Si u ndihmon xheli nga Aloe Verës flokëve tuaj?
Rënia e flokëve paraqet problem i konsiderueshëm me të cilin ballafaqohen edhe gratë edhe burrat. Ndoshta keni lexuar ose dëgjuar se përdorimi i produkteve të flokëve nga Aloe Vera ndihmojnë në rritjen e dendësimit të flokëve tuaj, ndihmojnë në rritje e flokëve edhe në përmirësimin e skalpit tuaj.
Me siguri keni pyetur veten si xheli i gjethes së freskët të Aloe Verës u ndihmon flokëve tuaj?
Aloe Vera (ose Aloe Barbadensis) është sukulent me përdorime shumë të dobishme. Përdorimi i xhelit të freskët nga gjethja e Aloe Verës terësisht dhe thellësisht hidraton lëkurën dhe flokët tuaj të thatë dhe qetëson djegiet dhe acarimet e tjera të lëkurës. Xheli i Aloe Verës përmban përbërje ushqyese dhe hidratuese për flokët tuaj për shkak të vitaminave, mineraleve dhe acideve yndyrore që i përbën në vetveten.
Në vazhdim, ja disa propozime lidhur me atë si mund ta përdorni xhelin e gjethes së freskët të Aloe Verës për të marrë më të mirën për flokët tuaj.
Xheli i freksët nga gjethja e Aloe Verës u ndihmon flokëve tuaj
Nëse përballeni shpesh me flokë të ngatërruar, xheli i Aloe Verës së freksët ndihmon në procesin e ngatërrimit. Gjithashtu, ndihmon në shmangien e grisjes së flokëve gjatë krehjes.
Merrni një gjethe të freskët premium të Aloe Verës, lani gjethen paraprakisht dhe nxirrni xhelin nga pjesa e brendshme siç është përshkruar në këtë post
SI DUHET TË NXIRRET NË MËNYRË TË RREGULLT XHELI NGA GJETHJA E Aloe Verës SË FRESKËT!
Vendosni xhelin në blender dhe përzieni disa minuta. Kullojeni me napë dhe vendosni lëngun e Aloe Verës në një shishe për spërkatje. Shpërkani flokët në mënyrë të bollshme dhe përforni furçë që të mos ngatërrohet flokët dhe krehni flokët.
Lëngu nga xheli i Aloe Verës do të bëjë flokët tuaj më të butë dhe në mënyrë natyrale do të hidratojë thellësisht. Në këtë mënyrë, gjatë krerhjes së flokëve tuaj, do të shmangni thyerjen e folikulave të flokëve.
Lëreni xhelin e Aloe Verës mbi flokët tuaj prej rreth 30 minutavve dhe lajeni si zakonisht.
Xheli nga gjethet e freskëta të Aloe Verës qetëson irritating e kokës
Zbokthi, në terma klinike, paraqitet si rezultat i gjendjes së quajtur dermatiti seborroik. Nëse ndjeni kruajtje dhe skuqje si rezultat i zbokthit, xheli nga gjethet e freskëta të Aloe Verës ndihmon në qetësimin e kokës. Aloe Vera përmban enzima, që hidratojnë dhe qetësojnë lëkurën e irrituar dhe zvogëlojnë inflamacionin kur aplikohet mbi kokën. Vetitë antioksiduese e Aloe Verës ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të qelizave, ndërsa vetitë antiinflamatore ndihmojnë në zvogëlimin e acarimit.
Aplikoni xhelin nga gjethet e freskëta të Aloe Verës mbi kokën dhe lëreni atë që të veprojnë për 30 minuta deri një orë. Përdorni shamponin tuaj të rregullt për të shpëlarë xhelin. Përsëritni këtë dy deri tri herë në javë për rezultate më të mira.
Xheli nga gjethet e freskëta të Aloe Verës pastron tërësisht flokët tuaj
Herë pas here rekomandohet që të bëhet pastrim i plotë i flokëve. Pastrimi i tillë i plotë nuk do të thotë se duhet t’i hiqni lëndët ushqyese nga flokët tuaj. Përkundrazi, përdorimi i produktit natyral, si xheli nga gjethet e freskëta të Aloe verës, do t’ju ndihmojë që tërësisht dhe thellësisht ta pastroni kokën, pa përdorur kimikalie.
Xheli nga gjethet e freskëta të Aloe Verës pastron rrënjën e flokëve, duke larguar tepricën e sebumit dhe jo materiet ushqyese thelbësore të nevojshme për flokët tuaj. Gjithashtu, ndihmon në largimin e kimikalieve nga produktet për kujdes të flokëve. Në këtë mënyrë, do të keni flokë të pastër dhe me shkëlqim, që nuk janë dëmtuar dhe në të njëjtën kohë janë pasur me materie ushqyese. Për dallim nga kimikaliet e tjera, xheli i Aloe Verës së freksët ruaj vitalitetin e flokëve tuaj dhe është shumë i butë.
