Xhel i freskët e Aloe Verës për rreth syve
Aloe Vera paraqet një sukulent i cili përdoret tashmë qindra vite si ilaç natyral për djegiet nga diellie dhe për shërimin e gjendjeve të ndryshme shëndetësore, siç janë djegiet, skuqja dhe ekzema. Aloe Vera paraqet një bimë, që ka tri pjesë edhe atë: xheli i freskët dhe i pastër i Aloe Verës, lateksi dhe shtresa e jashtme mbrojtëse. Xheli i pastër në gjethet e gjata, të trasha të bimës është i pasur me materie aktive ushqyese, vitamina, minerale dhe aminoacide, që mund të ndihmojnë në trajtimin dhe përmirësimin e problemeve të caktuara shëndetësore, lidhur me lëkurën tuaj rreth syve.
Njerëzit zakonisht përdorin këtë bimë ose xhelet dhe kremrat e prodhuara nga ajo për të shëruar djegiet nga dielli. Përveç që ndihmon në ftohjen dhe qetësimin e lëkurës së përflakur, vetitë hidratuese e Aloe Verës e bëjnë atë një përbërje shumë e kërkuar dhe popullore për kujdes të lëkurës. Xheli i Aloe Verës mund të jetë i dobishëm edhe për shumë probleme të tjera të lëkurës, si dhe në parandalimin e shfaqjes së rrudhave.
A ka përfitime të veçanta nga përdorimi i xhelit të Aloe Verës rreth syve dhe a është sigurt për të bërë atë? Përgjigja e shkurtër është PO.
Nëse po pyesni veten në cilën mënyrë xheli i Aloe Verës është efikas në trajtimin e lëkurës rreth syve, në vazhdim për të mësuar më shumë lexoni se si mund t’i ndihmojë xheli lëkurës rreth syve tuaj.
Aloe Vera ndihmon në përmirësimin e pamjes së rrathëve të zinj
Rrathët e zinj shfaqen kur lëkura rreth syve duket më e errët se zakonisht. Rrethët e zinj paraqesin shfaqje e shpeshtë dhe zakonisht nuk janë shenja e një problemi mjekësor. Shumica e njerëzve besojnë se rrathët e zinj janë shkaktuar nga lodhja ose mungesa e gjumit. Megjithatë, ekzistojnë edhe arsye të tjera për shfaqjen e tyre, siç janë:
Mosha: gjatë plakjes, lëkura rreth syve bëhet më e hollë. Si rezultat i kësaj, enët e gjakut bëhen më të dukshme dhe për shkak të kësaj, pjesa poshtë dyve errësohet.
Alergjitë: reaksionet alergjike shkaktojnë që trupi të lirojë histamina, që shkaktojnë zgjerimin e enëve të gjakut dhe bëhen më të dukshme.
Dehidratimi: pjesë poshtë syve është shumë e ndjeshme ndaj dehidratimit. Kur jeni të dehidratuar, lëkura poshtë syve fillon të duket më e hollë.
Ekspozimi i tepërt ndaj diellit: ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit mund të rezultojë me prodhimin e tepër të melaninës, polimer i përbërë përgjegjës për pigmentimin e lëkurës dhe flokëve. Kur ka shumë melaninë, mund të paraqitet hiperpigmentim në pjesën poshtë syve.
Gjenetikë: rrathët e zinj mund të jenë të trashëguar.
Tendosje: shikimi shumë i gjatë në kompjuterin ose ekranin e televizorit mund të shkaktojë lodhje të syve. Gjithashtu, rezultatet mund të shkaktojnë zgjerim të enëve të gjakut rreth syve, me ç’rast ato bëhen më të theksuara.
Xheli i Aloe Verës ndihmon në zbutjen e pigmentimit dhe ndryshimit të ngjyrës së lëkurës në pjesën poshtë syve. E mban lëkurën tuaj elastike dhe të hidratuar, me ç’rast redukton simptomat e dehidratimit. Një studim ka konfirmuar se xheli i Aloe Verës mund të ndihmojë në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, përforcimin e prodhimit të acidit hialuronik dhe kolagjenit, si dhe në reduktimin e rrudhave të fytyrës.
Aloe Vera ndihmon në zbutjen e acarimit ose skuqjes
Lëkura e ndjeshme rreth syve mund të acarohet nga ekspozimi ndaj diellit, nga ilaçe, dehidratimit edhe nga pastrimi i përditshëm.
Xheli i Aloe Verës përmban enzima dhe acide yndyrore, që ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe skuqjes. Aloe Vera posedon edhe vetitë antifungale, antibakteriale dhe antiinflamatore, që ndihmojnë në zbutjen e zonës së prekur, shërimin e lëkurës dhe parandalimin e infeksioneve. Vetëm mbani mend se efektet e Aloe Verës mbi inflamacionin e lëkurës shpesh herë janë të përkohshme.
