Aloe Organic

Një prej përfitimeve kryesore të xhelit të Aloe Verës është hidratimi i lëkurës suaj. Ky përfitim është jashtëzakonisht i rëndësishëm veçanërisht gjatë ditëve të ftohta të dimtri. Xheli i Aloe Verës ka edhe vetitë antioksiduese edhe antibakteriale. Ky gjithsesi është një përfitim i shkëlqyeshëm, sepse kjo do të thotë se sa më shumë hulumtoni lidhur me këtë bimë, aq më shumë do t’ju pëlqejë dhe do të dëshironi që të mësoni si ta përfshini në rutinën tuaj të përditshme të bukurisë.

Në vazhdim, disa mënyra se si xheli i Aloe Verës së freskët të bëhet pjesë e përditshmërisë suaj.

Pastrimi i grimit me ndihmë të Aloe Verës

Nuk është aspak i ashpër për lëkurën tuaj si shumica e mjeteve për pastrimin e grimit. Në vend të kësaj, Aloe Vera do ta hidratojë fytyrën tuaj duke hequr maskarën më të rëndë, pa e dëmtuar lëkurën tuaj.

Kujdesi i përditshëm i lëkurës me xhel të Aloe Verës së freskët

Xheli i Aloe Verës së freskët është i shkëlqyeshëm për shkak se përmirëson dhe rinovon lëkurën tuaj. Nëse lëkura juaj vuan nga djegiet nga dielli ose plakët e akneve, kjo është diçka që ju duhet patjetër.

Toniku i fytyrës ka tendencë që ta thajë lëkurën tuaj

Xheli i Aloe Verës së freskët do tju ndihmojë në shtrëngimin e poreve pa e tharë fytyrën tuaj. Madje, edhe do ta shtojë hidratimin e lëkurës suaj.

Maska për fytyrën prej xhelit nga gjethet e Aloe Verës së freskët

Pavarësisht se cilin lloj të lëkurës e keni, p.sh., lëkura e thatë, e yndyrshme ose e ndjeshme, lëkura juaj do të hidratohet dhe do të bëhet me shkëlqim.

Xhel i vetullave

Xheli i Aloe Verës mund të përdoret shumë lehtë si xhel i vetullave nëse aplikoni në furçën tuaj të maskarës. Pas lyerjes së vetullave, ato do të mbeten në vend gjatë gjithë ditës. Shumë gra thonë se kjo mënyrë i mban vetullat e tyre në mënyrë më të mirë sesa çdo produkt tjetër që ndonjëherë kanë përdorur dhe gjithashtu, nuk është aspak i yndyrëshëm. Nëse dëshironi vetullat tuaja të duken më të plota, atëherë ju jeni me fat, sepse Aloe Vera aështë e njohur me faktin se stimulon rritjen e flokëve.

Sprej për fiksimin e grimit prej xhelit të Aloe Verës së freskët

Ky sprej natyral jo vetëm që do ta mbajë grimin tuaj gjatë gjithë ditës, por do ta kontrollojë edhe shkëlqimin, do ta parandalojë irritimin e lëkurës suaj dhe do ta bëjë më të butë dhe të lëmuar gjatë prekjes.

Piling i lëkurës

Për t’i hequr qelizat e vdekura nga fytyra juaj dhe për ta hequr papastërtinë nga poret, pilingu i lëkurës është veçanërisht i rëndësishëm. Xheli i Aloe Verës jo vetëm që paraqet mjet pastrimi, por është i pasuruar edhe me vetitë antibakteriale. Këto veti janë të rëndësishme për shpërlarjen e butë të papastërtive nga poret tuaja.

Njolla të zbehta, njolla të errëta dhe plagë të akneve

Xheli i Aloe Verës së freskët vepron te të gjitha këto gjendje, sepse posedon vetitë antibakteriale, astringente, antiinflamatore dhe antiseptike. Kombinimi me përqendrimin e lartë të lagështisë bën xhelin e Aloe Verës efikas në parandalimin e paraqitjes së njollave të zbehta, të errëta dhe plagëve të akneve në lëkurën tuaj.

Vizitoni tonë E-SHITORE