Aloe Organic

ÇFARË MUND TË BËJË ALOE VERA PËR JU?

Kujdesuni për veten dhe ushqeheni në mënyrë të shëndetshme me produkte natyrale dhe organike me pëqendrim më të madh të materieve ushqyese!

A e dini se mund ta përdorni xhelin e Aloe Verës për më shumë destinime përveç për djegiet nga dielli? Bima Aloe Vera është e njohur me vetitë e saj të shëndetshme, shëruese dhe thellësisht hidratuese dhe përdoret prej shekujsh për kujdes të lëkurës.

Aloe Vera paraqet produkt natyral, i cili sot ka shumë përdorime dhe përdoret në mjekësinë, industrinë kozmetike, ushqimore dhe farmaceutike, si dhe ka destinime të ndryshme në dermatologjinë.

Përfitimet e Aloe Verës mbështesin dhe përmirësojnë shëndetin tuaj të përgjithshëm, pa u fokusuar vetëm mbi një pjesë të trupit tuaj.


A e dini se mund ta konsumoni xhelin nga gjethet e freskëta të Aloe Verës në smoothie, sallata dhe/ose ta konsumoni në koktej dhe lëngje të tjera të shëndetshme dhe natyrale?

Nëse dëshironi ta përmirësoni imunitetin tuaj ndoshta do të dëshironi që të bëni koktej ose smoothie në shtëpi me xhelin e Aloe Verës ose lungun e Aloe Verës me ose pa pulpë ose nëse dëshironi një lëkurë të hidratuar dhe të pastër ndoshta edhe do ta bëni kozmetikën natyrale prej Aloe Verës.

Aloe Vera, zgjidhja juaj më e mirë për pije të shëndetshme jashtëzakonisht e pasur me lëndë ushqyese për rritje të energjisë dhe imunitetit!

Konsumimi i Aloe Verës rrit absorbimin (biodisponueshmëria) e vitaminave

Një hulumtim në kohën e fundit i realizuar nga Këshilli shkencor ndërkombëtar i Aloe (IASC), ka konfirmuar se Aloe Vera rrit nivelet e vitaminave C dhe E në qarkullimin e gjakut për më shumë se 200% kur konsumohet. Konsumimi i shtesave ditore vitaminoze me lëngun e Aloe Verës, në vend të ujit, mund të ndihmojë që të përmirësohet në mënyrë drastike biodisponueshmëria (shkalla e absorbimit) të suplementeve.

Hulumtimi në fjalë, gjithashtu, ka konfirmuar se Aloe Vera mund ta përmirësojë biodisponueshmërinë e vitaminave të tretshme në ujë dhe në yndyrna dhe ka efekt natyror të lirimit në kohë (u tregua se niveli i vitaminave mbetet i lartë për 24 orë).

Vetë gjethet e Aloe Verës përmbajnë mbi 200 përbërje aktive biologjike, siç janë vitaminat, mineralet, enzimat, aminoacidet, polisakaridet, sheqernat natyrale dhe përbërjet e tjera bioaktive me vetitë pastruese, antimikrobike, antiinflamatore, antioksiduese, afrodiziake, antihelmintike, antifungale dhe antiseptike, që në mënyrë efikase mbështesin dhe promovojnë mënyrën e jetesë së shëndetshme!

Përbërjet e pranishme në xhelin e Aloe Verës, gjithashtu, reduktojnë oksidimin lidhur me plakjen.

Në xhelin e gjetheve të Aloe Verës janë identifikuar rreth 75 përbërje aktive me efekte terapeutike. Gjithahtu, përmban 20 nga 22 aminoacidet që i nevojiten trupit të njeriut, 7 nga 8 asenciale që trupi nuk mund ti sintetizojë dhe duhet të konsumohen përmes ushqimit, minerale të shumta siç janë vitamina A, C, E, grupi B, duke përfshirë vitaminën B12 dhe acidin folik, përmban minerale siç janë kalciumi, magnezi, natriumi, bakri, mangani, kaliumi, zinku, kromi dhe hekuri.

Kur konsumohen në mënyrë të duhur, materiet esenciale ushqyese përforcojnë sistemin imunitar, reduktojnë nitratet, si dhe parandalojnë dhe përmirësojnë gjendjen e përgjithshme shëndetësore dhe më shumë.

