Aloe Organic

Aloe Vera është sukulent i lëngshëm që përdoret me shekuj për shkak të vetive të tij shëruese. Shumica e njerëzve e njohin atë për shkak të aftësisë së Aloe Verës që të ndihmojë në përshpejtimin e prerjeve dhe plagëve, si dhe për shkak të përfitimeve të Aloe Verës në produktet e shëndetit dhe bukurisë. Nëse dëshironi ta ulni peshën tuaj trupore, Aloe Vera mund t’ju ndihmojë.

Në kohët e fundit, Aloe Vera paraqet një përbërje që përbën bazën e shumë shtojcave të tjera, lëngjeve dhe pijeve për humbjen e peshës. Bima Aloe Vera është e pasur me materie ushqyese dhe ka përbërje aktive që mund të ndihmojnë në humbjen e peshës dhe njëkohësisht ta përmirësojnë cilësinë e flokëve dhe lëkurës suaj.

Nëse jeni të interesuar për të mësuar më shumë se si Aloe Vera mund tju ndihmojë në uljen e peshës trupore, lexoni artikullin në vazhdim.

Në këtë artikull, do ti shqyrtojmë përfitimet nga përdorimi i Aloe Verës në uljen e peshës trupore.

Përfitimet e Aloe Verës në uljen e peshës trupore

Ja disa prej përfitimeve të shumta nga përdorimi i Aloe Verës për uljen e peshës trupore:

Detoksikimi i organizmit: xheli i Aloe Verës përmban acemanan, karbohidrat të përbërë, që përshpejton aftësinë e qelizave për ti absorbuar materiet ushqyese, duke ushqyer dhe detoksifikuar ato. Aloveroza ose acemanani është polisakaridi më i dobishëm për sistemin tretës. Sa përmbajtja e aloverozës në lëngun e Aloe Verës është më e lartë, aq më të fuqishme janë përbërjet që i përmban dhe aq më i madh është efikasiteti i saj. Produktet tona La Vendita përmbajnë 15 herë më shumë se përmbajtja minimale e aloverozës.

Përshpejton metabolizmin: me përshpejtimin e metabolizmit, trupi juaj harxhon më shumë yndyrë. Vitamina B, që gjendet në Aloe Verën, ndihmon në shndërrimin e yndyrnave të ruajtura në energji, që ndihmon në uljen e peshës.

Vetitë antiinflamatore: Aloe Vera është e pasur me antioksidantë dhe ndihmon në luftën kundër inflamacionit në trup. Ushqimi i pasur me antioksidantë, gjithashtu, ndihmon në uljen e peshës.

Redukton mbajtjen e ujit: për shkak se Aloe Vera mund të ketë efektin laksativ, mund të ndihmojë edhe në luftën kundër mbajtjes së ujit.

Ndihmon tretjen: rritja e peshës trupore shpesh është në lidhje me shëndetin e keq tretës. Aloe Vera përmban tetë enzima specifike, që ndihmojnë tretjen. Këto enzima ndihmojnë në tretjen e yndyrnave dhe sheqernave, që përmirësojnë absorbimin e materieve ushqyese dhe ndihmojë tretjen.

Zemra e shëndetshme: Aloe Vera lufton kolesterolin dhe ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak. Xheli i Aloe Verës u tregua edhe si efikas edhe në reduktimin dhe madje zëvendësimin e tij me HDL (kolesteroli i mirë). Aloe Vera vepron si “pastrues”, duke liruar muret e enëve të gjakut, falë steroleve bimore, germaniumit, aloverozës, vitaminave, aminoacideve dhe enzimave.

Si duhet ta konsumoni Aloe Verën për uljen e peshës trupore

Ekzistojnë disa mënyra për të konsumuar Aloe Vera, me qëllim të ndihmës gjatë uljes së peshës suaj. Me rëndësi është që të dini se duhet të konsumoni xhel nga gjetha e Aloe Verës së freskët ose lëngu i Aloe Verës në sasi të vogla, për të shmangur efekte të padëshiruara.

Nëse keni probleme të shpeshta me diarren, ndoshta për ju më mirë është që të shmangni konsumimin e Aloe verës, ndërsa nëse vendosni që të konsumoni dozën e përshkruar, konsultohuni me mjekun tuaj.

Gjetha e Aloe Verës ka tri pjesë – shtresa e jashtme (lëkurë), aloina ose lateksi dhe xheli i pastër.

Mund ti përdorni edhe shtresën e jashtme, kur bëhet fjalë për produktet organike dhe natyrale. Aloe Verës që është i pasur me 200 përbëje aktive biologjike, siç janë vitaminat, mineralet, enzimat, aminoacidet, polisakaridet, sheqernat natyrale dhe përbërjet e tjera bioaktive. Ata kane vetitë antimikrobike, antiinflamatore, antioksiduese, afrodiziake, antihelmintike, antifungale, antiseptike si dhe vetitë për detoksifikimin e organizmit që mbështetin në mënyrë efikase dhe promovojnë mënyrën e jetesës së shëndetshme!

Xheli i Aloe Verës së freshkët mund të ketë shijen e ëmbël ose e hidhur, kështu që është më e lehtë që të konsumohet nëse përzieni me frutat, lëngun ose perimet tuaja të preferuara. Mund ta përdorni xhelin ose lëngun e Aloe Verës në recetat tuaja për pije, sallata, kokteje ose lëngje perimesh. Gjithashtu, mund ta përzieni me ujë të ngrohtë ose lëng limoni dhe të shtoni disa pika mjalthë për shije më të ëmbël.

Mos harroni që ta hiqni shtresën e Aloinës – lateksit. Lani xhelin me ujë dhe lëreni që të zhytet nga 6 deri 12 orë, për ta hequr pjesën tjetër të aloinës – lëngu i verdhë.

 

The skin can also be added to salads. To soften the skin after slicing and washing, soak them in water for 10-30 minutes before using.

 

Si ta nxirrni në mënyrën e duhur xhelin nga pjesa e brendshme, në mënyrë të detajuar lexoni postin SI DUHET TË NXIRRET NË MËNYRË TË RREGULLT XHELI NGA GJETHJA E Aloe Verës SË FRESKËT!

Efekte të padëshiruara të Aloe verës

Disa efekte të padëshiruara janë në lidhje me konsumin e Aloe verës. Disa prej tyre janë:

Problemet tretëse janë efekti më i shpeshtë i padëshituar. Aloe Vera ndonjëherë vepron si laksativ, që mund të shkaktojë ngërçe në bark dhe diarre. Përdorimi i tepërt mund të shkaktojë çekulibër të elektroliteve dhe dehidratimit.

Mund të ndikojë mbi absorbimin e disa ilaçeve. Kjo do të thotë se nëse merrni disa ilaçe ose keni ndonjë gjendje shëndetësore, konsultohuni me mjekun tuaj para se të filloni me konsumin e Aloe Verës.

Konsumi i Aloe Verës lidhet me nivelin e sheqerit në gjak. Është treguar se Aloe Vera mund ta ulë nivelin e sheqerit në gjak, gjë që mund t’ju vë në rrezik të hipoglikemisë nëse konsumohet shumë dhe në sasi të mëdha.

Vizitoni tonë E-SHITORE