Aloe Organic

Aloe Vera është përbërje popullore bukurie që përdoret në produkte të ndryshme për kujdes të lëkurës dhe flokëve. Kjo bimë me shumë qëllime ka vetitë jashtëzakonisht shëruese, që e bën atë e shkëlqyeshme për përmirësimin e gjendjes së lëkurës.

Përdorimi i rregullt i Aloe Verës mund ta bëjë lëkurën tuaj të butë, të lëkuar dhe elastike.

Në vazhdim, pesë mënyra në të cilat mund ta shfrytëzoni xhelin e Aloe Verës së freskët për lëkur të përsorur.

Si krem hidratues

Aloe Vera njihet sipas vetive të saj hidratuese. Por, më e mirë është që hidraton lëkurën tuaj pa u bërë atë e yndyrshme. Gjithashtu, është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.

Aplikoni vetëm pak prej xhelit të Aloe Verës së freskët në fytyrën dhe qafën, lëreni që të thahet dhe shpëlajeni me ujë të vakët që të keni lëkurë të butë dhe të hidratuar.

Përfitimet e Aloe Verës kundër plakjes së lëkurës

Aloe Vera është e pasur me vitaminën C dhe E, që janë me rëndësi thelbësore për pamjen rinore të lëkurës. Përdorimi i rregullt i xhelit të Aloe Verës së freskët mund të ndihmojë në përmirësimin e teksturës së lëkurës, duke bërë atë më elastike dhe duke reduktuar shenjat e plakjes. Përdorimi i shpeshtë i xhelit të Aloe Verës së freskët do ta bëjë lëkurën tuaj të butë dhe elastike.

Vetia antibakteriale

Aloe Vera posedon vetitë antiinflamatore dhe shëruese. Ndihmon në qetësimin e akneve të irrituara. Gjithashtu, redukton inflamacionin dhe skuqjen e lëkurës suaj.

Zbeh njollat

Aloe Vera mund të jetë e dobishme edhe në pastrimin e njollave. Përmban vitamina, minerale, aminoacide dhe antioksidantë, që ndihmojnë në zbehjen e plagëve dhe njollave të errëta.

Përzieni xhelin e Aloe Verës së freskët me lëng limoni dhe aplikoni atë në zonën e prekur për rezultate më të mira.

Maskë për fytyrën

Aloe Vera është e shkëlqyeshme edhe si maskë fytyre. Për shkak se është njëlloj e mirë për të gjitha llojet e lëkurës, mund të përdoret në kombinime të ndryshme të maskave të fytyrës për të dhënë rezultate më të mira.

Aloe Vera nuk ka efekte anësore dhe për shkak të kësaj është e mrekullueshme për lëkurën e ndjeshme, të yndyrshme dhe të thatë.

Vizitoni tonë E-SHITORE