Konsumimi i përditshëm i Aloe Verës është një prej gjërave më të mira që mund t’i bëni për shëndetin tuaj!

Konsumimi i Aloe Verës – Aloe Vera si ushqim

Përforcimi i sistemit imunitar

Aloe Vera në mënyrë natyrore përforcon imunitetin tuaj

Çdo ditë jemi duke ekspozuar ndaj mjediseve të plota me viruse, baktere dhe toksina, ndërsa sistemi imunitar është linja jonë e parë e mbrojtjes. Mbështetja e përditshme, efikase imunologjike kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme për shkak të ndryshimeve të vazhdueshme të mjedisit jetësor dhe baktereve me të cilat vazhdojmë që të takohemi. Sistemi imunitar i mirëmbajtur mund ti parandalojë sëmundjet e ndryshme lidhur me shëndetin. Aloe Vera është e pasur me mikronutriente, që ndihmojnë në luftën kundër radikaleve të lira brenda trupit, duke përforcuar kështu imunitetin.

A e dini faktin se Aloe Vera në mënyrë natyrore përforcon imunitetin? Çfarë e bën Aloe Verën kaq efikase?

Ka më shumë se 200 substanca aktive, që stimulojnë formimin dhe aktivitetin e qelizave imune, siç janë limfocitetet dhe makrofagët.

Aloe Vera përforcon imunitetin tuaj falë koktellit të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve. Përmban vitaminat A (beta-karoten), C dhe E, që janë antioksidantë dhe që neutralizojnë radikalet e lira brenda trupit. Përmban edhe vitaminën B12, acidin folik dhe kolinën. Siguron kalciumin, kromin, bakrin, selenin, magnezin, manganin, kaliumin, natriumin dhe zinkun. Aloe Vera në veten përmban edhe stimuluesin e fuqishëm të sistemit imunitar – aloverozë. Aloveroza ose acemanin është polisakaridi më i dobishëm për sistemin e tretjes.

Është konfirmuar se Aloe Vera mbështet imunitetin në mënyrë aktive…

Rritja e numrit të qelizave të bardha të gjakut: qelizat e bardha të gjakut funksionojnë 24/7 për ta mbrojtur trupin tonë. Kur ulet numri i qelizave, ato duhet të plotësohen në mënyrë të shpejtë. Për përbërjet e polisakarideve që përbëhen natyrore në Aloe Verën është treguar klinikisht se në mënyrë efikase rrisin numrin e qelizave të bardha të gjakut.

Përkrahja e biomit të shëndetshëm të zorrëve: Rreth 70% të sistemit tonë imunitar gjendet në zorrët. Me mbështetjen e biomit për barkun tonë me vitamina, minerale dhe enzima, që gjenden në Aloe Verën, ne po e mbrojmë vetën nga bakteret e dëmshme dhe sëmundjet.

Përmirësimi i mbështetjes antioksiduese: Molekulat e radikaleve të lira prodhohen si nënprodukt i proceseve normale metabolike. Nëse nuk kontrollohen, ato mund ta promovojnë rritjen e baktereve dhe dëmtimin e nivelit qelizor. Aloe Vera përmban antioksidantë të fuqishëm, që neutralizojnë aktivitetin e radikaleve të lira, reduktojnë stresin oksidativ dhe përforcojnë imunitetin.

Sigurimi i aminoacideve të domosdoshme: Të njohura si blloqe ndërtuese të proteinave, aminoacidet mbështesin funksionin e qelizave imune. Aloe Vera përmban 20 nga 22 aminoacidet e njohura, duke përfshirë shtatë nga tetë të identifikuara si të domosdoshme për trupin e njeriut. Trupi ynë nuk prodhon aminoacide esenciale dhe për shkak të kësaj duhet të plotësohen përmes ushqimit ose shtesave.

Aloe Vera me vite përdoret për trajtimin e SIDA-s, herpesit dhe viruseve të tjera, duke stimuluar sistemin imunitar dhe duke përforcuar mbrojtjen e trupit.

