Aloe Organic

Aloe Vera është bimë e njohur prej shekujve. Mund të aplikohet në mënyrë lokale mbi lëkurën, të konsumohet me ushqim dhe pije, madje edhe në formë të thatë. Gjedhet e lëngshme e Aloe Verës janë të plota me xhel të pastër, të tejdukshëm dhe të dendur, që përbëhet nga 99% ujë. Xhel përmban edhe 200 përbërje aktive si vitamina, minerale, aminoacide, lipide dhe sterole.

Aloe Vera është bimë shëruese që është njohur për vetitë antiseptike, antivirale dhe antibakteriale. Përdoret prej shekujve për trajtimin e problemeve të lëkurës, për qëllime shëndetësore dhe mjekësore. Kjo bimë e mrekullueshme natyrale ka shumë përfitime për lëkurën kur përdoret siç duhet.

A mendoni që të përfshini Aloe Verën në rutinën tuaj për kujdes të lëkurës?

Nëse përgjigja është PO, me rëndësi është që të dini si Aloe Vera mund të ndikojë mbi lëkurën tuaj.

Aloe Vera në të vërtetë vepron shumë mirë mbi lëkurën tuaj, por mund ta ndieni lëkurën pak të shtrënguar pas përdorimit – diçka që mund tju shqetësojë në fillim, veçanërisht nëse përdorni xhelin e Aloe Verës së freskët në fytyrën tuaj për herë të parë. Por, nuk keni nevojë që të shqetësoheni fare!

Xheli i Aloe Verës së freskët ka shumë përfitime për lëkurën tuaj dhe në vazhdim do të shpjegojmë edhe pse shkakton shtrëngimin e lëkurës suaj pas aplikimit.

Pse xheli i Aloe Verës e bën lëkurën tuaj që të ndihet e shtrënguar?

Kur aplikohet xheli i Aloe Verës së freskët drejtpërdrejtë mbi lëkurën mund ta ndihet si i shtrënguar ose ngjitës. Ai krijon shtresë mbrojtëse të lëkurës që ta bllokojë lagështinë dhe që ta mbrojë lëkurën, me qëllim të parandalimit të çdo kontaktit të jashtëm.

#1 – Aloe Vera posedon përqendrimin e lartë të ujit

Xheli i Aloe Verës së freskët në mënyrë natyrore përmban përqendrimin e lartë të ujit dhe kur uji avullon mund të shkaktojë që lëkur ajuaj të ndihet e shtrënguar. Xheli i Aloe Verës përmban më shumë se 200 materiale ushqyese aktive dhe përmban nga 99% ujë, që u ndihmojnë lëkurës suaj që të bëhet e pastër, e ushqyer dhe e butë.

# 2 – Aloe Vera është astringent

Aloe Vera është astringent i butë dhe për shkak se astringentët posedojnë vetinë për ta tërhequr ujin, ndihmon në largimin e lagështisë nga lëkura. Kur aplikoni xhelin nga gjethet e freskëta dhe të pastra të Aloe Verës drejtpërdrejtë mbi lëkurën tuaj, mund të shkaktohet ndjenjën e shtrëngimit. Efekti i kësaj, gjithashtu, ndihmon në shtrëngimin e poreve të lëkurës.

Cilat janë përfitimet e Aloe Verës për shtrëngimin e lëkurës?

  • Ndihmon në rregullimin e yndyrshmërisë së lëkurës

  • Ndihmon në luftën kundër plakjes

  • Në mënyrë natyrore thellësisht hidraton lëkurën

  • E zbardh lëkurën

  • Balancon tonin e lëkurës

  • Ndihmon gjatë shërimit të gërcishtjeve të lehta

Si Aloe Vera ndikon mbi lëkurën?

Kur përdoret në bazë të rregullt, xheli nga gjethet e freskëta të Aloe Verës ofron shumë përfitime për lëkurën tuaj:

  • Hidraton thellësisht lëkurën

Xheli i Aloe Verës ka vetitë higroskopike, që e bën atë të shkëlqyeshëm për hidratim, veçanërisht te personat me lëkurë të thatë. Bima Aloe Vera është një prej bimëve të rralla që mund të mbijetojë në klimat e lagështa për shkak të aftësisë së saj të absorbimit dhe mbajtjes së lagështisë nga toka dhe ajri. Aloe Vera hidraton thellësisht lëkurën tuaj pa lënë pamjen e lëkurës së yndyrshme.