Nëse simptomat vazhdojnë më gjatë se disa ditë, më së mirë është që të kërkoni ndihmë mjekësore profesionale për vlerësim dhe trajtim përkatës mjekësor.
Aloe Vera ndihmon në zbutjen e simptomave të fryerjes ose ënjtjes poshtë syve
Fryrja e mëngjesit shkaktohet nga akumulimi i lëngut rreth syve. Dusa prej arsyeve tipike janë futja e tepërt e kripës, stresi, dehidratimi, lodhja dhe alergjitë. Për shkak se lëkura në këtë pjesë është shumë e hollë, edhe sasi të vogla të lëngut mund të shkaktojnë një ënjtje të dukshme.
Aloe Vera posedon vetitë e fuqishme antioksidante, që janë shumë efikase në uljen e fryrjes ose ënjtjes rreth syve. Ai përmban magnez, kalium, selen dhe zink, që ndihmojnë në përforcimin e lëkurës dhe riparimin e qelizave të dëmtuara.
Aloe Vera ndihmon në hidratimin e lëkurës së thatë ose lëkurës që qërohet (zhvishet)
Lëkura e thatë rreth syve paraqet problem i shpeshtë. Për fat të keq, ndonjëherë mund të jetë shumë e vështirë që të mbahet këtë pjes rreth dyve të hidratuar, me qëllim të parandalimit të shfaqjes së problemeve më serioze. Aloe Vera përmban ujë dhe enzima, që ndihmojnë në hidratimin e lëkurës dhe në uljen e kruajtjes, dëmtimit dhe qërimit të saj.
Zinku, që gjendet në Aloe Verën, ndihmon në shtrëngimin e poreve, ndërsa aminoacidet ruajnë lëkurën të butë. Nëse vëreni gunga të vogla të bardha rreth syve, ato me sa duket janë shkaktuar nga teprica e keratinës, që mbetet nën sipërfaqen e lëkurës.
Vetitë eksfoluese e Aloe Verës mund të ndihmojnë në lirimin e keratinës së bllokuar dhe në eliminimin e atyre gungave.
A Aloe Vera mund të ndihmojë gjatë trajtimit të syve të thatë?
Në një studim nga viti 2012, në të cilin u testua ekstrakti i filtruar i Aloe Verës mbi qelizat e kornesë së njeriut, u zbuluan prova se Aloe Vera mund të përmbajë disa veti që mund të ndihmojnë gjatë uljes së inflamacionit dhe tharjes së syve.
Në këtë studim, gjithashtu, është vërejtur edhe se Aloe Vera në përqendrime të ulëta duket se nuk ka ndikim negativ mbi qelizat e syve. Me rëndësi është që të shmanget vënia e xhelit nga gjethet e freskëta të Aloe Verës në mënyrë direkte mbi sytë. Kjo mund të shkaktojë djegie, acarim, skuqje dhe efekte të tjera të padëshiruara. Duhet të bëhen më shumë hulumtime për pikat e syve prej Aloe Verës para se ato të konsiderueshme si të sigurta për përdorim.
Tani për tani, rekomandohet që të përdoret xheli nga gjethet e freskëta të Aloe Verës vetëm mbi lëkurën dhe të mos përdoret në mënyrë direkte mbi sytë. Është e sigurt që të përdoret xheli nga gjethet e freskëta të Aloe Verës në anën e jashtme të kapakëve të syve, me qëllim të lehtësimit të skuqjes ose ënjtjes. Vetëm kini kujdes që të mos hyjë xheli në sytë dhe mos aplikoni atë shumë afër skajit të kapakut të syrit. Shmangni fërkimin e syve nëse aplikoni xhel të Aloe Verës mbi kapakët e syve dhe përdorni vetëm një sasi të vogël.
Si të përdoret xheli nga gjethet e freskëta të Aloe Verës rreth syve?
Lani gjethen dhe prekni bazën dhe majën e gjethes së Aloe Verës.
Për ta hequr aloinën – lëngun e verdhë, vendosni gjethen e Aloe Verës të prerë në bazë dyke u kthyer poshtë në një enë të thellë dhe lëreni që të kullojë 10-15 minuta. Kini kujdes me lateksin ose aloinën.
Ndër lëvores së jashtme të gjethes së Aloe Verës dhe pjesës së brendshme – xheli, gjendet një lëng të verdhë – lateks, i cili është laksativ natyral.
Lateksi përmba laksativë natyralë të quajturë antrakinone, që mund të përdoren në lehtësimin e kapsllëkut. Me rëndësi është që të përmendet se aloina nuk rekomandohet që të përdoret.
Pastaj, gjetha e gjatë e Aloe Verës prisni në gjysmë. Përdorni një thikë të mprehtë për të hequr me kujdes pjesën e gjelbër të gjethes.
Nxirrni xhelin e brendshëm – xjeli i Aloe Verës.
