Xheli i freskët i Aloe Verës largon zbokthin
Zbokthi është shqetësim që mund të paraqet kokëdhimbje për secilin! Secili prej neve dëshiron ta veshë veshjen e preferuar të zezë pa u menduar dy herë për të.
Zbokthi është forma e lehtë e dermatitit seboroik. Ai paraqitet kur pjesë të vogla të lëkurës së thatë qërohen nga skalpi. Zbokthi nuk është ngjitës, por paraqet simptomë e ndonjë problemi serioz shëndetësor. Megjithatë, prania e zbokthit mund të jetë e turpshme për dikë.
Si edhe shumë sëmundje të tjera të lëkurës, mund ta zvogëlojë vetëbesimin e një personi dhe të shkaktojë vetëbesim të ulët. Si problem më i zakonshëm me flokët, zbokthi shkakton kruajtjen e lëkurës dhe rënien e njollave të bardha. Në rastet më të rënda, shkakton edhe inflamacion të skalpit.
Edhe pse zbokthi nuk mund të kurohet, megjithatë, mund të kontrollohet. Të gjithë ata që janë përballuar me një problem të tillë, sigurisht kanë kërkuar lehtësim në disa produkte të flokëve për të liruar nga ai. Por, nëse ende po përballeni me këtë problem, atëherë ndoshta është koha që ta lexoni tekstin e mëposhtëm.
Nëse jeni lodhur që të shihni zbokthin në veshjen tuaj të errët çdo herë kur e vishni atë, atëherë është koha që të mendoni të filloni me përdorimin e xhelit nga gjethet e freskëta të Aloe Verës për problemet tuaja me zbokthin?
Aloe Vera është sukulent me veti ftohëse dhe është i pasur me minerale dhe vitamina, që mbajnë flokët tuaj të shëndetshëm. Xheli nga gjethet e freskëta të Aloe Verës kanë efekte qetësuese dhe hidratuese mbi flokët dhe lëkurën. Ilaç i dëshmuar shtëpiak kundër zbokthit.
Aloe Vera, gjithashtu, rinovon qelizat e vdekura të lëkurës dhe në atë mënyrë parandalon kruajtjen. Përveç kësaj, xheli i Aloe Verës posedon fuqinë që ta rinovojë flokët, duke i dhënë atyre elasticitet dhe duke parandaluar thyerjen.
Me përdorim të rregullt të xhelit nga gjethet e freskëta të Aloe Verës mbi flokët tuaj, jo vetëm do të lirohuni nga zbokthin, por gjithashtu edhe do të keni flokë të shëndetshëm dhe m shkëlqim.
Në vazhdim, lexoni më shumë për atë si Aloe Vera i ndihmon lëkurës suaj dhe mësoni për mënyrat e ndryshme në të cilat mund ta përdorni xhelin e Aloe Verës së freskët.
A Aloe Vera mund ta trajtojë zbokthin?
Siç kemi përmendur më herët, zbokthi nuk mund të shërohet plotësohet dhe mund të përsëritet në një moment të caktuar. Megjithatë, shenjat dhe simptomat e tij mund të parandalohen dhe të kontrollohen. Edhe pse duhet të kryhen studime shtesë lidhur me efektet e xhelit të Aloe Verës dhe mënyrën e efektit të tij në trajtimin e zbokthit, njohuritë aktuale shkencore dukem premtuese.
Një studim i publikuar në revistën e trajtimit dermatologjik ka treguar se pacientët që vuajnë nga dermatiti seboroik kanë treguar reduktim të konsiderueshëm të qerimit dhe kruajtjes – (termi mjekësor për kruajtjen e lëkurës) pas përdorimit të xhelit të Aloe Verës.
Një studim më i fundit, gjiththashtu, ka treguar se pas aplikimit lokal të xhelit të Aloe Verës te pacientët me dermatit seboroik, pothuajse gjysmë prej tyre kanë raportuar reduktimin e simptomave për 80%.
Si trajtohet zbokthi me ndihmë të xhelit të Aloe Verës?
Aloe Vera prej shekujve përdoret për trajtimin e plagëve, djegieve dhe acarimit të lëkurës. Hulumtimet kanë treguar se xheli përmban vitamina dhe materie ushqyese, që mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit, në parandalimin e kruajtjes dhe në parandalimin e përhapjesë së mëtejshme të zbokthit.
Ja disa prej vetive shëruese të xhelit nga gjethet e freskëta të Aloe Verës , që janë të dobishme në trajtimin e zbokthit:
Vetitë antiinflamatore që reduktojnë acarimin
Xheli nga gjethet e Aloe Verës frenon sistemin e enzimave të cikooksigjenazës, përgjegjës për krijimin e prostaglandinave – lipideve, që kontrollojnë qarkullimin e gjakut, inflamacionin dhe formimin e mpiksjes së gjakut. Xheli i Aloe Verës përmban edhe kromin C-glukozil, i cili posedon vetinë antiinflamatore.
Antiseptik
Xheli i Aloe Verës përmban gjashtë agjentë antiseptikë: sulfur, fenole, acidi cinemik, lupeol, acidi salicilik dhe azot ure. Këta agjentë ndihmojnë në parandalimin ose ngadalësimin e rritjes së mikroorganizmave dhe në parandalimin e infeksionit.
Vetitë antifungale
Hulumtimet tregojnë se Aloe Vera në mënyrë efikase parandalon infeksionet e shpeshta fungale. Kjo rezulton nga antrakinonet, përbërjet që frenojnë sistemin e enzimave të ciklooksigjenazës.
