Xhel i freskët Aloe Vera për djegiet nga dielli
Aloe Vera është sukulent tropikal me mbi 400 lloje të ndryshme. Njerëzit përdorin xhelin e Aloe Verës së freskët për mijëra vjet për trajtim të sëmundjeve të lëkurës si skuqja, djegiet dhe acarimi i lëkurës. Sot, njerëzit ende përdorin gelin e freskët nga gjethet e Aloe Verës për djegiet nga dielli. Aloe Vera në të vërtetë është trajtim efikas për djegiet.
Në fakt, ka numër të madh të provave shkencore që tregojnë se xheli i Aloe Verës në të vërtetë është i dobishëm në trajtimin e djegieve të vogla dhe të moderuara nga dielli.
Nëse planifikoni që ta shfrytëzoni xhelin e Aloe Verës së freskët në trajtimin e djegieve, ja çfarë duhet të dini.
SI xheli i Aloe Verës së freskët ndihmon në djegiet nga dielle?
Xheli i Aloe Verës vepron në tri mënyra gjatë trajtimit të djegieve:
- Xheli i Aloe Verës së freskët freskon lëkurën
Prostaglandinat kanë rolin të rëndësishëm në përgjigjen inflamatore të trupit. Nivelet e larta të prostaglandinave zakonisht prodhohet si përgjigje ndaj infeksionit ose lëndimit dhe shkaktojnë ethe, ënjtje ose dhimbje, si proces i procesit të shërimit të trupit.
Aloe Vera përmban edhe kredikinazë, enzima që ndihmon në uljen e inflamacionit të tepërt. Acidi salicilik, që është agjent antisektik dhe antiinflamator, gjithashtu, në mënyrë natyrale gjendet në xhelin e Aloe Verës.
Kjo bimë organike dhe natyrale ndihmon në lehtësimin e dhimbjes dhe parandalimin e infeksionit. Acidi salicilik, gjithashtu, ndihmon në heqjen e lëkurës së thatë ose të aspër dhe ndihmon në mirëmbajtjen e pamjes më të freskët dhe më të shëndetshme të lëkurës suaj.
Xheli i Aloe Verës së freskët hidraton lëkurën
Aloe Vera përmban mukopolisakaride ose zinxhirë të gjatë të molekulave të sheqerit, që ndihmojnë lëkurës që ta mbajë lagështinë. Xheli stimulon prodhimin e fibroblastit – lloji i qelizës, që sekreton proteinat e kolagjenit dhe ndihmon në formimin e indit lidhor.
Xheli i Aloe Verës së freskët ndihmon në rritjen e përmbajtjes së kolagjenit. Gjithashtu, ndihmon në ndryshimin e përbërjes së kolagjenit, me qëllim që të përforcohet ndërlidhja e kolagjenit dhe në atë mënyrë të përshpejtohet shërimi i lëkurës.
Për shkak të aminoacideve në përbërjen, xheli i Aloe Verës ka veti hidratuese dhe ndihmon në lirimin e fërkimit të lëkurës së thatë. Gjithashtu, mund ta reduktojë qërimin e mundshëm të lëkurës, që mund të ndodhet kur lëkura fillon të shërohet nga djegiet.
Ndihmon në shërbimin e zonës së prekur
Një studim i fundit tregoi se njerëzit, që vuajnë nga djegiet e shkallës së parë dhe të dytë, shëroheshin më shpejt nëse aplikojnë xhelin e Aloe Verës së freskët, në krahasim me përdorimin e antibiotikëve që aplikohen në mënyrë lokale. Një studim tjetër ka treguar se xheli i Aloe Verës shkurton periudhën e shërimit të djegieve të shkallës së dytë, në krahasim me injeksionet me qelliza staminale.
Efektet sheruese e Aloe Verës mund të atribuohen përbërjeve të saj aktive. Aloe Vera përmban përbërje antrakinone – fenolike, që veprojnë në mënyrë antibakteriale, antivirale dhe si analgjetikë dhe ndihmojnë në lehtësimin dhe shërimin më të shpejtë kur aplikohen në mënyrë lokale.
Xheli i Aloe Verës së freskët, gjithashtu, është burimi i shkëlqyeshëm i vitaminave A, C dhe E. Këta antioksidantë neutralizojnë radikalet e lira, që shpërbëjnë kolagjenin e lëkurës dhe shkaktojnë linja, rrudha, njolla të errëta dhe lëkurë të lirshme. Antioksidantët, gjithashtu, janë të dobishëm gjatë qetësimit të djegieve, shërbimit të plagëve dhe mbrojtjes së lëkurës nga dëmtimi.
Si shfrytëzohet xheli i Aloe Verës së freskët në shërimin e djegieve nga dielli?
Pas dushit ose banjës me ujë të ftohtë, aplikoni xhel nga gjethet e freskëta të Aloe Verës në zonën e prekur.
Gjithashtu, me rëndësi është që të merret parasysh fakti se xheli i Aloe Verës së freskët është i shkëlqyeshëm për trajtim lokal, por vetëm nëse keni djegie të buta ose të moderuara nga dielli. Nëse gjendje është më e vështirë, siç është djegia e shkallës së dytë, që çon në plagë të hapura ose flluska, më së mirë është që të kërkoni ndihmë nga mjeku për trajtim të duhur nga parandalim të infeksioneve.
Ndihni hapat e mëposhtme nëse dëshironi ta shfrytëzoni xhelin e gjetheve të freskëta të Aloe Verës për përmirësimin e shërimit të djegieve nga dielli:
Merrni një gjethe të freskët premium të Aloe Verës, lani gjethen paraprakisht dhe nxirrni xhelin nga pjesa e brendshme siç është përshkruar në këtë post SI DUHET TË NXIRRET NË MËNYRË TË RREGULLT XHELI NGA GJETHJA E Aloe Verës SË FRESKËT!