Aloe Organic

Çfarë është sëmundja e Crohn-it?

Sëmundja e Crohn-it është sëmundje kronike inflamatore e zorrëve (IBD). Shkakton inflamacion dhe acarim të traktit tretës. Mund të përfshihet çdo pjesë të traktit gastrointestinal (TG) nga goja deri te anusi, por zakonisht përfshin pjesën e fundit të zorrës së hollë (ileumi) ose pjesën fillestare të zorrës së trashë (koloni).

Paraqitet kryesisht në rininë (20-25 vjeç) ose në pleqëri (65 vjeç). Shpesh lidhet me çrregullimet autoimune, siç janë ulçerat orale dhe artriti reumatik. Në përgjithësi, njerëzit me sëmundjen e Crohn-it kanë jetën normale. Kjo është individuale dhe varet nga disa faktorë, si lokacioni dhe shkalla e sëmundjes, komplikimet e mundshme dhe përgjigja individuale e trajtimit.

Nuk ekziston ilaç për sëmundjen e Crohn-it. Disa ilaçe, operacione dhe ndryshime të mënyrës së ushqimit mund të ndihmojnë në zbutjen e simptomave. Disa ilaçe herbale janë efikase në menaxhimin e sëmundjeve inflamatore të zorrëve (IBDs), duke përfshirë edhe sëmundjen e Crohn-it.

Aloe Vera ndihmon në lehtësimin e simptomave. Është konfirmuar se Aloe Vera zvogëlon simptomat e sëmundjeve inflamatore të zorrëve dhe përdoret si mjekësi komplementare dhe alternative (CAM), si plotësim i ilaçeve të tjera dhe terapive për lehtësimin e simptomave. Inflamacioni përfshin tërë murin e pjesës së prekur dhe shpesh shtrihet deri te mezenteritë dhe nyjet limfatike.

Çfarë është Aloe Vera?

Aloe Barbadensis Miller ose e njohur si Aloe Vera është e njohur për vetitë e saj shëruese dhe rinovuese dhe mund të konsumohet edhe në mënyrë orale.

Aloe Vera është bimë pa trup, e cila zakonisht rritet në klimat tropikale. Gjethet janë të trasha dhe me ngjyrë të gjelbër ose jeshile-gri. Rritet për përdorim mjekësore dhe dekorativ. I takon familjes Lilacae. Xheli nga gjethet e Aloe Verës përmban polisakaride, që kanë disa përfitime shëndetësore.

Aloe Vera është e njohur në mënyrë universale si bimë shëruese. Tradicionalisht, përdoret për shërimin e sëmundjeve të ndryshme.

Përfitimet e Aloe Verës për sëmundjen e Crohn-it

Vetitë shëruese e Aloe Verës janë të dobishme në trajtimin e simptomave të sëmundjes së Crohn-it:

Aloe Vera posedon vetitë antiinflamatore

Inflamacioni paraqitet kur një pjesë e trupit është e fryrë ose e kuqe për shkak të lëndimit ose infeksionit. Shpesh rezulton me dhimbje. Inflamacioni i zorrëve është simptoma më e shpeshtë dhe e hershme e sëmundjes së Crohn-it. Te disa raste më të rënda, mund të paraqitet inflamacion i syve, kyçeve dhe lëkurës.

Aloe Vera ka vetinë antiinflamatore dhe përmban përbërje të ndryshme që parandalojnë inflamacionin. Prostaglandinat janë përbërje në indet tona, që dërgojnë sinjale deri te qelizat e sistemit imunitar për të akumuluar në vendin e lëndimit dhe për të prodhuar elemente për luftë kundër patogjenëve. Kjo shkakton inflamacion në atë pjesë. Gjatë infeksionit, interleukinat në trup u sinjalizojnë qelizave imune për të migruar në vendin e infeksionit. Gjithashtu, metabolitët reaktivë të oksigjenit, siç janë superoksidi (O2) dhe peroksidi i hidrogjenit (H2O2) prodhohen për përforcimin e të mureve qelizore, me qëllim të mbrojtjes nga patogjenët. Aloe Vera redukton prostaglandinat dhe frenon rrugën e ciklooksigjenazës (që çon në formimin e prostaglandinave) dhe me atë parandalon infmalacionin.

