Aloe Organic

3 Gjethja e Freskët Organike Premium e Aloe Verës

3.310 ден (Цена со ДДВ)

Gjethja e freskët e Aloe Verës në mënyrë natyrale përmban mbi 200 përbërje aktive, siç janë vitaminat, mineralet, enzimat, aminociadet, polisakaridet, sheqernat natyrale dhe përbërjet e tjera bioaktive.

Aloe Vera përforcon sistemin imunitar, tretës dhe kardiovaskular, posedon efekte dietike, ndihmon në largimin e toksiave, redukton nitratet dhe ndihmon në parandalimin e infeksioneve.

Është e pasur me vitaminat A, C, E dhe e grupit B, duke përfshirë vitaminën B12 dhe acidin folik. Xheli nga gjethja e freskët e Aloe Verës përmban 20 deri 22 aminoacide, që i nevojiten trupit të njeriut, 7 prej 8 atyre aesenciale të cilat trupi nuk mund t’i sintetizojë dhe duhet të konsumohen përmes ushqimit. Është i pasur me minerale, siç janë kalciumi, magnezi, natriumi, bakri, mangani, kaliumi, zinku, kromi dhe hekuri.

Përmban kolagjen dhe elastinë. Posedon efekte antioksiduese. Përmban edhe stimulusin e fuqishëm të sistemit imunitar – aloverozë ose acemanan, që është polisakaridi më i dobishëm për sistemin tretës.

Përveç kësaj, përdoret edhe për përdorim të jashtëm për hidratim të thellë lëkurës, përdoret kundër rrudhave, si dhe për trajtim të lëkurës gjatë djegieve, acarimeve dhe gjendjeve të ndryshme të lëkurës.

Çmimi përfshihen TVSH 18%

Out stock

Out of stock

Informacione të përgjithshme:

Aloe Vera paraqet një bimë mjekësore që përdoret për trajtimin e gjendjeve të ndryshme shëndetësore për mijëra vite. Gjethet e Aloe Verës (Barbadensis Miller) janë korrur nga bimët e pjekura të Aloe Verës, që rriten në mënyrë organike dhe eco-friendly në serra në Spanjë. Ato karakterizohen me madhësinë e tyre dhe sasinë e xhelit që gjendet në pjesën e brendshme të gjetheve të Aloe Verës, i cili përmban të gjitha vetitë ushqyese dhe përfitimet për të përdorur në ushqimin, për përdorimin e jashtëm dhe kozmetik. Me qëllim që t’i ruajtur vetitë e tyre dhe rruajtjes së freskësisë, gjedhet e Aloe Verës mblidhen menjëherë para konsumimit.

Gjethet e freskëta të Aloe Verës posedojnë vetitë qetësuese, antimikrobike, antiinflamatore, antioksiduese, afrodiziake, antihelmintike, antifungale dhe antiseptike, të cilat në mënyrë efikase mbështetin dhe përmirësojnë gjendjen e përgjithshme shëndetësore dhe promovojnë mënyrën e shëndetshme të jetës.

Cilësia e gjetheve të freskëta të Aloe Verës, La Vendita, u konfirmua edhe me certifikatë të Bashkimit Europian për bujqësi organike, ne certifikatë të CAAE për produkte orgnaike dhe certifikatë të Extremadura për ushqim dhe produkte organike. Përveç kësaj, kulturat e Aloe Verës janë mbështetur edhe me certifikatat Global Gap për Good Agricultural Practices.

Mënyra e përdorimit:

Prekni bazën dhe pjesën e sipërme të gjethes së Aloe Verës. Futni gjethen me bazën poshtë në një enë të thellë, për të kulluar aloinën. Prisni rreth 30 minuta dhe pastaj hiqni x.helin nga pjesa e brendshme e gjethes së Aloe Verës, duke hequr pjesën e gjelbër të gjethes (lëkurës).

Nëse përdorni xhelin për përdorim të jashtëm, xheli i freskët e Aloe Verës është i gatshëm për përdorim në kremra, maska ose për aplikim direkt mbi lëkurën. Mund ta aplikoni xhelin e freskët të Aloe Verës në mënyrë lokale për trajtimin e lëkurës suaj gjatë gjendjeve të ndryshme të lëkurës, si edhe për djegie. Aplikoni xhelin e freskët të Aloe Verës në mënyrë direkte mbi lëkurën tuaj.

