Aloe Vera për trajtimin e akneve dhe plagët e akneve
Gjatë periudhës së pubertetit më së shumti dëshirojmë që të mos përballemi me puçrrat dhe aknet në fytyrën tonë. Ata që janë përballur me këtë problem të lëkurës në periudhën e rinisë, duke shpresuar se ata tashmë kanë kaluar këtë fazë të jetës së tyre, për fat të keqë shpesh herë sëmundjet e lëkurës dhe problemet me hormonet mund të përsëriten me vite dhe aknet mund të jenë të pranishme te shumë prej nesh deri në moshën madhore.
Xheli i Aloe Verës përdoret për shërrimin e sëmundjeve të lëkurës tashmë mijëra vite. Në këtë post, në mënyrë më të detajuar do të përshkruajmë si xheli i Aloe Verës së freskët përdoret për trajtimin e akneve dhe plagëve të akneve.
Çfarë është Aloe Vera?
Ekzistojnë më shumë se 400 lloje të bimës Aloe, por ai me të cilin ne jemi më të njohur dhe që ka përfitime më të mëdha është sukulenti i lëngshëm me skaje të mprehta i quajtur Aloe Barbadensis, gjithashtu më i njohur edhe si Aloe Vera.
Aloe Vera është e njohur gjerësisht në industrinë e lëkurës dhe bukurisë, sepse përdoret si përbërje e produkteve për kujdes të lëkurës, si dhe për kozmetikë.
Sot, Aloe Vera ka një industri të tërë pas saj, sepse pjesa e brendshme të saj – xheli, përdoret në kozmetikën dhe në produktet për kujdes të lëkurës, siç janë kremat për hidratimin e lëkurës, sapunët, shkumat e rruajtjes.
Gjithashtu, prej kohësh dihet se xheli i Aloe Verës së freskët ndihmon në qetësimin e djegieve nga dielli. Aplikimi i xhelit nga gjethet e Aloe Verës së freskët mbi djegiet ende është një prej mënyrave më të mira për shërim dhe lehtësi të shpejt nga djegiet më të vogla.
A Aloe Vera është e përshtatshme për aknet?
Shumë studime konfirmojnë efikasitetin e xhelit të Aloe Verës, që u tregua se ka vetitë antiinflamatore që ndihmojnë në trajtimin e akneve të buta deri të moderuara.
Gjithashtu, hulumtimet tregojnë edhe se xheli nga gjethet e Aloe Verës ka vetitë antimikrobike, që e bën ideal për trajtimin dhe shërbimin e plagëve.
Kjo do të thotë se xheli i Aloe Verës mund ta reduktojë sasinë e baktereve që shkaktojnë akne në lëkurën dhe të ndihmojë në shërimin e lezioneve ekzistuese.
Si duhet ta përdor xhelin e Aloe Verës për anket e mia?
Xheli nga gjethet e Aloe Verës së freskët mund të aplikohet drejtpërdrejtë në lëkurën. Mund ta përdorni vetëm ose ta kombinoni me ilaçe të tjere natyrale kundër akneve.
Është njohur se xheli i Aloe Verës është efikas edhe në trajtimet tradicionale të akneve dhe mund të shfrytëzohet së bashku me ilaçet e tjera kundër akneve.
Merrni një gjethe të freskët premium të Aloe Verës, lani gjethen paraprakisht dhe nxirrni xhelin nga pjesa e brendshme siç është përshkruar në këtë post SI DUHET TË NXIRRET NË MËNYRË TË RREGULLT XHELI NGA GJETHJA E Aloe Verës SË FRESKËT!
Si Aloe Vera ndihmon për plagët e akneve?
Tashmë është vërtetuar se xheli nga gjetha e Aloe Verës së freskët ndihmon gjatë djegieve dhe plagëve nga djegiet, janë kryer studime për efikasitetin e tij edhe te plagën e akneve. Ekzistojnë disa mënyra në të cilat xheli i Aloe Verës së freskët mund të ndihmojë në reduktimin e plagëve të ankeve, duke aplikuar atë mbi lëkurën, siç janë:
Përforcimi i përgjigjes imune. Studimet tregojnë se xheli i Aloe Verës përforcon përgjigjen imunologjike dhe ndihmon në reduktimin e skuqjes së plagëve.
Prodhimi i kolagjenit dhe elastinës. Me përdorimin e rregullt të xhelit të Aloe Verës së freskët mbi lëkurën tuaj, ndihmoni në stimulimin e prodhimit të kolagjenit.
Redukton inflamacionin. Aloe Vera tregoi reduktimin e inflamacionit te planet dhe aknet.
Mënyrat e përdorimit të xhelit të Aloe Verës për aknet
Ja disa mënyra për përdorimin e xhelit nga gjethet e Aloe Verës së freskët për trajtim dhe luftë kundër akneve dhe plagëve të akneve:
- Xhel i freskët dhe i pastër nga gjetha e Aloe Verës
- Maskë për fytyrë me xhel nga gjetha e Aloe Verës së freskët, mjaltë dhe kanellë
- Piling për fytyrë me xhel nga gjetha e Aloe Verës së freskët, vaj kokosi dhe sheqer
- Sprej për fytyrë me xhel nga gjetha e Aloe Verës së freskët dhe ujë
- Maskë për fytyrë me xhel nga gjetha e freskët të Aloe Verës dhe limon
- Si krem për fytyrë nga xheli i gjethes së Aloe Verës së freskët dhe vaj fëmijësh
- Kombinimi i xhelit nga gjetha e Aloe Verës së freskët dhe uthullës së mollës
A ka disa efekte anësore nga përdorimi i Aloe Verës?
Aloe Vera është krejtësisht natyrale, kështu që efekte anësore praktikisht nuk ekzistojnë, përveç nëse nuk jeni alergjik/ë. Prandaj, së pari bëni një test në një pjesë të vogël të dorës para se të vendosni xhelin e Aloe Verës së freskët në fytyrën tuaj.