Përveç prostaglandinave, u tregua se posedon edhe efektin frenues mbi prodhimin e interleukinave dhe metabolitëve reaktive të oksigjenit, që janë përgjegjës për shkaktimin e inflamacionit të zorrëve. Përbërja e quajtur C-glikozil kromon, në kohët e fundit u gjet në Aloe Verën dhe për atë dihet se posedon vetitë antiiflamatore. Bradikinina, peptidi që gjendet në trupin tonë, paraqet modulator inflamator i cili e shkakton dhimbjen. Bradikinaza peptidazë, e cila gjendet në Aloe Verën, zbërthen këtë bradikininë, duke lehtësuar në këtë mënyrë dhimbjen.

Gjithashtu, Aloe Vera përmban një përbërje e quajtur Lupeol, që ndihmon në reduktimin e inflamacionit.

Çfarë do të thotë kjo?

Aloe Vera redukton inflamacionin ose ënjtjen si rezultat i sëmundjes së Crohn-it në trajtin e tretjes, duke reduktuar prostaglandinat. Kjo, gjithashtu, redukton dhimbjet abdominale dhe ngërçet, që paraqiten si rezultat i inflamacionit.

Aloe Vera është antioksidant i shkëlqyer

Aloe Vera është antioksidant. Parandalon ose vonon dëmtimin e qelizave si rezultat i sëmundjes së Crohn-it. Antioksidantët parandalojnë ose frenojnë procesin e oksidimit. Oksidimi paraqitet në vende të ndryshme të trupit tonë. Kjo çon në prodhimin e radikaleve të lira si nënprodukte. Këtyre radikaleve të lira u nevojiten elektrone për tu stabilizuar, që i marrin nga qelizat e trupit. Kjo i dëmton qelizat dhe mund të çojë në vdekje qelizore, duke shkaktuar sëmudje.

Trupi ynë prodhon edhe radikale të lira edhe antioksidantë. Antioksidantët ndihmojnë në neutralizimin dhe largimin e radikaleve të lira. Por, nëse radikalet e lira tejkalojnë antioksidantët sipas numrit, kjo shkakton probleme.

Gjithashtu, me rëndësi është që në ushqimin tonë të përfshihen sa më shumë antioksidantë. Stresi oksidativ, i cili paraqet çekulibër ndërmjet radikaleve të lira dhe antioksidantëve, luan në rol kyç në fillimin e inflamacionit dhe përkeqësimin pasues të sëmundjes.

Zorrët përmbajnë mikrobe të ndryshme dhe paraqesin vendi i prodhimit të radikaleve të lira. Këto radikale të lira shkaktojnë dëmtimin ose lëndimin e qelizave dhe shkaktojnë sëmundjen e Crohn-it. Prandaj, nevojiten antioksidantë për ta parandaluar këtë efekt. Antioksidantët, gjithashtu, përmirësojnë edhe sistemin imunitar.

Nga Aloe Vera izolohet përbërja fenolike, për të cilën është treguar se përmban vetitë antioksiduese.

Çfarë do të thotë kjo?

Prania e antioksidantëve në Aloe Verën bën atë një alternativë të dobishme për trajtim të sëmundjes së Crohn-it, sepse parandalon dëmtimin e qelizave të zorrëve dhe parandalon inflamacionin.

Aloe Vera vepron si imunomodulator te sëmundja e Crohn-it

Sëmundja e Crohn-it është sëmundje e lidhur me sistemin imunitar dhe nevojitet rregullimi i sistmit imunitar për t’u lehtësuar simptomat. Sistemi imunitar aktivizohet për shkak të disa baktereve ose lëndimeve, që shkaktojnë ënjtje ose inflamacion. Kur ndonjë bakteri do të hyjë në trupin tonë ose bakteret në zorret rriten në numër, përgjigja imune aktivizohet dhe qelizat imune lirohet për të luftuar.