  • Ndihmon në reduktimin e akneve

Vetitë antibakteriale dhe antiinflamatore e Aloe Verës reduktojnë bakteret, që shkaktojnë paraqitjen e akneve dhe ndihmojnë në qetësimin dhe kontrollin e akneve. Provat shkencore tregojnë edhe se mund t’u ndihmohet zonave të hiperpigmentuara. Xheli i Aloe Verës , gjithashtu, mund të ndihmojë në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme të lëkurës, siç janë ekzema dhe psoriaza.

  • Parandalon paraqitjen e rrudhave

Xheli i Aloe Verës së freskët, gjithashtu, parandalon plakjen, duke parandaluar paraqitjen e rrudhave dhe lëkurës së lirshme. Aloe Vera paraqet një antioksidant, që luftohet kundër radikaleve të lira, rrit prodhimin e kolagjenit dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës.

  • Zvogëlon shfaqjen e strijave

Si rigjenerues (kondicioner) natyral i lëkurës dhe për shkak të vetive shëruese, xheli i pastër dhe i freskët i Aloe Verës në mënyrë efikase minimizon paraqitjen e strijave.

  • Trajton djegiet nga dielli

Njerëzit me dekada përdorin xhelin nga gjethet e Aloe Verës për shërimin e djegieve të lehta nga dielli. Xheli i Aloe Verës është efikas në shërimin e plagëve dhe djegieve në shtresën epiteliale të lëkurës.

Si ta përdorni xhelin e Aloe Verës së freskët

Merrni një gjethe të freskët premium të Aloe Verës , lani gjethen paraprakisht dhe nxirrni xhelin nga pjesa e brendshme siç është përshkruar në këtë post SI DUHET TË NXIRRET NË MËNYRË TË RREGULLT XHELI NGA GJETHJA E Aloe Verës SË FRESKËT!

Gjethet tona të freskëta të Aloe Verës La Vendita janë organike, natyrale, ekologjikisht të pastra dhe nuk përmbajnë kimikalie të dëmshme. Nëse keni vendosur që të përdorni xhelin e Aloe Verës së freskët në rutinën tuaj për kujdes të lëkurës, më së mirë është që ta aplikoni në nivel lokal.

Nëse nuk keni përdorur paraprakisht xhelin e Aloe Verës së freskët, më së miri është që të filloni me përdorimin e një sasie të vogël në një vend të padukshme, me qëllim të testimit të reaksionit të lëkurës suaj.

Kur përdorni për herë të parë nga xheli i Aloe Verës së freskët, ekspertët këshillojnë që të aplikoni një sasi të vogël të xhelit të Aloe Verës në dorën ose këmbën tuaj për të parë si do të reagojë lëkura jua.

Si ta aplikoni xhelin e Aloe Verës së freskët mbi lëkurën tuaj?

Ekzistojnë mënyra të ndryshme në të cilat mund ta përdorni xhelin e Aloe Verës së freskët, me qëllim që të keni lëkurë të pastër dhe çehre të lëmuar.

  • Xheli i Aloe Verës së freskët mund ta aplikoni drejtpërdrejtë në lëkurën tuaj ose ta përdorni në kombinim me përbërjet e tjera natyrale si kokosi, vaj ulliri, mjalthë ose lëng limoni.

  • Për ti pastruar aknet, puçrrat ose për të kujdesin për lëkurën tuaj, mund të bëni një maskë tërësisht natyrale për fytyrën, duke përdorur xhelin e Aloe Verës së freskët.

Në postimet e tjera, do të gjeni shumë maska dhe rekomandime për maskat e fytyrës me xhel të Aloe Verës së dreksët, që mund t’i bëni vetë në shtëpi.

Vizitoni tonë E-SHITORE