Xheli i Aloe Verës është efikas për strijat
Nëse shqetësoheni për strijat tuaja, nuk jeni vetëm. Studimet vlerësojnë se 80% e të rriturve i kanë ato. Strijat zakonisht shkaktohen nga zgjerimi dhe tkurrja e vazdhueshme e lëkurës për shkak të humbjes së tepërt të peshës ose për shkak të shtimit të peshës trupore. Këto shirita me tekstuar dhe me ngjyrë gri deri vjollcë gjenden zakonisht rreth kofshëve, pjesës së pasme, barkut, gjoksit dhe parakrahëve.
Edhe pse stijat nuk paraqesin shenjën e ndonjë problem shëndetësor, pamja e tyre mund të ndikojë negativisht mbi vetëbesimin e dikujt. Çdo vit, mijëra njerëz nënshtrohen trajtimeve me lazer për të lehtësuar ose minimizuar shfaqjen e tyre. Disa njerëz vendosen për ilaçe natyrale, me qëllim që ta arrijnë rezultatin e njëjtë. Një prej tyre është xheli i Aloe Verës.
Nëse pyetni vetën a Aloe Vera është efikase për strijat tuaja, ja çfarë duhet të dini.
A mund të trajtohen strijat me Aloe Vera?
Për shkak të vetive të saj hidratuese dhe shëruese, xheli i Aloe Verës është përbërja popullore në produktet për kujdes të lëkurës, siç janë sapunët, kremrat hidratuese dhe kremrat e fytyrës.
Xheli i Aloe Verës mund të ndihmojë në zbehjen e strijave për shkak të vetive të mëposhtme:
- Promovon sintezën e kolagjenit
Xheli i Aloe Verës përmban përbërje të quajtura giberelinë dhe glukomanan. Giberelina është hormoni i rritjes, ndërsa glukomanani është polisakarid i pasur me menozë. Këto dy përbërje stimulojnë rritjen e fibroblasteve, që në mënyrë pasuese rrit prodhimin e kolagjenit.
- Mbron nga rrezatimi UM dhe gama
Ekspozimi ndaj rrezeve të diellit mund ti errësojë strijat dhe ti bëjë më të dukshme. Me përdorimin lokal të xhelit të Aloe Verës prodhohet metalotioneinë, një proteinë antioksiduese që ndihmon në eliminimin e radikaleve hidroksile. Radikalet hidroksile krijohen kur rrezatimi UV shpërbën molekulat e ozonit. Ato janë veçanërisht të dëmshme për njerëzit, sepse sulmojnë lidhjet e proteinave dhe komponentët bazë qelizor.
- Hidraton lëkurën
Hulumtimet tregojnë se aplikimi lokal i kremrave hidratuese mund ta zvogëlojë shfaqjen e strijave. Xheli i Aloe Verës përmban mukopolisakaride, që lidhin lagështinë e lëkurës. Aminoacidet, gjithashtu, ndihmojnë në reduktimin e shfaqjes së strijave ose ngurtësimin e qelizave të epidermës.
- Përmirëson elasticitetin e lëkurës
Strijat mund të shfaqen edhe kur ka rritje të kortizonit – hormon i prodhuar nga gjëndrat mbiveshkore në trup. Prania e shumë kortizonit në trup mund të rezultojë me humbjen e elasticitetit të lëkurës. Xheli i Aloe Verës, siç kemi përmendur tashmë, stimulon fibroblastet që gjithashtu prodhojnë fijet elastine. Ato bëjnë lëkurën më të re dhe më elastike.
Si ta përdorni Aloe Verën për trajtim të strijave
Nëse dëshironi që ta shfrytëzoni xhelin nga gjethet e Aloe Verës së freskët, ja disa mënyra të shkëlqyeshme si ta bëni atë:
Merrni një gjethe të freskët premium të Aloe Verës, lani gjethen paraprakisht dhe nxirrni xhelin nga pjesa e brendshme siç është përshkruar në këtë post SI DUHET TË NXIRRET NË MËNYRË TË RREGULLT XHELI NGA GJETHJA E Aloe Verës SË FRESKËT!
- Xheli i Aloe Verës::
Një prej mënyrave më të lehta dhe më efikase për përdorimin e xhelit të Aloe Verës është që ta aplikoni xhelin e Aloe Verës së freskët drejtpërdrejtë në lëkurën. Aplikoni vetëm dhe përzieni atë me kapsula me vitaminën E për të qetësuar lëkurën. Bëni masazh të zonës prej rreth 5 minutave dhe më pas lëreni që të veprojë. Për rezultate më të mira, aplikoni dy herë në ditë.
- Maska me Aloe Vera:
Xheli i Aloe Verës, gjithashtu, mund të përzihet me produkte të tjera natyrale për të ndihmuar në zbehjen më të shpejt të strijave tuaja. Përzieni dy gota të xhelit të Aloe Verës së freskët me një gotë kanelle, lëng limoni të holluar, vaj bajame ose mjaltë. Aplikoni këtë maskë në mënyrë të barabartë mbi zonën e prekur dhe lëreni atë që të veprojë për 30 minuta. Shpëlajeni me ujë. Përsëritni këtë të paktën dy herë në javë.
- Piling me Aloe Vera:
Pilingu ndihmon në qarkullimin e duhur të gjakut, përmirëson furnizimin me oksigjen dhe largon qelizat e vdekura nga lëkura juaj. Përzieni xhelin e Aloe Verës së freskët me disa përbërje natyrale për piling, siç janë kafja e bluar ose sheqeri i grimcuar. Bëni masazh mbi zonën e prekur për disa minuta dhe pastaj lëreni edhe 20 minuta para se ta shpëlani me uji. Përsëritni këtë çdo dytë të dytë.