Për konsumim si ushqim duhet të lahet me pak ujë dhe të lihet që të zhytet në ujë për të hequr aloinën.

Lani xhelin e Aloe Verës me ujë dhe lëreni atë që të zhytet në ujë nga 6 deri 12 orë. Mund ta konsumoni si ushqim. Shtoni copat e xhelit të Aloe Verës në lëngun tuaj, sallatat, lëngjet ose copëtoni xhelin dhe konsumoni lëngun nga gjethja e freskët të Aloe Verës.

Për të bërë lëng nga gjethet e Aloe Verës, përdorni 1 gotë lëng për çdo 2 lugë xheli të Aloe Verës. Shtoni cilado përbërje të tjera, siç janë pema dhe përdorni blender ose përpunues ushqimi për të përzierë pijen. Rekomandohet që të konsumohen rreth 50 ml të lëngut të Aloe Verës në nivel ditor.

Lexoni dis aprej recetave në BLOG-un tonë të ALOE VERA-s për të bërë një produkt shtëpiak për bukuri ose për konsum.

Copat e freskëta të Aloe Verës ruani në frigorifer, por më së miri është që t’i konsumoni sa më shpejtë që të jetë e mundur. Ju gjithmonë mund ta ruani xhelin e Aloe Verës në frigorifer dhe ta përdorni në të ardhmen.

Paketimi i produktit:

Gjethet e Aloe Verës janë mbrojtur me mbështjellës letre për ta parandaluar dëmtimin e tyre. Dorëzimi i gjetheve të Aloe Verës, të porositura në mënyrë elektronike, të cilat do të dorëzohen përmes partnerëve tanë të specializuar, janë paketuar në një kuti kartoni nga një gjethe të Aloe Verës organike premium.

Të dhëna teknike:

Një gjethe posedon cilësi të shkëlqyeshme dhe madhësi të jashtëzakonshme prej rreth 70-75 cm në gjatësi dhe 13-14 cm në gjerësi në bazën e saj. Pesha mesatare e secilës gjethe është më shumë se 1 kg.

Informacioni i rëndësishëm:

Ju lutemi, lexoni më shumë rreth kësaj në SI DUHET TË NXIRRET NË MËNYRË TË RREGULLT XHELI NGA GJETHJA E ALOE VERËS SË FRESKËT!

Detaje rreth produktit:

  • Gjethet e freskëta të Aloe Verës nga serrat – greenhouses në Spanjë – NE
  • Gjethja e Aloe Verës premium është e plotë me xhel të freskët të Aloe Verës
  • 100% Orgnaike
  • 100% Eco-friendly
  • 100% Natyrale
  • 100% Ushqim i shëndetshëm
  • Premium
  • E freskët
  • Aloe Vera posedon veti shëruese
  • Çdo gjethe është e korrur si e freskët, e pastruar dhe e paketuar për dorëzim
  • Nuk përdoren hormone të rritjes, pesticide ose kimikalie
  • Nuk është toksike dhe nuk ka efekte anësore

Përfitimet e Aloe Verës:

  • Përforcimi i sistemit imunitar
  • Mbrojtja dhe përmirësimi i sistemit tretës
  • Përmirëson qarkullimin
  • Super antioksidues
  • Ulja e kolesterolit LDL
  • Ulja e peshës dhe diabetit
  • Parandalim kundër plakjes
  • Ul nivelin e sheqerit në gjak
  • Redukton urthin
  • Përdoret në trajtimet e sëmundjes së Kronit dhe hiatus hernisë
  • Hidraton thellësisht lëkurën dhe parandalon shfaqjen e rrudhave
  • Ndihmon në trajtimin e plagëve dhe sëmundjeve të lëkurës
  • Redukton pllakën dentare

Përdorimi i rekomanduar i produktit:

  • Përdorim i brendshëm
  • Përdorim i jashtëm
  • Parandalim dhe përmirësim i gjendjes së përgjithshme shëndetësore
  • Kujdes për lëkurën tuaj
  • Kujdes për flokët tuaj
  • Dieta

Lloji:

Аloe Vera Barbadensis Miller Organic Certificate Number 15574/P and the Control organization ES-ECO-021-EX.

Weight3 kg
Dimensions70-75 × 13-14 cm