Mbrojtja dhe përmirësimi i sistemit të tretjes

Aloe Vera mbron dhe përmirëson sistemin tuaj tretës

Me qëllim të shmangies së problemeve tretëse, duhet të mirëmbahet flora e shëndetshme e zorrëve. Nutrientët e Aloe Verës ndihmojnë në stimulimin e baktereve të mira në zorrët dhe në mirëmbajtjen e ekuilibrit të zorrëve,që reflekton proporcionin e duhur ndërmjet baktereve të shëndetshme dhe të dëmshme.

Aloe Vera ndihmon në përmirësimin dhe shërimin e sistemit tretës, redukton dhimbjen dhe inflamacionin, si dhe rigjeneron indet. Posedon një efekt të fuqishëm, eliminon aciditetin dhe redukton parehatinë pas vakteve të bollshme. Redukton inflamacionin në pjesën e prekur dhe ndihmon në shërimin, me qëllim të tejkalimit të këtij lloji të parehatisë. Shumica e sëmundjeve janë lidhur me inflamacionin dhe ulcerat.

Gjithashtu, është konfirmuar se Aloe Vera paraqet një rigjeneruar të fuqishëm qelizor dhe mje efikas antiinflamator. Për shkak të kësaj, Aloe Vera paraqet një ilaç të shkëlqyeshëm natyral për njerëzit që vuajnë nga sëmundje gastrike, siç janë ulcera, sëmundja e Crohn-it, gastriti, sindromi i zorrës së trashë nervoze, hemorroidet dhe koliti.

Aloe Vera përmban tetë enzima specifike, që ndihmojnë në tretjen. Këto enzima ndihmojnë në tretjen e yndyrnave dhe sheqernave, që përmirësojnë absorbimin e materieve ushqyese dhe ndihmojnë në tretjen. Disa prej enzimave janë të njohura si proteaza dhe lipaza dhe detyra e tyre është që ta ndihmojnë tretjen dhe ta shpërbëjnë ushqimin.

Lëngu i Aloe Verës arrin rezultate efikase pas disa ditëve të konsumit te njerëzit që vuajnë nga divertikula dhe kanë nevojë për pastrimin e zorrës së trashë.

Përmirëson qarkullimin

Aloe vera përmirëson qarkullimin e gjakut

Aloe vera përmban beta sitosterolin, antigjen i njohur funksioni i të cilit është zgjerimi i rrjetit të ri të venave të vogla për të arritur në të gjitha pjesët e trupit dhe në këtë mënyrë ta përmirësojë qarkullimin e gjakut.

Gjithmonë rekomandohet mënyra e shëndetshme e jetës dhe ushqimi i balancuar. Ushtrimet e rregullta kardiovaskulare, siç është vrapimi, mbështetin shëndetin dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

Aloe vera ndihmon në përmirësimin e rezultateve si rezultat i ushqimit të shëndetshëm. Për rezultate më të mira, kombinoni Aloe verën dhe përbërjet që u treguan gjithashtu si efikase sa i përket përmirësimit të qarkullimit të gjakut, siç janë kurkuma, boronica e kuqe ose hudhra.

Super antioksidant

Aloe Vera ka veti antioksiduese

Antioksidanti i shkëlqyeshëm Aloe Barbadensis Miller është bima e vetme në botë që përmban aloverozën, një prej substancave më të fuqishme antoksiduese. Antoksidantët na ndihmojnë në luftën kundër plakjes së parakohshme, të shkaktuar nga dielli ose mosha.

Aloveroza ose acemanin është polisakaridi më i dobishëm për sistemin e tretjes. Sa përmbajtja e aloverozës në lëngun e Aloe Verës është më e madhe, aq më të fuqishme janë përbërjet që i përmban dhe aq më i madh është efikasiteti i tij.

Përqendrimi në ACEMANANS garancon cilësinë e produktit përfundimtar, ndërsa lëngjet La Vendita prej Aloe Verës përmbajnë 15 mbi nivelin minimal.

Acemanani i xjerrë nga gjethet e Aloe Vera barbadensis përmban vetitë antivirale, antineoplastike dhe të dobishme për disa çrregullimeve gastrointestinale. Është treguar acemanani posedon vetitë imunostimuluese (TNF), duke stimuluar prodhimin e interferonit.