Vetitë antioksiduese që parandalojnë dëmtimin e qelizave
Xheli i Aloe Verës përmban vitaminat, A, C dhe E. Këta antoksidantë neutralizojnë radikalet e dëmshme të lira që i dëmtojnë qelizat e shëndosha. Radikalet e lira, gjithashtu, janë të lidhur me sëmundje serioze si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe diabeti.
Stimulon rinovimin e qelizave
Xheli i Aloe Verës përmban pektinë, përbërje që mund të ndihmojë në stimulimin e rinovimit të qelizave të reja, të shëndosha.
Hidratimi i lëkurës së thatë
Aloe Vera posedon edhe efektet hidratuese për të qetësuar lëkurën e thatë dhe për të ndihmuar në lehtësimin e acarimit të lëkurës.
Si duhet të përdoret xheli nga gjethja e Aloe Verës në trajtimin e zbokthit?
Aloe Vera mund të përdoret në mantra të ndryshme për të liruar nga zbokthi. Në vazhdim, shihni mënyrat e ndryshme në të cilat mund ta përdorni xhelin nga gjethet e freskëta të Aloe Verës kundër zbokthit.
Xheli i freskët nga Aloe Vera:
Aplikoni xhelin nga gjethet e Aloe Verës në mënyrë direkte mbi skalpin dhe flokët. Përdorimi i thjeshtë i xhelit nga gjethet e freskëta të Aloe Verës kundër zbokthit është gjithashtu, shumë i dobishëm.
Merrni një gjethe të freskët premium të Aloe Verës , lani gjethen paraprakisht dhe nxirrni xhelin nga pjesa e brendshme siç është përshkruar në këtë post SI DUHET TË NXIRRET NË MËNYRË TË RREGULLT XHELI NGA GJETHJA E Aloe Verës SË FRESKËT!
Pastaj, aplikoni këtë xhel të Aloe Verës mbi skalpin dhe flokët 30 minuta para se të lani me shampo. Mund ta përsëritni këtë procedurë dy herë gjatë javës për rezultate më efikase.
Maska për flokët prej xhelit të Aloe Verës dhe limonit:
Ashtu si Aloe Vera, edhe limoni paraqet ilapi natyral për trajtimin e zbokthit. Për shkak se është me natyrë acide dhe mund të shkaktojë acarim të skalpit, kombinimi me xhelin nga gjethet e Aloe Verës balancon natyrën e tij acid dhe krijon ilaç efikas kundër zbokthit. Kjo maskë për flokët paraqet mënyrë e lehtë e përdorimit të xhelit të Aloe Verës për trajtim të zbokthit. Përdorni këtë maskë një herë në javë për t’u liruar nga zbokthi.
Çfarë ju nevojitet:
- ½ gotë xhel nga gjethet e freskëta të Aloe Verës
- 2 lugë lëng limoni
Si ta bëni: Përzieni gjysmë gotë xhel nga gjethet e freskëta të Aloe Verës me 2 lugë lëng limoni dhe përzieni mirë. Aplikoni këtë përzierje mbi skalpin dhe përgjatë flokëve dhe lëreni për 30 minuta. Lajeni flokët me ujë të vakët.
Maskë nga Aloe Vera dhe vaj kokosi:
Nëse dëshironi flokë të shëndetshëm, xheli i Aloe Verës dhe vajit të kokosit janë po aq thelbësor. Me kombinimin e tyre, përfitohet një maskë që përmban vetitë antimikrobike, e cila ushqen flokët tuaj, largon njollat e bardha të zbokthit, liron nga kruajtja si rezultat i zbokthit dhe ndihmon në mbrojtjen e skalpit nga infeksionet. Kjo masë është e shkëlqyeshme edhe për mbrojtjen e skalpit, duke mbuluar fijet e flokëve me një shtresë mbrojtëse.
Përdorni këtë masë për flokët nga xheli i Aloe Verës kundër zbokthit dy herë në javë për rezultate më të mira.
Çfarë ju nevojitet:
- 2 lugë xhel nga gjethet e freskëta të Aloe Verës
- 1 gotë e vogël me vaj kokosi
Si ta bëni: përzieni xhelin e Aloe Verës dhe vajin e kokosit dhe përzieni mirë. Me këtë maskë, bëni masazh mbi skalpin dhe lëreni për disa orë. Lareni me ujë të vakët.
Maskë për flokët me xhel të Aloe Verës dhe uthull të mollës:
Uthull molle dhe xhel i Aloe Verës kanë vetitë antibakteriale dhe angifungale, kështu që kombinimi i këtyre dy përbërjeve rezulton me një maskë pothuajse efikase për flokët në luftën kundër zbokthit. Përmbajtja acide e uthullës së mollës redukton qërimin dhe duke reduktuar kështu edhe shfaqjen e zbokthit.
Përdorni këtë maskë dy herë në muaj për të liruar nga zbokthi i pakëndshëm.
Çfarë ju nevojitet:
- 1 gotë xhel nga gjethet e freskëta të Aloe Verës
- 1 lugë mjaltë
- 2 lugë uthull molle
Si ta bëni: Përzieni të gjitha përbërjet në një enë dhe aplikoni maskën mbi skalpin dhe gjatë gjithë flokëve. Lëreni për 20 minuta dhe pastaj lareni me ujë të vakët.