Pse njerëzit përdorin Aloe Verën për ta bërë mjetin e dezinfektimit të duarve?
Për shkak të pandemisë COVID-19, shumë njerëz kanë pyetur veten lidhur me përfitimet e Aloe Verës. Kërkesa e madhe e mjeteve të dezinfektimit e ka bërë Aloe Verën një alternative tërheqëse për shkak të karakteristikave (vetive) të saj shëruese.
Çështja që imponohet është pse na duhet Aloe Vera nëse alkooli është përbërja kryesore për vrasjen e bakterive. Mjetet për dezinfektimin e duarve janë antibakteriale.
Në këtë artikull, do të shqyrtojmë si prodhohet mjeti dezinfektues me Aloe Vera, çfarë përbërë përdoren, si përzihen ata së bashku dhe si ta aplikoni atë.
Pse Aloe Vera është përbërja e mirë për dezinfektimin e duarve?
Kur e bëni vetë mjetin dezinfektues të duarve me Aloe Vera, do të dëshironi që ta shfrytëzoni në proporcion 2:1 të Aloe Verës dhe alkoolit. Alkooli nevojitet që të vriten bakteret.
Pyesni veten pse, në atë rast na nevojitet edhe Aloe Vera?
Në mjetin dezinfektues të duarve, përfitimet qetësuese të Aloe Verës janë të rëndësishme. Alkooli mund të bëhet i ashpër, kështu që kur përzieni me Aloe Verën, ka më pak gjasa që ta acaroni lëkurën tuaj.
Gjithashtu, ka edhe një përfitim shtesë dhe kjo është që alkooli të zgjasë më gjatë, që do të thotë se mund t’i shfrytëzoni të njëjtët përbërje që të vritni më shumë baktere.
Edhe pse mund të përdorni edhe përbërje të treta në mjetin dezinfektues të duarve për ti krijuar aromën e preferuar, si p.sh., vaji esencial ose eukalipti, pa alkool nuk mund t’i vrisni bakteret dhe të siguroni mbrojtjen e duarve tuaj.
Pse mjeti dezinfektues i duarve është i rëndësishëm?
Pse njerëzit i blejnë mjetet dezinfektuese të duarve dhe pse i prodhojnë vetë?
Me aplikimin e mjetit dezinfektues në duart tuaja mund ta zvogëloni kohën që duhet ta kaloni në banjën. Gjithashtu, nëse jeni në publik, ndoshta nuk keni mundësi gjithmonë që të shkoni në tualet për t’i larë duart.
A Aloe Vera vret bakteret?
Jo, Aloe Vera nuk është agjent antibakterial dhe kjo është gjë e rëndësishme në luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe baktereve të tjera.
Edhe pse mënyra kryesore e transmetimit të COVID-10 është nga një personi në një person tjetër, bakteret mund të jetojnë edhe me ditë në disa sipërfaqe.
Alkooli në mjetet dezinfektuese duarve ui siguron karakterstikat antibakteriale që të ndihmojnë në luftën kundër COVID-10 dhe baktereve të tjera.
Megjithatë, përdorimi i zgjatur i alkoolit mund ta thajë dhe potencialisht ta dëmtojë lëkurën dhe për shkak të kësaj, ne përkrahim përdorimin e Aloe Verës si përbërje të xheleve dhe lëngjeve dezinfektuese.
Vetitë e saj hidratuese dhe freskuese garantojnë se nuk do të luftoni kundër COVID-19 dhe baktereve të tjera në dëm të lëkurës së duarve tuaja.
Në vazhdim, lexoni lidhur me faktin si të bëni një mjet dezinfektues duarsh me Aloe Vera.
Çfarë tjetër ju nevojitet që të bëni mjet dezinfektues duarsh?
Aloe Vera nuk është përbërja e vetme që do ta shfrytëzoni.
Përdorni xhel nga gjethet e freskëta të Aloe Verës. Aloe Vera është përbërja kryesore për hidratimin e lëkurës suaj për shkak të vetive të saj shëruese.
Gjithastu, ju nevojitet edhe alkool izopropil. Me rëndësi është që përmbajtja e alkoolit duhet të jetë minimum 60% që të jetë efektive gjatë shkatërrimit të baktereve dhe mikrobeve. Mos e holloni alkoolin. Sa përmbajtja e alkoolit është më e lartë, aq më mirë.
Mund të shtoni edhe disa pika të vajit esencial të livandos, pemës së çajit, eukaliptit, mentës ose të ndonjë vaji esencial tjetër të preferuar. Edhe pse nuk janë të domosdoshme, ato do t’ia japin mjetit tuaj dezinfektues aromën e preferuar.
Si të bëni mjeti dezinfektues duarsh?
Prisni gjethen dhe hiqni aloinën (lëngu i verdhë) dhe shfrytëzoni xhelin që gjendet brenda.
Si ta nxirrni në mënyrën e duhur xhelin nga pjesa e brendshme, në mënyrë të detajuar lexoni postin SI DUHET TË NXIRRET NË MËNYRË TË RREGULLT XHELI NGA GJETHJA E Aloe Verës SË FRESKËT!
Për ta bërë mjetin dezinfektues të duarve prej Aloe Verës, në proporcion 2:1 përzieni alkool izopropil dhe xhel i Aloe Verës së freskët. Hidhni përbërjet në një enë të pastër.
Përzieni dhe rrihni shpejt derisa të përzihet mirë. Kjo duhet të zgjatë rreth 2 minuta. Futni përbërjen në një shishe të pastër dhe mjeti juaj dezinfektues është gati për përdorim.
Si ta përdorni mjetin dezinfektues të duarve prej Aloe Verës?
Përdorni mjetin dezinfektues të duarve prej Aloe Verës dhe alkoolit në të njëjtën mënyrë siç lani duart me sapun dhe ujë. Spërkatni, pomponi ose derdhni sasi të vogël në pëllëmbën tuaj.
Fërkoni duart derisa të fërkohet në lëkurën tuaj. Përkushtoni vëmendje të veçantë të secilës pjesë, mes gishtave, pjesës së pasme të duarve dhe mos harroni gishtat e mëdhenj, si dhe pastroni duart deri te kyçet.