lehtësimin e kruarjes intensive, që rezulton nga përkeqësimi i gjendjes së ekzemës.

Edhe pse nuk ka shumë hulumtime për t’u konfirmuar se Aloe Vera vepron në trajtimin e ekzemës, megjithatë nuk është e dëmshsme që të provohet. Në fund të fundit, njerëzit gjithmonë përpiqet që të gjejnë përmirësim aty ku munden.

Si ta përdorni xhelin e Aloe Verës së freskët për trajtimin e ekzemës

Ndiqni hapat e e mëposhtme nëse dëshironi që ta përdorni xhelin nga gjethet e freskëta të Aloe Verës për përmirësimin e simptomave të ekzemës:

Merrni një gjethe të freskët premium të Aloe Verës , lani gjethen paraprakisht dhe nxirrni xhelin nga pjesa e brendshme siç është përshkruar në këtë post SI DUHET TË NXIRRET NË MËNYRË TË RREGULLT XHELI NGA GJETHJA E ALOE VERËS SË FRESKËT!

Disa njerëz mund të zbulojnë se përdorimi i Aloe Verës mund t’i përkeqësojë simptomat e tyre. Prandaj, së pari sigurohuni se nuk jeni alergjik dhe bëni një test alergjie. Aplikoni xhelin e Aloe Verës së freskët në sipërfaqe të vogël të lëkurës së dorës dhe lëreni që të veprojë 24 orë. Nëse paraqitet ënjtje ose ndonjë reaksion tjetër alergjik, më së mirë është që të kërkoni opsione të tjera. Nëse nuk keni kurrfarë simptoma alegjike, vazhdoni me aplikimin e xhelit të Aloe Verës së freskët në zonën e irrituar të lëkurës suaj. 

  • Aplikoni xhelin e Aloe Verës së freksët drejtpërdrejtë në zonën e irrituar. Mund ta aplikoni disa herë gjatë ditës. 
  • Aplikoni xhelin e Aloe Verës së freskët në afat prej 3 minutave pas daljes nga dushi ose banja.
  • Nëse vuani nga simptoma më të rënda, mendoni për të shfrytëzuar një shtresë (kompresë) të lagur. Zhytni një copë pëlhure në ujë të ngrohtë. Shtrydheni atë, aplikoni xhelin e Aloe Verës së freskët në zonën e irrituar dhe pastaj lëni pëshqirin e lagur mbi lëkurën tuaj. Mbështilleni me shirita të thatë. Lëreni mbështjjelljen gjatë natës.
 

Nëse simptomat tuaja përkeqësohen sesa të përmirësohen, vizitoni dermatologun sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Vizitoni tonë E-SHITORE