Aloe Organic

Aloe Vera është përbërja popullore në produktet mjekësore dhe kozmetike. Për mijëra vite, Aloe Vera përdoret për lëndimet dhe dëmtimet e lëkurës. Aleksandri i Madh dhe Kristofor Kolumbo kanë përdorur Aloe Verën për shërimin e ushtarëve të plagosur. Mbretëreshat egjiptiane Kleopatra dhe Nefertiti kanë përdorur xhelin nga gjethja e Aloe Verës si pjesë e rutinës së tyre të rregullt të bukurisë.

Në gjethet e Aloe Verës gjendet një xhel i pasur me vitamina, minerale, aminoacide dhe antioksidantë. Përdorimi i kësaj përbërjeje të jashtëzakonshme – xheli nga gjethja e Aloe Verës së freskët, fytyrës suaj i mundëson përfitime të shumta, duke përfshirë edhe hidratimin e thellë të lëkurës, parandalimin e paraqitjes së lëkurës së thatë, uljen e skuqjes dhe acarimit, përmirësimin e elasticitetit, stimulimin e rigjenerimit dhe rinovimit të lëkuës, ngadalsimin e procesit të plakjes së lëkurës dhe paraqitjes së rrudhave dhe reduktimit të rrudhave të dukshme.

Megjithatë, pavarësisht përfitimeve të shumta të xhelit të Aloe Verës, shumë njerëz ende besojnë se lënia e Aloe Verës në lëkurën tuaj për një periudhë më të gjatë mund ta thajë atë.

A është sigurt lënia e xhelit të Aloe Verës në fytyrën tuaj gjatë natës?

 

Lexoni këtë artikull që të zbuloni.

A është sigurt që xheli i Aloe Verës ta lëni në fytyrën tuaj gjatë natës?

Përgjigja e shkurtër është: PO. Mund ta lëni xhelin e Aloe Verës në fytyrën tuaj gjatë natës. Aloe Vera është përbërje e butë, jo irrituese, e cila shumica e llojeve të lëkurës në përgjithësi mund ta tolerojnë.

Ka disa përbërje aktive, që ndihmojnë në përmirësimin e gjendjeve të ndryshme të lëkurës. Gjithashtu, këto përbërje janë të sigurta dhe të përshtatshme për lëkurën.

Megjithatë, mbani mend se periudha që është nevojshme që ta lëni xhelin e Aloe Verës në fytyrën tuaj, gjithsesi varet nga qëllimi juaj i aplikimit.

Ja disa rekomandime të përgjithshme:

  • Aloe Vera si maskë për fytyrën

Aloe Vera vepron në mënyrë të shkëlqyeshme për trajtimin e lëkurës së përflakur, të urritur ose lëkurës së stresuar. Aplikoni një shtresë të trashë në fytyrën tuaj. Lëreni atë që të veprojë 10-15 minuta para se ta shpëlani me ujë të vakët.

 

  • Aloe Vera për hidratim të thellë

Ky sukulent i jashtëzakonshëm tropikal është shumë i butë, i pasur me vitamine dhe minerale, i cili në mënyrë efikase dhe thellësisht hidraton lëkurën tuaj. Aplikoni një shtresë të hollë të xhelit të Aloe Verës në fytyrën tuaj dhe lëreni atë që të veprojë gjatë natës, siç e bëni atë me kremin tuaj të përditshëm të hidratimit.

 

  • Aloe Vera si trajtim i akneve

Aloe Vera vepron edhe te lëkura e ndjeshme dhe të prirur ndaj akneve. Aplikoni një sasi të vogël në zonën ku keni akne ose puçrra dhe lëreni atë që të veprojë gjatë natës. Në mëngjes lani.

Cilat janë përfitimet nga lënia e Aloe Verës në fytyrën tuaj gjatë natës?

Aloe Vera është lëndë ushqyese sa i përket trajtimit të lëkurës. Ofron përfitimet e mëposhtme:

  • Xheli i Aloe Verës së freskët ndihmon në qetësimin e skuqjes në fytyrën tuaj. Gjithashtu, mund ta përshpejtojë periudhën e shërimit të djegieve nga dielli dhe djegieve të tjera të shkallës së parë dhe të dytë.

  • Hidraton thellësisht lëkurën tuaj. Mukopolisakaridet ose zinxhirët e gjatë të molekulave të sheqerit, që lidhin lagështinë me lëkurën, ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës së butë dhe elastike në vend që të jetë e ngurtë dhe e fortë. Gjithashtu, aminoacidet ndihmojnë në shtrëngimin e poreve dhe zbutjen e qelizave të forta të lëkurës.

  • Aloe Vera përmban hidratues që përkrahin prodhimin dhe lirimin e kolagjenit dhe fijeve elastike. Kolagjeni është proteinë strukturore, që ndihmon në uljen e shenjave të dukshme të plakjes, siç janë rrudhat dhe linjat e holla. Elastina ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurë dhe rikuperimit pas çrregullimit.

  • Aloe Vera është e plotë me antioksidantë, që mund të ndihmojnë në shërimin e dëmtimeve nga dielli. Antioksidantët neutralizojnë radikalet e lira, siç janë molekulat që përmbajnë oksigjen dhe mund të shkaktojnë dëmtimin e qelizave dhe plakjen.

  • Ndihmon në shërimin e infeksioneve bakteriale dhe fungale. Polifenolet, grupi i oksidantëve, ndihmojnë në frenimin e rritjes së baktereve që shkaktojnë infeksione. Acidet yndyrore, siç janë lupeoli gjithashtu, kanë vetitë antiseptike dhe analgjetike.

  • Ka vetitë antiinflamatore, që mund ta reduktojnë dhimbjen, fryrjen dhe dhimbjen gjatë lëndimeve dhe plagëve. Hormonet, siç janë geberelinat dhe auksinat, ndihmojnë në shërimin e plagëve. Përmbajtja e kolagjenit në bimën, gjithashtu, ndihmon në përshpejtimin e tkurrjes së plagës dhe periudhës së shërimit.

  • Lënia e Aloe Verës në lëkurën tuaj gjatë natës, do t’ju mundësojë që të përfitoni maksimumin e përfitimeve të saj të mundshme. Megjithatë, qelizat e lëkurës suaj rinovohen dhe rigjenerohen gjatë natës. Kështu, aplikimi i xhelit të Aloe Verës gjatë natës do të ndihmojë në ringjalljen dhe rinovimin e lëkurës suaj, me qëllim që të mund të zgjoheni me një lëkurë të freskët dhe të ndritshme.

Aloe Vera paraqet trajtim efikas i problemeve të ndryshme të lëkurës. Megjithatë, cilësia e prodhimit të Aloe Verës ndikon drejtpërdrejtë mbi efikasitetin e tij.

Gjethet e Aloe Verës premium të freskëta të La vendita janë:

100% NATYRORE dhe nuk përmbajnë shije dhe ngjyra artificiale, si dhe konservues.

 

100% ORGANIKE dhe kultivohen dhe rriten në mënyrë organike me materiale natyrore dhe praktika bujqësore organike.

 

100% GJETHE TË ALOE VERËS, të korrura freskët.

 

100% ECO-FRIENDLY gjethet e Aloe Verës janë të mbjellura në mënyrë ekologjike dhe me respek të madh ndaj mjedisit jetësor dhe resurseve në dispozicion.

Vizitoni tonë E-SHITORE