Aloe Vera tregon aktivitetin imunorregullues. I aktivizon qelizat makrofagë. Makrofagët janë qeliza të mëdha të specializuara, që synojnë njohjen, gëlltitjen dhe shkatërrimin e qelizave të synuara. Përmirëson rritjen e fibroblasteve, që stimulojnë përgjigjen imune në rast të dëmtimit të indit. Gjithashtu, modulon sistemin imunitar, duke rritur aktivitetin fagocitar (gëlltitja e baktereve nga ana e qelizave imune).

Kjo do të ndihmojë në luftën kundër baktereve ose substancave të huaja, që mund ta stimulojnë përgjigjen imune. Ato rrisin prodhimin e citokinave. Citokinat paraqesin substanca, që përfshijnë interleukinat, interferonin dhe faktorët e rritjes, që ndihmojnë në sinjalizimin e qelizave imune dhe koordinimin qelizor.

Ato ndihmojnë në lirimin e oksidit të azotit nga këto qeliza. Oksidi i azotit ka efekt antibakterial dhe ndihmon në eliminimin e bakterve të dëmshme. Gjithashtu, ato përmirësojnë praninë e molekulave sipërfaqësore, që janë proteina të pranishme në sipërfaqen e qelizës dhe janë përgjegjëse për lidhjen e qelizave. Ato jan me rëndësi thelbësore për përgjigje të mirë imune.

Çfarë do të thotë kjo?

Aloe Vera vepron si imunomodulator përmes përmirësimit sintezës dhe funksionimit të qelizave imunologjike. Kjo çon në eliminimin e baktereve të dëmshme, që mund të shkaktojnë sëmundjen e Crohn-it.

Aloe Vera përmirëson tretjen

Aloe Vera parandalon rritjen e patogjeneve të ndryshme në zorrët, që mund të shkaktojë probleme me tretjen.

Ka vetitë antimikrobike dhe antibakteriale të cilat parandalojnë bakteret që të shkaktojnë infeksion në zorrët. Kjo siguron tretje më të lehtë dhe efikase.

Aloe Vera përmban fitosterole që ndihmojnë në metabolizmin e glukozës dhe lipideve. Kjo shkakton përmirësimin e tretjes.

Çfarë do të thotë kjo?

Procesi i tretjes mund të përmirësohet me Aloe Verën për shkak të aftësisë së saj që të luftohet kundër baktereve, si dhe të përmirësojë metabolizmin, duke përmirësuar absorbimin e zorrëve.

Aloe Vera parandalon shfaqjen e ulcerave

Ulcerat shkaktohen si rezultat i inflamacionit ku qelizat e sistemit imunitar grumbullohen për të luftuar kundër baktereve të huaja.

Kjo është shkaktuar nga prostaglandinat, që sinjalizojnë sistemit imunitar për ta bërë atë. Aloe Vera redukton prostaglandinat që shkaktojnë inflamacon dhe në mënyrë shtesë mund të shkaktojnë shfaqjen e ulcerës.

Aloe Vera përmban polisakaride, antrakinone, që kontrollojnë sekretimin gastrik dhe frenojnë formimin e ulcerave. Gjithashtu, zvogëlon madhësinë e ulcerave dhe stimulon shërimin e ulcerave ekzistuese.

Çfarë do të thotë kjo?

Te rastet e rënda të sëmundjes së Crohn-it, plagët në gojën ose ulcerat në pjesët e tjera të traktit gastrointestinal mund të parandalohen ose trajtohen me Aloe Verën.

Aloe Vera ka vetitë antibakteriale

Prania e baktereve të huaja ose rritja e numrit të baktereve, që në mënyrë natyrore janë të pranishme në traktin gastrointestinal. Kjo pasohet me përgjigje aktive të sistemit imunitar, që liron qeliza të ndryshme imune, që akumulohen në vendin e lëndimit ose infeksionit dhe shkaktojnë inflamacionin. Me rëndësi është që të lirohuni nga këto baktere dhe ta parandaloni dëmtimin ose lëndimin e qelizave, që mund ta përkeqësojë më tej gjendjen.

Aloe Vera tregon vetitë antibakteriale. Përmban përbërje të ndryshme që luftohen kundër baktereve të zorrëve dhe i eliminojnë ato. Luftohet edhe kundër infeksioneve të shkaktuara nga bakteret. Gjendjet e rënda të sëmundjes së Crohn-it mund të shkaktojnë zhvillimin e absceseve, që paraqesin vende për infeksion. Aloe Vera frenon dhe parandalon rritjen e baktereve në pjesët e tilla.

