Aloe Organic

PYETJE SHPESH TË PARASHTRUARA

Në shitoren në internet www.aloeorganic.mk lehtë mund t’i kërkoni produktet që ju nevojiten dhe dëshironi t’i blini. Kur do të gjeni produktin/produktet që dëshironi t’i blini, ju zgjidhni sasinë dhe pastaj shtoni produktin ose produktet në shportën tuaj. Në sportën mund të shtoni aq produkte sa dëshironi të blini. Pas mbushjes së shportës me të gjitha produkte që keni zgjidhur, mund të vazhdoni me procesin e arkëtimit dhe futjes së të dhënave për dorëzim. Pas kryerjes së arkëtimit, ne i përgatisim produktin/produktet për dorëzim dhe i dorëzojmë deri në derën tuaj sipas politikës sonë të dorëzimit. Në dispozicion është edhe opsioni i pagesës gjatë dorëzimit.

Që të jeni në gjendje për të blerë në www.aloeorganic.mk nuk ka nevojë që të keni krijuar një llogari përdoruesi. Mjaftë është vetëm ta futni postën tuaj elektornike. Megjithatë, krijimi i llogarisë së përdoruesit është falas dhe mund t’ua lehtësojë procesin e porosive gjatë blerjeve në të ardhmen.

Nëse keni harruar fjalëkalimin, nevojitet që ti ndiqni udhëzimet e sistemit tonë me qëllim që të merrni një fjalëkalim të ri. Nëse keni problem, ju lutemi na kontaktoni që t’ju ndihmojmë.

Përveç porositjes në internet, mund të porositni edhe përmes telefonit. Gjithsesi, nëse keni problem me porosinë tuaj, ekipi ynë i kujdesit ndaj klientit do të bëjë gjithçka që mundet për tua lehtësuar procesin e blerjes. Na kontaktoni në telefonin tonë kontaktues ose na shkruani në postën tonë elektronike kontaktuese.

Çdo transaksion në www.aloeoorganic.mk me kartelë pagesore zhvillohet përmes sistemit të sigurisë së bankës NLB. Të dhënat që ju futni gjatë pagesës me kartelën tuaj pagesore nuk ruhen ose transferohen përmes serverëve tanë. Transaksionet përpunohen përmes sistemit të përpunimit të pagesave të bankës NLB. Në momentin kur kryeni pagesën dhe futni të dhënat, ato përpunohen përmes protokolit të sigurisë HTTPS të bankës, duke përdorur teknologjinë Secure Socket Layer (SSL) dhe ato nuk janë të dukshme për ne.

Në momentin e realizimit të sukseshëm të procedurës së bleës së produktit, në postën tuaj elektronike që e keni shkruar gjatë blerjes, do të pranoni konfirmim automatik nga sistemi ynë se procesi i blerjes është realizuar me sukses. Pas blerjes, do të ridrejtoheni në një ekran ku do të shkruajë se transaksioni është i sukseshëm, nëse ai ka qenë i përpunuar në mënyrë të sukseshme. Pas realizimit të sukseshëm të transaksionit, do të pranoni një SMS në numrin tuaj telefonik nga banka juaj nëse banka ofron këtë opsion.

Gjatë dorëzimit të produktit, ju këshillojmë që ta kontrolloni produktin për dëmtime. Nëse për ndonjë arsye produkti që keni marrë është i dëmtuar, mund të na ktheni në afat jo më shumë se 7 ditë nga dita e pranimit të tij, së bashku me tërë dokumentacionin për të, por gjithashtu, nevojitet që produkti të jetë në gjendje të papërdorur – ashtu siç e keni marrë, i paketuar në paketimin origjinal me të gjitha dokumente bashkëngjitëse. Mjetet financiare do ju kthehen në të njëjtën llogari bankare që e keni përdorur për gjatë pagesës së produktit, duke mbajtur mjete financiare për shpenzimet e provizioneve bankare, paketimin dhe shpërndarjen.

Po, nëse dëshironi ta merrni porosinë personalisht, ju lutemi gjatë blerjes në seksionin e shënimeve të specifikoni MARRJE PERSONALE.

Për marrjen personale të porositjes, mund të na vizitoni në hapësirat tona në Bul. Video Smilevski Bato nr. 2A lok.9, Shkup çdo ditë pune në periudhën kohore nga ora 08 deri në orën 16 ose na kontaktoni në numrin e telefonit (+389) 70 211 443 ose në postën elektronike contact@aloeorganic.mk.

Po, mund të blini një produkt për ndonjë person tjetër ose si dhuratë dhe t’i tregoni të dhënat dhe adresën e personit që duhet ta pranojë porosinë.

Po, gjithsesi se mund të lëni porosi të personalizuar që do të shkruhet në kartelë.

Dorëzimi kryhet në territorin e shtetit nga e hëna deri te e shtuna përmes partnerëve tanë të specializuar për dorëzim në adresën e shënuar në porosinë. Duhet të keni parasysh se në të dielat dhe festat zyrtare nuk kryejnë dorëzimin për shkak se edhe partnerët tanë të dorëzimit nuk punojnë.

Në territorin e Shkupit dhe në rrethinën e tij – për të gjitha porosi që do të realizohet gjatë ditës paraprake të punës deri në orën 14.

Në territorin jashtë Shkupi: nga 1 deri 3 ditë të punës.

Produktet do të dorëzohen përmes partnerëve tanë të dorëzimit në afresën që e keni specifikuar në porosinë sipas kushteve të mëposhtme:

Për porosi, vlera e të cilave është e ulët se 2000 denarë, çmimi i dorëzimit është 150 denarë. Dorëzimi i porosive mbi 2000 denarë është falas.

Dorëzimi i produkteve kryhet deri në derën e blerësit ose deri në hyrjen e objektit banësor.