Aloe Organic

Përfitimet e Aloe Verës janë të njohura me shekuj. Nga locionet dhe kremrat te shtojcat e ushqimit dhe lëngjeve, përdorimi i Aloe Verës në industrinë e shëndetit dhe bukurisë është i pafundmë. Me bollëkun e materieve ushqyese që Aloe Verës i podeson, mund të përmirësohet metabolizmi, tju ndihmojë në uljen e peshës dhe ti bëjë flokët dhe lëkurën tuaj më të shëndetshme. Një fakt më pak i njohur për Aloe Verën është se ajo është e shkëlqyeshme për njerëzit me diabet.

Te njerëzit me diabet të tipit 2, trupi i tyre nuk është në gjendje që vetë ta rregullojë nivelin e sheqerit në gjak. Njerëzit me diabet të tipit 2 duhet të përfshijnë ushtrimin, ndryshimin e ushqimit, menaxhimin e stresit, shpesh edhe insulinën ose ilaçet orale për ta siguruar nivelin e duhur të sheqerit në gjak. Ndonjëherë, njerëzit me diabet plotësojnë trajtimet e tyre me përbërje natyrale, siç është shtimi i Aloe Verës në trajtimin e tyre të diabetit.

Edhe pse hulumtimet lidhur me përfitimet e Aloe Verës, sa i përketë shërimit të diabetit të tipit 2, janë të kufizuara, nëse dëshironi një trajtim në mënyrë më natyre të gjendjes suaj me Aloe verë, nevojitet që të konsultohuni me mjekun tuaj.

Nëse jeni të interesuar që të mësoni më shumë, vazhdoni të lexoni. Në vazhdim, do të shqyrtojmë disa prej mënyrave në të cilat Aloe Vera mund të jetë e dobishme për trajtimin tuaj të diabetit.

Më shumë për Aloe Verën

Aloe Vera është sukulenti i lëngshëm, i cili rritet në vendet e ngrohta. Në mjekësinë tradicionale përdoret më shumë se 4.000 vite. Me vetitë e saj të fuqishme antiinflamatore, Aloe Vera përdoret për të shëruar shumë probleme të ndryshshme shëndetësore, duke përfshirë kolikën, presionin e lartë të gjakut, kapsllëkun dhe sëmundjen më të zakonshme – djegiet nga dielli.

Nga gjetha e Aloe Verës, dy pjesë shfytëzohen në produket e kujdesit shëndetësor.

  • Xheli i pastër, që aplikoni mbi lëkurën për lehtësimin e djegieve dhe psoriazës. Gjithashtu mund ta merrni atë edhe në mënyrë orale për shërimin e gjendjeve, të cilla si sëmundjet e zorrëve, ethja dhe osteoartiti dhe shumë të tjera.

    Xheli i Aloe Verës së freskët mund të ketë shijen e ëmbël ose e hidhur dhe për shkak të kësaj për një shije më të mirë mund ta kombinoni atë me lëng ose ndonjë pemë ose perime tjetër. Shumë njerëz përdorin xhelin e Aloe Verës së freskët në pije, sallata, salca ose lëngje perimesh.

 

Ekzistojnë më shumë se 200 substanca aktive në Aloe Verën, që përfshijnë vitaminat, mineralet, enzimat dhe polisakaridet, ndërsa të gjitha së bashku në bimën e Aloe Verës ofrojnë përfitime të konsiderueshme.

Përfitimet e Aloe Verës për diabetikët

Njësitë e sheqeit në gjak, kur njerëzit janë urritur, dhe matjet e A1C përdoren gjatë diagnostifikimit të diabetit. Pas diagnostifikimit, mjekët në bazë të A1C (mesatarja tremujore e nivelit të sheqerit në gjak) përcaktojnë sa mirë rregullohet niveli i sheqerit në gjak.

Aloe Vera përmban përbërjet si manane, antrakinone dhe lektina, që mund të ndihmojnë në kontrollin e nivelit të glikozës në gjak dhe t’i zbusin panlet jonormale të lipideve te njerëzit me diabet. Gjithashtu, mund të përmirësohet dhe parandalohet dëmtimi i qelizave që prodhojnë insulinën në pankreasin.

Në vitin 2016, Zhurnali i mjekësisë alternative dhe komplementare ka publikuar një artikull, ku theksohet si Aloe Vera mund ta përmirësojë nivelin e sheqerit në gjak dhe A1C te njerëzit me diabet. Studimi i këtij zhurnali ka treguar se shtojcat orale të Aloe Verës reduktojnë nivelin e sheqerit në të urriturin te pjesëmarrësit për 46.6 mg/dL dhe reduktojnë nivelin e A1C për 1.05%.

Hulumtuesit besojnë se shtojcat e Aloe Verës reduktojnë absorbimin e sheqerit pas vaktit, stimulojnë tretjen e shqerit dhe ndihmojnë në parandalimin e prodhimit të sheqerit.

Rreziqet e Aloe Verës për diabetikët

Efektet e Aloe Verës për uljen e nivelit të shqerit në gjak janë të shkëlqyeshme për njerëzit me diabet, por ekzistojnë edhe rreziqe që janë përfshirë. Kjo veçanërisht destinohet për ata që marrin insulinë ose ilaçe të tjera për diabet.

Duke kombinuar ilaçet e diabetit me dozat orale të Aloe Verës, ju rrizikoni që të shkaktoni uljen e nivelit të sheqerit në gjak, që rrezulton me hipoglikemi. Simptomat e hipoglikemisë janë lodhja, dridhja, djersitja dhe ndonjëherë edhe ritmi i parregullt i zemrës. Simptomat e rënda e hipoglikemisë përfshijnë shikimin e paqartë, konfuzionin, sulmet dhe humbjen e vetëdijes.

Prandaj, rekomandojnë që të keni kujdes me vendosjen e Aloe Verës në trajtimin tuaj të diabetit dhe në mënyrë të detyrueshme ta konsultoni mjekun tuaj!

Shtimi i Aloe Verës në trajtimin e diabetit.

Nëse dëshironi ta shtoni Aloe Verën në trajtimin tuaj, është domosdoshme që të konsultohuni me mjekun tuaj, me qëllim të shmangies së efekteve negative!


Pas aprovimit të përdorimi ttë Aloe Verës nga ana e mjekut tuaj, në mënyrë të kujdesshme ndiqni nivelin e sheqerit në gjak për të dalluar si reagon trupi në situata të nivelit të ulët të sheqerit në gjak.

Mbajtja e ditarit për të gjitha simptomat që do t’i përjetoni gjatë shtimit të Aloe Verës mund të jetë në dobi për mjekun tuaj. Dokumentoni se si ndiheni, sa Aloe verë merrni dhe të gjitha efekte që keni pasur.

Vizitoni tonë E-SHITORE