Aloe Verës në mënyrë trajton problemet e lëkurës
Skuqje, djegie nga dielli, inflamacion, kruajtje. Lëkura juaj mund të kalojë disa ndryshime dramatike në jetën tuaj, por për fat të mirë, përmirësimi i këtyre problemeve nuk duhet gjithmonë të jetë në shishe me 20 përbërje, që ndonjëherë nuk mund t’i shqiptoni. Ndoshta është koha të ndaloni ta përdorni balsame të shrenjta dhe të filloni që të përdorni diçka natyrale dhe qetësuese, siç është xheli nga gjethet e Aloe Verës së freskët? Deri më tani, ndoshta nuk kemi njohuri se xheli i Aloe Verës së freskët trajton më shumë se djegiet nga dielli pas një periudhë të gjatë në plazh. Ajo që mund ta bëjë xhelin e Aloe Verës së freskët mund t’ju habisë!
Në vazhdim, mësoni më shumë për efikasitetin e tij në trajtimin dhe zbutjen e simptomave të skuqjes dhe problemeve të tjera të lëkurës, kështu që herën e ardhshme kur do të vëreni skuqje ose lëkurë të irrituar, mund të shfrytëzoni vetëm një përbërje – xheli nga gjethet e Aloe Verës së freskët.
Çfarë është xheli i Aloe Verës?
Xheli i Aloe Verës është përbërje e freskët dhe e pastër, që gjendet në pjesën e brendshme të gjethes së Aloe Verës. Ky sukulent ka një histori të gjatë të shfrytëzimit për qëllimet mjekësore, që nga Egjipti i lashtë.
Nga studime që merren me trajtimin e djegieve nga dielli deri në ngadalësimin e mundshëm të përhapjes së kancerit të gjirit, hulumtuesit sapo që kanë filluar për të hulumtuar përfitimet e Aloe Verës dhe produktet e saj të shumta.
Cilat janë përfitimet e Aloe Verës?
Është treguar se Aloe Vera ofron përfitime për lëkurën edhe atë:
- Rritja e hidratimit
- Reduktimi i inflamacionit
- Ndihma gjatë shërimit më të shpejtë të plagëve
Cilat përbërje dhe sëmundje të tjera mund të trajtohen me xhelin e Aloe Verës së freskët?
Vetitë shëruese të Aloe Verë për shërimin e plagëve dhe për reduktimin e inflamacionit e bëjnë atë të dobishme për çdo lloj të problemeve të lëkurës.
Psoriazë
Psoriaza është sëmundje autoimune e lëkurës që përshpejton ciklin e rritjes së qelizave të lëkurës që shkakton njolla të ngritura, të fryra të lëkurës për shkak të inflamacionit. Hulumtimet tregojnë se xheli i Aloe Verës së freskët mund ta zvogëlojë inflamacionin dhe të ndihmojë në përmirësimin e sistmit imunologjik.
Për shkak se psoriaza mund të shkaktojë kruarjen e fytyrës deri në gjakderdhje, xheli i Aloe Verës jo vetëm që ndihon në lehtësimin e kruajrjes, por u treguar se ndihmon edhe në shërimin e plagëve të lëkurës së dëmtuar për shkak të kruarjes.
Ekzemë
Ekzma, e quajtur gjithahstu edhe dermatiti atopik, është gjendje kronike e lëkurës, që shkaktojë irritimin e njollave të lëkurës, që ndonjëherë shkakton pjesë të çara të lëkurës. Trajtimet synojnë që ta ndihmojnë mirëmbajtjen e hidratimit të lëkurës, reduktimin e inflamacionit dhe parandalimin e infeksioneve të lëkurës.
Për shkak se xheli i tejdushëm i Aloe Verës së freskët ka vetitë natyrale antibakteriale dhe hidratuese, mund ta përdorni për hidratimin e lëkurës suaj dhe kjo mund të ndihmojë që të ulet rreziku nga ekzema. Vetitë shëruese të Aloe Verës mund të ndihmojnë që lëkura e dëmtuar të shërohet më shpejt. Edhe pse nuk është treguar se Aloe Vera trajton ekzemën, përvojat individuale dhe hulumtimet mbi vetitë shëruese të xhelit të Aloe Verës tregojnë se ai mund të jetë efikas në reduktimin e simptomave të ekzemës.
Djegiet nga dielli
Kur trupi ynë është i ekspozuar ndaj rrezeve UV të diellit, krijon më shumë melaninë për t’u mbrojtur. Melanina është pigment natyral i lëkurës që i jep ngjyrë. Sa më shumë melaninë prodhon lëkura jonë, aq më shumë mund të errësohet, por kjo mbrojtje kufizohet dhe zakonisht rezulton me djetiet nga dielli. Çdo pjesë e trupit tonë, që ekspozohet ndaj diellit mund të digjet, duke përfshirë buzët, dytë, lëkurën e kokës dhe veshët. Mund të merrni djegie në një ditë me re ose nëse mbani rroba të holla. Për të gjitha këto situata, xheli i Aloe Verës së freskët mund të na përmirësojë ditën.
Përfitimet nga xheli i Aloe Verës së freskët për shërimin e djegieve janë më të njohura. Akademia amerikane e dermatologjisë tregon se Aloe Vera është një prej mënyrave më të mira në shërimin e djegieve nga dielli. Është treguar se xheli i Aloe Verës ndihmon në shërimin e djegieve të shkallës së parë dhe së dytë, ndërsa shkalla e dytë përfshin paraqitjen e fshikëzave, flluskave, ënjtjes dhe skuqjes. Xheli i Aloe Verës është antibakterial dhe ndihmon në parandalimin e qërimit të lëkurës pas ekspozimit të tepërt në diell. Gjithashtu, Aloe Vera posedon vetitë antiinflamatore dhe përmbajtjen e lartë të ujit, që ndihmon në hidratimin e thellë të lëkurës suaj.
Akne
Aknet janë gjendje e zakonshme e lëkurës, që shkaktohet nga poret e bllokuara, puçrrat, cistat dhe lezionet e tjera të lëkurës, që ndonjëherë mund të jenë shumë të dhimbshme dhe të duken shumë keqe. Aloe Vera mund të ndihmojë edhe në trajtimin e kësaj gjendje të lëkurës. Zinku, minerali thelbësor që gjendet në Aloe Verën, është një prej përbërjeve më të shfrytëzuara në shtojcat natyrale vitaminoze dhe produktet për kujdes të lëkurës, që ndihmojnë në trajtimin e akneve dhe përmirësimin e njollave të akneve.
Xheli nga gjethet e Aloe Verës së freskët redukton sasinë e vajit natyral (sebum), që lëkura e prodhon, duke ndihmuar në atë mënyrë parandalimin e një prej arsyeve themelore të paraqitjes së akneve. Mund të merrni Aloe Verë në mënyrë orale – Lëngu La Vendita Aloe vera, me ose pa pulpë, mund ta përdorni xhelin nga gjethet e Aloe verës së freskët në pije ose ta përdorni në mënyrë lokale në luftën kundër akneve.