Aloe Organic

Politika e dorëzimit të produkteve

Kjo Politikë i referohet dorëzimit të produkteve të porositura në mënyrë elektronike. Pas porositjes nga ana juaj, do të merrni një konfirmim për porosinë e kryer (invoice) dhe porosia hyn në statusin e përpunimit. Pas përpunimit të porosisë, në postën tuaj elektronike do të merrni njoftim mbi statusin e porosisë. 

Të gjitha porositë e kryera përmes platformës në internet AloeOrganic përpunohen gjatë orarit të punës, nga e hëna deri në të premtën. Pas përpunimit dhe konfirmimit të porosisë, do të dërgohet te shërbimi i korrierit për dorëzim. Afati i dorëzimit të dërgesës është 1-3 ditë pune. Të gjitha porositë, të kryera në ditën e së premtës pas orës 16 ose gjatë fundjavës, do të përpunohen në ditën e parë të punës pasuese.

Afati i dorëzimit

Dorëzimi kryhet në territorin e shtetit nga e hëna deri te e shtuna përmes partnerëve tanë të specializuar për dorëzim në adresën e shënuar në porosinë. Duhet të keni parasysh se në të dielat dhe festat zyrtare nuk kryejnë dorëzimin për shkak se edhe partnerët tanë të dorëzimit nuk punojnë.

Në territorin e Shkupit dhe rrethinën e tij:

  • në ditën e ardhshme e punës – për të gjitha porosi që do të realizohen në ditën e mëparshme të punës deri në orën 14.
 

Në territorin jashtë Shkupit:

  • 1-3 ditë pune.

Dorëzimi i dërgesave

Dorëzimi i produkteve të porositura kryhet në adresën e specifikuar në vetë porosinë. Nëse kompania distributore nuk arrin t’ju gjejë në adresën e specifikuar, do tju kontaktojë përmes telefonit në numrin që keni lënë gjatë krijimit të porosië dhe do të jeni në gjendje që t’i caktoni termin dhe adresën e dorëzimit. Nëse korrieri nuk ka arrin që tju gjejë edhe gjatë përpjekjes së dytë, dërgesa do të kthehet në AloeOrganic. Për shkak të kësaj, është shumë me rëndësi që gjatë porositjes të lini të dhëna të sakta dhe numër telefoni të saktë. Ato përdoren vetëm gjatë dorëzimit të dërgesës. Pasi dërgesa do të kthehet , do të kontaktoheni lidhur me arsyen e mospranimit të porosisë, me mundësi të rinegocimit të dorëzimit.

Me qëllim të lehtësimit të procedurës së dorëzimit të produktit, siguroni ndonjë person që do të jetë i pranishëm për marrje/pranim të porosisë në adresën që keni specifikuar gjatë porositjes përmes internetit. 

Gjatë pranimit të produktit, blerësi detyrohet ta kontrollojë numrin e saktë të produkteve të dorëzuara, si dhe ti kontrollojë ato lidhur me dëmtimet e mundshme gjatë transportit (pranimi sasior dhe cilësor). Produktet zëvendësohen sipas kushteve të përcaktuara me Ligjin e Mbrojtjes së Konsumatorëve. Nëse ka devijim nga ajo që është porositur, përkatësisht ka nevojë nga reklamacion, blerësi duhet ta informojë menjëherë shitësin lidhur me të, duke thirur numrin e telefonit (+389) 70 211 443ose përmes postës elektronike  contact@aloeorganic.mk

Nëse gjithçka është në rregull me dërgesën, merrni dërgesën dhe nënshkruani dokumentet lidhur me pranimin e dërgesës, të cilat korrieri do t’ju japë. 

Nëse dëshironi ta merrni vetë porosinë, ju lutemi që gjatë kryerjes së porosisë në seksionin e shënimit të specifikoni MARRJA PERSONALE.

Për marrjen personale të porositjes, mund të na vizitoni në hapësirat tona në Bul. Video Smilevski Bato nr.2A lok.9, Shkup çdo ditë pune në periudhën prej orës 08 deri në orën 16 ose na kontaktoni në numrin e telefonit (+389) 70 211 443 ose në postën elektronikecontact@aloeorganic.mk

Çmimi i dorëzimit

Produktet do të dorëzohen përmes partnerëve tanë të dorëzimit në afresën që e keni specifikuar në porosinë sipas kushteve të mëposhtme:

Vlera e porosisë

Shpenzim për dorëzim

nën 3.000 den

150 den

mbi 3.000 den

falas

Dorëzimi i produkteve kryhet deri në derën e blerësit ose deri në hyrjen e objektit banësor.

Politika dhe kushtet lidhur me çmimet dhe produktet

Çmimet e të gjitha produkteve në faqen tonë të internetit www.aloeorganic.mk janë me 18% TVSH të llogaritur. ALOE ORGANIC mban të drejtën për ndryshimin e çmimeve, në përputhje me politikën e kompanisë, pa u njoftuar konsumatorëve. Korrigjimi i çmimeve nuk do të kryhet nëse porosia është e pranuar. Blerësi detyrohet ta paguajë çmimin e ofruar në momentin e kryerjes së porosisë, pavarësisht faktit që çmimi mund të ndryshohet ndërkohë.

Me hyrjen e vetë në www.aloeorganic.mk  dhe gjatë porositjes së produkteve, ju pajtoheni se i pranoni kushtet e cekuara në Politikat tona të shfrytëzimit të sistemit të tregtisë elektronike. 

Pranimi i kushteve

Me konfirmimin e porosisë, duke klikuar mbi butonin KONFIRMO, Pajtoheni me kushtet e dorëzimit.

Data e publikimit të politikës së dorëzimit

Këto rregulla të dorëzimit hyjnë në fuqi nga muaji qershor i vitit 2023. ALOEORGANIC mban të drejtat për ndryshimin e këtyre politikave dhe kushteve në çdo kohë, ndërsa ndryshimet do të publikohen në faqen e internetit www.aloeorganic.mk

Na kontaktoni

Për të gjitha pyetje lidhur me porosinë tuaj, mund të na kontaktoni duke përdorur detajet e mëposhtme:

Posta elektronike (e-mail): contact@aloeorganic.mk

Telefoni kontaktues:+389 70 211 443