Por, jo vetëm kaq, është konfirmuar se ushqimi i pasur me antioksidantë mund të ndihmojë në parandalimin e këncerit, por gjithashtu mund të parandalojë sëmundjet kardiovaskulare ose sëmundjen e Alzheimerit.

Ulja e kolesterolit LDL

Aloe Vera ul kolesterolin LDL

Në vitet e fundit, është bërë përparim i madh në hulumtin e Aloe Verës si trajtim i kolesterolit, veçanërisht për efektin e saj mbi reduktimin e  nivelit të kolesterolit LDL (lipoproteina me dendësi të ulët) dhe TG (triacilgliceride).

U tregua edhe si efikase në reduktimin, por edhe ta zëvendësojë me HDL-n (i ashquajturi kolesteroli i mirë).

Aloe Vera vepron si “pastruese”, duke liruar muret e enëve të gjakut, falë steroleve bimore, germaniumit, aloverozës, vitaminave, aminoacideve dhe enzimave.

Niveli i lartë i kolesterolit LDL lidhet me problemet kardiovaskulare, sepse nëse ka tepricë në gjakun, ai grumbullohet në muret e arterieve dhe ngushton pjesën e brendshme  (lumeni) të enëve të gjakut. Ky ngushti njihet si aterosklerozë.

Humbja e peshës dhe diabeti

Aloe Vera ndihmon në humbjen e peshës dhe ndihmon lidhur me diabetin

Përfitimet e Aloe Verës janë të shumta dhe secili mund ti shfrytëzojë falë lëngjeve të Aloe Verës dhe pijeve të detoksikimit.

Një prej përfitimeve, që na ndihmon në humbjen e pesës është fuqia e Aloe Verës për ta përshpejtuar metabolizmin tonë. Sipas studimeve të Healthline, përshpejtimi i metabolizmit rrit sasinë ditore të kalorive të djegura në trupin tonë.

Një hulumtim ka treguar se njerëzit që kanë pikë 100 ml të lëngut të Aloe Verës për tetë javë kanë reduktuar yndyrnat dhe peshën e tyre të trupit. Përveç kësaj, 79% kanë përmirësuar aftësinë e trupit për ta përdorur hormonin insulinë. Me përmirësimin e kontrollit të sheqerit në gjak, mund të shmangen rritje dhe rënie të cilat shkaktojnë rritjen e urisë.

Një studim tjetër nga viti 2013 të Universitetit Hardvard ka testuar 72 njerëz, që vuajnë nga paradiabeti dhe ka konstatuar se konsumimi nga 300 deri 500 ml të Aloe Verës dy herë në ditë, redukton në mënyrë të konsiderueshme nivelin e sheqeit në gjak.

Parandalimi kundër plakjes

Aloe Vera ndihmon në parandalimin kundër plakjes

Efekti i Aloe Verës kundër plakjes mund të përfitohet në tri forma: pini lëngun La Vendita prej Aloe Verës me ose pa pulpë, konsumoni xhelin nga gjethet e freskëta të Aloe Verës në smoothie, sallata, koktej ose pije të shëndosha ose aplikoni xhelin nga gjethet e freskëta të Aloe Verës në lëkurën tuaj.

Mbani mend se lëkura ushqehet nga ajo që ne e konsumojmë dhe pimë, me çrast përfitimet nga pija/smoothie mund të jenë po aq efektive si ato që aplikohen në lëkurën, ndërsa mund të arrijmë edhe rezultate më të mira derisa mbajmë mënyrën e shëndetshme të jetës dhe ushqimit të balancuar.

Çfarë i bën Aloe Vera lëkurës suaj që të duket e re dhe me shkëlqim?

Aloe Vera është rigjenerues i shkëlqyer qelizot, që vepron duke nxitur krijimin e qelizave të cilat japin formën dhe qëndrueshmërinë e lëkurës, duke stimuluar sintezën e elastinës dhe kolagjenit dhe në atë mënyrë duke kompensuar humbjen e tyre me moshën.

Gjithashtu, Aloe Vera është aktivizues i fuqishëm i sistemit imunitar, që mbron lëkurën tuaj nga bakteret (aknet) dhe patogjenet e tjera.

Aloe Vera është detoksifikues i shkëlqyeshëm dhe ushqen trupin tonë me vitamina, mineale, aminoacidet dhe enzima.

