Aloe Organic

Çfarë është refluksi acid (refluksi i acidit)?

Refluksi acid (Refluksi i acidit) (refluksi gastroezofageal) mund të jetë gjendje irrituese dhe shumë q pakëndshme për secilin që përjeton atë, veçanërisht nëse përsëritet. Kjo gjendje mund të rezultojë nga disa arsye, siç është ngrënia e një vakti të madh, pirja e duhanit, shtatzënia, stresi, mosha, barnat, kofeina e tepërt ose shijimi i ushqimit pikante.

Refluksi acid (refluksi gastroezofageal) nënkupton kthimin e përmbajtjes së stomakut nga lukthi lart në ezofagun. Kjo ndodhet si rezultat i dobësimit të funksionimit të muskulit të poshtëm të ezofagut (sfinkter), që parandalon rrjedhjen e acidit të stomakut në ezofagun.

Urthi është simptima më e zakonshme e refluksit acid. Një ndjenje djegie ose kruarjeje në ezofagun, e njohur si urth, mund të ndihet duke shoqëruar atë gjithashtu, me shije të thartë ose të hidhur në gojë, vjellje, plagë në gojë, djegie të gjuhës, erë të keqe dhe në disa raste, kthimi i ushqimit në gojë.

Me rëndësi është që gjithmonë të bisedoni me mjekun tuaj nëse keni dhimbje të forta ose të vazhdueshme ose urth.

Hulumtuesit kanë zbuluar se Aloe Vera vepron si një agjent antiinflamator dhe ndihmon në reduktimin e sekretimit të acidit dhe siguron lehtësimin e simptomave të acidit pa efekte të padëshiruara negative.

Çfarë është Aloe Vera?

Aloe Vera është sukulent i lëngshëm shumëvjeçar, që rritet në zonat trpikale dhe i cili zakonisht ka qenë i përdorur në mënyrë orale dhe lokale gjatë historisë. Pjesa e brendshme e gjetheve është e plotësuar me xhel të pastër, që përmban më shumë se 200 përbërje aktive dhe prej kohësh është i njohur dhe i pranuar për shkak të vetive të tij shëruese për trajtimin dhe përmirësimin e shumë gjendjeve shëndetësore dhe djegieve.

Edhe pse Aloe Vera zakonisht është e njohur nga përfitimet e saj për lëkurën, hulumtimet kanë zbuluar se ajo është po aq e dobishme edhe për përfitimet e brendshme.

Konsumimi oral i xhelit ose lëngut të Aloe Verës ka një efekt të brendshëm qetësues, në të njëjtën mënyrë që ndiejmë lehtësim gjatë përdorimit të xhelit të Aloe Verës për shqetësime lokale nga djegiet e lëkurës ose sëmundjet e tjera të lëkurës.

Çfarë e shkakton refluksin acid?

GERD (refluksi acid gastroezofageal) ose refluksi kronik i acidit është vendi ku acidi në barkun tuaj rrjedh vazhdimisht në ezofagun. Kjo zakonisht ndodhet për shkak se pjesa në fund të ezofagut nuk mbyllet siç duhet dhe si rezultati i kësaj ushqimi arrin në barkun tuaj.

Refluksi acid është i zakonshëm dhe i ndodhet të gjithëve herë pas here, por nëse keni simptoma më shumë se dy herë në nivel javor në një periudhë prej disa javëve dhe nëse merrni antacidë ose ilaçe që neutralizojnë acidin në lukth, atëherë ndoshta është koha që të kërkoni këshilla nga mjeku juaj, me qëllim të shmangni probleme më serioza dhe të filloni me trajtimin.

Disa njerëz mund të përjetojnë urthin e vazhdueshëm, ndërsa të tjerë mund të kenë parehati në gjoks, ngjirurit e zërit kur zgjohen ose dhimbje gjatë gëltitjes.

Përfitimet nga konsumi i Aloe Verës për refluksin acid

Aloe Vera është bimë shëruese, e plotë me minerale, vitamina dhe aminoacide, ndërsa hulumtimet kanë treguar se është bimë antiinflamatore, antibakteriale, antivirale dhe antiseptike me veti shëruese të plagëve, si dhe ndihmon në parandalimin e ulçerëve.