Lani xhelin – xheli me ujë dhe lëreni atë në ujë 6 deri 12 orë, për të hequr pjesën e aloinës – lëngu i verdhë.
Si duhet ta nxirrni në mënyrë të rregullt xhelin nga pjesa e brendshme, lexoni në datejue në postin SI DUHET TË NXIRRET NË MËNYRË TË RREGULLT XHELI NGA GJETHJA E ALOE VERËS SË FRESKËT!
Për trajtimin e djegieve, inflamacionit, skuqjes dhe lëkurës së thatë rreth syve
Lani butësisht fytyrën me ujë dhe me një pastrues.
Thajeni lëkurën dhe pastaj aplikoni një sasi të vogël të xhelit të Aloe Verës.
Shmangni fërkimin e xhelit të Aloe Verës mbi lëkurën tuaj (si losion) dhe shmangni që ta afroni xhelin shumë afër syve tuaj.
Lani xhelin pas 10 deri 15 minuta.
Mund të përdorni Aloe Verën deri në 3 herë në ditë për shërimin e lëkurës së djegur, të irrutzar ose të thatë.
Aloe Vera mund ta thajë lëkurën tuaj nëse e përdorni atë shumë shpesh, kështu që nëse vëreni thatësi, përdorni atë më rrallë.
Për hidratimin e lëkurës suaj
- Lani fytyrën me ujë dhe një pastrues.
- Pas tharrjes së lëkurës suaj, aplikoni Aloe Verën rreth syve në një shtresë të hollë.
- Mund të fokusoheni në vendet ku vërehet lëkurë të thatë ose rrudha, por mund ta përdorni edhe xhelin e Aloe Verës së freskët mbi fytyrën tuaj.
Kur përdorni xhel të freskët për hidratimin e lëkurës suaj, mund ta lëni xhelin që të përthihet në lëkurën tuaj.
Nëse nuk jeni të sigurt si lëkura juaj do të reagojë ndaj xhelit të Aloe Verës së freksët, filloni që të aplikoni ngadalë. Zëvendësoni kremin hudratues tuaj të zakonshëm me xhelin e Aloe Verës së freskët dhe pastaj përdorni Aloe Verën.
Përdorimi i sigurt i Aloe Verës
Edhe pse Aloe Vera në përgjithësi është e sigurt për përdorim në lëkurën tuaj, kini kujdes që të mos hyjë në sytë tuaj. Kur aplikoni Aloe Verën në lëkurën tuaj, jini veçanërisht të kujdesshëm që të mos aplikoni shumë afër syve. Nëse aplikoni Aloe Verën mbi sytë, ajo mund tju shkaktojë dhimbje. Nëse ndodhet kjo, derdhni ujë të ftohtë ose lani syrin rreth 15 minuta. Menjëherë shpëlajeni syrin, sepse mund të shkaktoni dëm më të madh. Shpesh hapni dhe mbyllni sytë, sepse uji do t’i pastrojë. Pasi do ta bëni atë, pushoni derisa syri juaj të duket më mirë.
Edhe pse Aloe Vera ndihmon në hidratimin e lëkurës suaj, nëse përdorni në mënyrë të tepërt ajo mund të shkaktojë tharjen e lëkurës suaj. Kjo është për shkak se enzimat në Aloe Verën veprojnë si piling. Sa herë që e bëni eksfolimin e tepërt të lëkurës suaj, kjo gjë mund të shkaktojë që lëkura të bëhet e thatë ose shumë e yndyrshme, në varësi të llojit të lëkurës suaj.
Nëse nuk keni përdorur kurrë më parë Aloe Vera në lëkurën tuaj, sigurohuni që të bëni një test para përdorimit të saj në fytyrën tuaj. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse jeni alergjik ndaj hudhrës ose qepës. Për të testuar, thjeshtë aplikoni një sasi të vogël të xhelit të Aloe Verës së freskët në pjesën e brendshme të kyçit ose bërrylit tuaj. Nëse keni ndonjë ndjeshmëri ndaj xhelit, do të vëreni kruajtje, ënjtje, skuqje ose djegie brenda disa orëve. Nëse nuk keni ndonjë reagim ndaj xhelit, atëherë mund në mënyrë të sigurt ta përdorni xhelin e Aloe Verës. Reagimi alergjik është shumë i rrallë, por mund të ndodhet nëse keni lëkurë të ndjeshme.
Nëse përdorni kremra steroide, duke përfshirë edhe hidrokortizonin, në të njëjtën pjesë ku aplikoni Aloe Verën, lëkura juaj mund të absorbojë më shumë nga kremi steroid. Nëse përdorni kremin steroid dhe dëshironi të aplikoni Aloe Verën në të njëjtën pjesë të lëkurës, më së mirë është së pari që të konsultohuni me mjekun tuaj nëse është sigurt.