Çfarë do të thotë kjo?

Aloe Vera ndihmon në luftën kundër baktereve të padëshiruara dhe të dëmshme të traktit gastrointestinal dhe lehtëson simptomat e sëmundjes së Crohn-it.

Si duhet të përdoret Aloe Vera për sëmundjen e Crohn-it

Para se të merrni ndonjë lloje të shtesave natyrale, gjithmonë kini kujdes që ti lexoni specifikimet e produkteve. Shihni dhe lexoni përbërjet për tu siguruar se lëngu i Aloe Verës është me cilësi më të mirë dhe sigurohuni se nuk përmban lateks,sepse Aloe lateksi – aloina, mund të shkaktojë rreziqe të caktuara.

Aloe lateksi – ALOINA është lëng i verdhë që gjendet nën shtesën e jashtme dhe është laksativ i fuqishëm. Mund të rezultojë me ngërçe në zorrët, me dhimbje barku, nauze, vjellje dhe çekulibër elektrolitesh. Për sëmundjen e Crohn-it nuk rekomandohet që të konsumohet lateksi nga gjethja e Aloe Verës, sepse përmban glukozide antrakinone, të cilat kanë efekt të fortë laksativ. Mund të shkaktojë ngërçe në bark dhe diarre.

Prandaj, me rëndësi është që të kërkoni këshilla nga mjeku juaj para se të vendosni ta konsumoni lëngun e Aloe Verës nëse keni sëmundje të Crohn-it. Mjeku mund t’ju këshillokë që të konsumoni Aloe Verën në bazë të simptomave tuaja. Aloe Vera, gjithashtu, posedon vetitë për përforcimin e imunitetit.

Për shkak se sëmundja e Crohn-it është sëmundje lidhur me sistemin imunitar, duhet të kini kujdes gjatë konsumit të lëngut të Aloe Verës, me qëllim që të mos keni një sistem imunitar shumë aktiv.

Mund ta provoni lëngun tonë La Vendita prej Aloe Verës me ose pa pulpë. Lëngu ynë prej Aloe Verës është produkt natyral, organik dhe PA ALOINË.

Përbërjet e vetme të lëngut tonë prej Aloe Verës janë: lëngu organik prej Aloe Verës (99.8%) dhe acidi citrik (0.2%).

  • Pa konservansë, ngjyra ose aroma.
  • Pa ujë të shtuar as shqerna të shtuara.
  • Pa gluten, pa laktozë dhe i përshtatshëm për vegjetarianët.

Lëngu ynë prej Aloe verës La Vendita është lëng natyral me ose pa pulpë prej Aloe verës që përfitohet nga xheli i pastër i brendshëm. Ky lëng është i pasur me materie ushqyese dhe është i plotë me vitamina edhe atë A, C, E dhe të grupit B, duke përfshirë B12 dhe acidin folik, minerale siç janë kalciumi, magnezi, natriumi, bakri, mangani, kaliumi, zinku, kromi dhe hekuri.

Dozimi:

  • Merrni 50ml/ditë. Mund të konsumohet i vetëm ose të përzihet me lëngje të tjera frutash ose mjaltë.
  • Shtoni çdo ditë në pijen, lëngun ose përzierjen tuaj të preferuar të lëngjeve.

Me qëllim që të merrni përfitimet maksimale për ju dhe shëndetin tuaj pa asnjë pasojë, me rëndësi është që të kërkoni mendim nga mjeku juaj për dozimin e saktë në përputhje me gjendjen tuaj të sëmundjes në kombinim me trajtimin mjekësor.

Aloe Vera posedon përfitimet e vërtetuara te njerëzit me sindromin e zorrëve të irrituara (IBD) dhe si rezultat i kësaj, njerëzit me sëmundjen e Crohn-it do të kenë përfitime nga këto veti të Aloe Verës nëse konsumohet me vëmendje dhe masa paraprake.

Nëse ndiheni cilado probleme pas konsumit të Aloe Verës ose keni cilado reaksione alergjike, ndërprisni përdorimin.

Vizitoni tonë E-SHITORE