Kur përdoret në mënyrë orale, mund të ndihmojë në zvogëlimin e rritjes së baktereve në zorrën e hollë dhe në zvogëlimin e shfaqjes së acidit në barkun tuaj. Bakteret e keqija prodhojnë gazra, duke shkakruar fryerje dhe belçim, që mund ta dobësojë sfinkterin e poshtëm ezofageal, që parandalon rrjedhjen e acidit të stomakut në ezofagun. Gjithashtu, tretja e keqe mund të shkaktojë acid, ndërsa u zbulua se Aloe Vera përforcon qarkullimin e gjakut në sistemin tretës, me çrast lehtësohet shpeshtësia e urthit dhe ndihmon në tretjen e ushqimit.

Refluksi kronik acid dëmton ezofagun gjatë kohës, ndërsa vetitë antiinflamatore e Aloe Verës mund ta reduktojnë dhimbjen dhe të ndihmojnë në qetësimin e ezofagut të irrituar. Është konstatuar se Aloe Vera përforcon sistemin imunitar për shkak të polisakarideve të saj, që stimojnë qelizat e bardha të gjakut dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

Me përfitimet e saj antiinflamatore, Aloe Vera mund të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes së shkaktuar si rezultat i acidit të vazhdueshëm.

Ekzistojnë disa mënyra të dobishme në të cilat mund ta përdorni Aloe Verën gjatë trajtimit dhe parandalimit të simptomave të acidit:

  • Xheli i Aloe Verës së freskët mund të konsumohet në mënyrë orale gjatë ditës, veçanërisht para vakteve, me qëllim që të ndihmojë në parandalimin e urthit gjatë tretjes së ushqimit.

  • Gjithashtu, mund të konsumohet në momentin e fillimit të urthit.

  • Aloe Vera ka tendencë që të ketë shije të hidhur, por mund ta kombinoni si pije freskuese, duke përdorur përbërje të tjera që nuk do ta irritojnë refluksin tuaj të acidit.

  • Ndaloni me konsumin e Aloe Verës nëse keni ndierë ndonjë shqetësi (parehati) në bark ose keni diarre. Edhe pse këto efekte anësore janë të rralla, Aloe Vera mund të veprojë si laksativ. Ndaloni me konsumin për disa ditë që të konstatoni a Aloe Vera shkakton efekte anësore, por nëse problemet vazhdojnë, në mënyrë të detyrueshme vizitoni mjekun tuaj.

Rreziqet dhe paralajmërimet

Shumica e njerëzve konsumojnë produktet e Aloe Verës dhe nuk kanë efekte anësore, por gjithmonë kur futni një shtesë të re në ushqimin tuaj, informohuni për rreziqet e mundshme dhe lexoni paralajmërimet, me qëllim të shmangies së efekteve negative.

Gratë shtatzëna ose ato që përpiqet të mbeten shtatzënë duhet të shmangin konsumimin oral të Aloe Verës. Nëse keni probleme me acidin gjatë shtatzënisë, konsultohuni me mjekuj tuaj lidhur me trajtimin më të mirë.

Aloe Vera mund të përdoret nga jashtë te fëmijët dhe foshnjat, por të përdoret nën mbikëqyrjen e mjekut nëse përdoret si shtesë orale.

Përdorimi i Aloe Verës mund të ndikojë mbi ilaçet tashmë të përshkruara, prandaj para se të fillohet me konsumimin e Aloe Verës, konsultohuni me mjekun tuaj.

Diabetikët ose kushdo që përdor ilaçe për kontrollimin e glukozës në gjak duhet të konsultohet me mjekun e tij, sepse Aloe Vera mund ta reduktojë nivelin e glukozës në gjak.

Nëse jeni alergjik ndaj ndonjë bime të familjes (Liliaceae) që përfshin shpargujt, qepët, hudhrat, preshët, qiqrat, tulipanët shmangni përdorimin e Aloe Verës pasi mund të shkaktojë efekte anësore.

Vizitoni tonë E-SHITORE