Përdorimi i jashtëm i xhelit nga gjethet e Aloe Verës

Bima Aloe Vera është e njohur dhe përdoret prej shekujve për shkak të vetive të saj të shëndetshme, shërruese dhe hidratuese për kujdes të lëkurës.

Aloe Vera është produkt fantastik për kujdesin e lëjurës. Nëse keni probleme me rrudha, Aloe Vera mund t’ju ndihmojë. Aloe Vera përdoret për përdorim të jashtëm për shkak të fuqisë së thellë hidratuese, reduktimit të rrudhave ekzistuese, si dhe parandalimit të paraqitjes së rrudhave të reja.

Gjithashtu, Aloe Vera rrit prodhimin e kolagjenit në lëkurën tuaj, me çrast ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Rrudhat paraqiten për shkak se lëkura jonë ka ndaluar me prodhimin e kolagjenit, i cili i ndihmon asaj që të mbetet e fortë. Aloe Vera është efikase në ruajtjen e nivelit të kolagjenit dhe elastinës, duke parandaluar plakjen e lëkurës.

Falë antioksidantëve, që gjenden në xhelin e Aloe Verës, mbrohet lëkura jonë edhe nga rrezet ultravjollce.

Ajo vepron në mënyrë rigjeneruese gjatë djegieve nga dielli (shkalla e parë dhe e dytë), plagëve më të vogla dhe të gjitha llojeve të acarimeve të lëkurës (radioterapia, depilimi, pickime nga insekte, akne, ekzemë…).

Aloe Vera për kujdes të përditshëm të fytyrës suaj

Të gjithë ata që kanë lëkurë të yndyrshme kanë më shumë gjasa që të vuajnë nga aknet në një moment të caktuar të jetës së tyre. Xheli i Aloe Verës, përveç që i pastron poret, ka edhe efektin e përhershëm që ngadalson fundërrimin e baktereve dhe me atë lehtëson edhe mirëmbajtjen e fytyrës suaj për një periudhë më të gjatë. Për shka të natyrës së saj antibakteriale, Aloe Vera në mënyrë të sukseshme ndihmon te puçrrat, ndërsa e minimizon edhe shfaqjen e njollave në lëkurën tuaj.

Aloe Vera përdoret në trajtimin e akneve

Nga mineralet e shumta, që gjenden në Aloe verën, zinku është një prej më të përdorurit në shtesat natyrale vitaminoze dhe produktet për kujdes të lëkurës, me qëllim që t’i ndihmojë lëkurës në reduktimin e njollave. Aloe Vera redukton sasinë e vajit natyral (sebum), që prodhohet nga lëkura dhe i cili nxis shfaqjen e parregullsive të lëkurës, siç janë “pikat e zeza” dhe “anket”, ndërsa gjithashtu, mund ta shërojë lëkurën e irrituar, të djegur ose të dëmtuar.

Disa studime sugjerojnë se formimi i akneve është për shkak të mungesë së zinkut. Aplikimi lokal i Aloe Verës dhe marrja në mënyrë orale mund t’ju ndihmojnë në lirimin e akneve tuaja.

Heqja e puçrrave me ndihmë të Aloe Verës

Aloe Vera posedon vetitë antiinflamatore, që zbusin inflamacionin e lëkurës dhe ndihmon në hapjen e poreve. Përveç kësaj, xheli i Aloe Verës përmban acidin salicilik dhe acidin beta-hidroksi, që tretin qelizat e vdekura të lëkurës dhe largojnë tepricën e sebumit, që fundërrohet në puçrrat. Vetëm pas disa javë të përdorimit, mund të vëreni më pak akne dhe lëkura juaj do të jetë më e pastër.

Aloe Vera thekson shkëlqimin natyral të lëkurës suaj

Aloe Vera përmban dhjetë minerale esenciale për kujdes të lëkurës suaj (jo vetëm për lëkurën e djegur). Këto minerale përfshijnë kalciumin, bakrin, magnezin, kaliumin, natriumin, kromin, hekurin, manganin, fosforin dhe zinkun.. Ato i japin lëkurës suaj më shumë shkëlqim dhe gjithë kjo bën Aloe verën të domosdoshme në kujdesin e përditshëm të lëkurës suaj.