Xheli nga gjethet e freskëta të Aloe Verës është shumë i butë dhe i përshtatshëm. Përdorni xhelin e Aloe Verës për të larë kokën dhe flokët tuaj. Nuk ka nevojë për të përdorur shampon shtesë, por megjithatë nëse dëshironi mund ta përdorni së bashku me shamponin tuaj. Pas aplikimit të xhelit në flokët tuaj, shpëlani me ujë si zakonisht. Xheli nga gjethet e freskëta të Aloe Verës lahet shumë lehtë, së bashku me pastërtinë, yndyrësinë e flokëve dhe mbetjet e produkteve për kujdes të flokëve.
Xheli nga gjethet e freskëta të Aloe Verës rinovon dhe përforcon flokët tuaj
Xheli nga gjethet e freskëta të Aloe Verës përmban vitaminat A (beta-karoten), C dhe E, që janë antioksidantë dhe kontribuojnë në rinovimin e qelizave. Rinovimi i qelizave nënkupton rritjen e shëndetshme të qelizave dhe sipas saj edhe të flokëve të shëndetshëm. Vitamina B12 dhe acidet folike, gjithashtu, përmbahen në xhelin e gjetheve të freskëta të Aloe Verës dhe të dytë komponentë mbajnë flokët të fortë dhe parandalojnë rënien e flokëve.
Aloe Vera përdoret për shkak të përmbajtjes së lartëtë kolagjenit dhe vetive të ftohjes si rezultat i djegieve nga dielli dhe ato veti bëjnë ideal xhelin kur përdoret për rinovimin e flokëve të dëmtuar. Përdorimi i xhelit nga gjethet e freskëta të Aloe Verës në nivel javor ndihmon në rinovimin dhe përforcimin e folikulave të flokëve.
Mund ta përdorni xhelin nga gjethet e freskëta të Aloe Verës në mënyrë të pavarur ose ta përzieni me produktin tuaj të preferuar për rinovimin e flokëve. Kini kujdes sa i përket sasisë që aplikohet në nivel ditor. Nëse aplikoni tepër, do të duhet ta lani tepricën.
A xheli nga gjethet e freskëta të Aloe Verës është i sigurt për flokët tuaj?
Xheli nga gjethet e freskëta të Aloe Verës përgjithësisht konsiderohet si i sigurt, por disa njerëz mund të kenë reaksion alergjik ndaj bimës. Nëse përdorni xhel nga gjethet e freskëta të Aloe Verës për herë të parë, aplikoni një sasi të vogël të xhelit në pjesën e brendshme të bërrylit ose kyçit. Nëse jeni alergjik, me sa duket do të vëreni një reaksion, si skuqje, kruarje ose djegie, brenda disa orëve. Nëse jeni alergjik ndaj qepës ose hudrës, atëherë ndoshta jeni alergjik edhe ndaj Aloe Verës. Bima e Aloe Verës takon familjes Asphodelaceae (Liliaceae), që përfshin ambakët, tulipanët, qepët, hudhrat dhe shpargujt… Nëse keni alergji ndaj Aloe verës, me rëndësi është që të mos përdorni në kokën tuaj. Xheli mund ta përkeqësojë zboktin tuaj.
Aloe Vera mund ta rritë absorbimin e lëkurës suaj ndaj hidrokortizonit dhe kremrave të tjera steroide. Nëse planifikoni që të përdorni hidrokortizonin dhe Aloe Verën në të njëjtën zonë, ju lutemi së pari konsultohuni me mjekun.
Pasi do të bëni test në vend për të paktën një orë dhe nuk keni asnjë reagim, xhelin nga gjethet e freskëta të Aloe Verës mund ta aplikoni në mënyrë të sigurt lirisht dhe pa shqetësim.
Si të bëni maskë për flokët tuaj me xhelin nga gjethet e freskëta të Aloe Verës
- Bëni maskë për flokët, duke përzier 1 pjesë xheli nga gjethet e freskëta të Aloe Verës dhe 1 pjesë të vajit të kokosit (për 1 person nuk do të keni nevojë për më shumë se disa lugë). Përzieni mirë.
- Aplikoni maskën mbi flokët dhe kokën në disa pjesë. Filloni nga mesi i flokëve tuaj dhe lëvizni poshtë deri në fund dhe pastaj kthehuni mbrapa dhe masazhoni kokën.
- Mbështillni kokën në një kapë dushi dhe më pas me një peshqir dhe lëreni maskën për të vepruar 30 minuta. Shpëlajeni tërësisht me ujë të pastër (sipas nevojës, përdorni shampon të butë).
Mund ta përdorni kombinime të ndryshme të kësaj recete, siç janë Aloe Vera + uthull molle ose Aloe Vera + jogurt.