Shumica e burrave e njohin Aloe Verën sa i përket përfitimeve të saj kur bëhet fjalë për shërimin dhe lehtësimin e dhimbjes dhe skuqjes së djegies nga dielli.
Në fakt, xheli nga gjethet e freskëta të Aloe Verës ka edhe shumë përdorime të tjera, që kanë të njëjtën dobi si për burrat ashtu edhe për gratë.
Xheli nga gjethet e freskëta të Aloe Verës është i pasur me materie ushqyese dhe vitamika dhe ka shumë përdorime praktike për shkak të cilave burrat mund ta përdorin atë çdo ditë.
Në këtë artikull përshkruhen mënyrat e ndryshme në të cilat burrat mund ta përdorin xhelin nga gjethet e freskëta të Aloe Verës, me qëllim të përmirësimit të shëndetit të tyre dhe rutinave të përditshme rreth lëkurës së tyre, hidratimit, shëndetit seksual dhe më shumë.
I shkëlqyeshëm pas rruajtjes
Për shkak të aftësisë së Aloe Verës për të qetësuar lëkurën, Aloe Vera paraqet mënyra e shkëlqyeshme për ta parandaluar lëkurën tuaj që të irritohet pas rruajtjes së fytyrës.
Mund të shfrytëzoni xhel të freskët të gjetheve të Aloe Verës pas rruajtjes për të parandaluar gërvishjet e briskut dhe fijet nënlëkurore.
Xheli i Aloe Verës jo vetëm që do ta qetësojë lëkurën tuaj, por edhe do ta hidratojë thellësisht atë. Rezultati është lëkurë e butë dhe e lëmuar, që duket e shëndetshme dhe e freskët.
Redukton shenjat e plakjes
Xheli i Aloe Verës mund të ndihmojë për të parandaluar shenjat e plakjes rreth syve dhe ballës.
Xheli i freskët të gjetheve të Aloe Verës mund të ndihmojë në rritjen e prodhimin e kolagjenit kur merret në mënyrë orale ose lokale, për shkak të vetive të tij të stimulimit të rritjes së qelizave.
Xheli i Aloe Verës përmban kolagjen, që mund t’i ndihmojë fytyrës suaj që të duket më e lëmuar dhe më elastike.
I mirë kundër akneve
U tregua se Aloe Vera ndihmon në luftën kundër akneve, kur përdoret vetëm ose në kombinim me ilaçe të tjera.
Vetitë antibakteriale dhe qetësuese të xhelit të Aloe Verës mund të ndihmojnë në reduktimin e skuqjes dhe acarimit.
Mënyra më e mirë kundër skuqjes dhe akneve është aplikimi i xhelit të pastër të Aloe Verës. Pas aplikimit, lëreni të thahet. Përsëritni procedurën dhe do të vëreni se si aknet tuaj reduktohen në mënyrë të ndjeshme.
I shkëlqyeshëm për hidratimin e lëkurës suaj
Bima Aloe Vera ka aftësitë hogroskopike, që thotë se mund të mbijetojë në temperatura të larta, duke absorbuar dhe mbajtur lagështinë nga ajri, si dhe lagështin nga uji që absorbon me rrënjët e saj përmes tokës. Kjo aftësi natyrale e bën më efikasepër hidratimin e thellë të lëkurës.
Shtimi i xhelit nga gjethet e freskëta të Aloe Verës në rutinën tuaj të mëngjesit për kujdes të lëkurës jo vetëm që do t’ju ndihmojë në heqjen e njollave, por edhe në hidratimin e thellë të lëkurës suaj, me qëllim për të mbajtur atë të ushqyer gjatë gjithë ditës.
Kremi hidratues së bashku me xhelin e Aloe Verës së freskët është kombinimi më i mirë. Absorbon, ushqen dhe hidraton shpejtë lëkurën tuaj.
Mund të përdoret si lubrifikant
Nëse keni lëkurë të ndjeshme, xheli i Aloe Verës mund të shfrytëzohet edhe si alternativë të lubrifikantëve sintetikë. Do të gjeni Aloe Vera në shumë lubrifikantë komercialë vetëm për shkak të një arsyeje.
Nëse ju ose partneri juaj keni lëkurë të ndjeshme, provoni lubrifikantin me xhel të Aloe Verës dhe shihni çfarë ndryshimi mund të bëjë.
Drejtpërdrejtë nga gjetha e freskët premium të Aloe Verës
Një prej gjërave më të mira të xhelit nga gjetha e Aloe verës është ajo që tani mund ta përdorni menjëherë.
Merrni një gjethe të freskët premium të Aloe Verës, lani gjethen paraprakisht dhe nxirrni xhelin nga pjesa e brendshme siç është përshkruar në këtë post SI DUHET TË NXIRRET NË MËNYRË TË RREGULLT XHELI NGA GJETHJA E Aloe Verës SË FRESKËT!