Aloe Vera ndihmon në trajtimin e djegieve nga dielli në lëkurën tuaj dhe i trajton gërvishtjet e vogla

Aloe Vera prej kohësh përdoret si trajtim tradicional për djegiet. Vetitë qetësuese e Aloe Verës janë konfirmuar me një studim prej vitit 2013, që ka treguar se të anketuarit me djegie, që kanë përdorur xhelin e Aloe Verës, kanë treguar rezultate më të mira se ata që kanë përdorur krem me sulfadiazinë argjendi. Grupi i parë, gjithashtu, ka manifestuar shenja të shërimit dhe lehtësimit të dhimbjes më shpejtë se grupi i dytë.

Djegiet nga dielli mund ti trajtoni me xhelin nga gjethet e freskëta të Aloe Verës për ta lehtësuar dhe zvogëluar inflamacionin për shkak të vetive natyrale antiinflamatore të Aloe Verës. Komponentët bioaktivë mbështetin metabolizmin e karbohidrateve dhe lipideve, duke përshpejtuar rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar.

Me rëndësi është që të theksohet se Aloe Vera është e dobishme vetëm nëse vuani nga djegiet e diellit ose djegiet e lehta. Nëse keni ndonjë lëndim të rëndë që rezulton nga zjarri, më së mirë është së pari të kërkoni ndihmë mjekësor para se të përdorni ndonjë trajtim tjetër.

Aloe Vera siguron mbrojtjen nga rrezatime ultravjollce

Në një studim të publikuar në Phytotherapy Research, shkencëtarët e kampusit global të Universitetit Kjung Hi në Korenë e Jugit, kanë zbuluar se xheli i Aloe Verës siguron mbrojtje nga dielli edhe për foshnjat edhe për të rrituritm, si dhe se mbron lëkurën nga plakja si rezultat i ekspozimit ndaj diellit.

Një studim tjetër, të realizuar në Itali, ka treguar se Aloe Vera ndihmë edhe në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimi i terapisë me rrezatim. Pjesëmarrësit, që kanë aplikuar kremra hidratuese që përmbajnë Aloe verën, ka raportuar më pak efekte anësore në lëkurën pas trajtimeve të kryera për terapinë e rrezatimit kundër kancerit të gjirit.

A Aloe Vera ndihmon kundër plakjes?

Xheli i Aloe Verës përmban antioksidantë dhe përbërje për mbrojtje nga rrezet ultravjollce, që mund të parandalojnë dëmtimin afatgjatë të lëkurës dhe fotoplakjen. Për shkak të këtyre arsyeve, Aloe Vera mund të jetë e dobishme në kujdesin e përditshëm të lëkurës. Disa studim kanë treguar reduktimin e konsiderueshme të rrudhave të fytyrës dhe lëkurës së thatë vetëm pas tetë javëve të përdorimit.

Aloe Vera dhe kujdesi për flokët tuaj

Trendi i rritjes së produkteve tërësisht natyrale për kujdes personal tërheq vëmendje të madhe të kimikalieve, që përdoren në shampot dhe balsamet. Të gjitha përfitime nga xheli i Aloe Verës, që e bëjnë ideal për kujdes të lëkurës suaj, janë të shkëlqyeshme edhe për kujdes të flokëve tuaj. Vetitë antiinflamatore të xhelit të Aloe Verës qetësojnë kruajtjen e skalpit dhe reduktojnë zbokthin. Aloe Vera hidraton dhe zbut flokët tuaj dhe redukton nyjet, ngatërresat dhe majat e ndara, ndërsa njëkohësisht duke ushqyer edhe rrënjët.

Përmirëson fortësinë dhe pamjen e flokëve, duke verpuar në mënyrë hidratuese dhe duke u dhënë flokëve shkëlqim, si dhe duke e mbrojtur atë nga rrezet UV. Parandalon shfaqjen e zbokthit dhe posedon efekte qetësuese, duke reduktuar në këtë mënyrë kruajtjen, që rezulton nga zbokthi.

Lexoni më shumë për këtë bimë të shkëlqyeshme dhe për përdorimin e saj të brendshme dhe të jashtme në